• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

Pamundësia për të planifikuar të ardhmen po i shtyn shumë të rinj, të arsimuar shqiptarë të largohen nga atdheu. Ekspertët thonë se, herët a vonë, qeveria do të duhet ta adresojë këtë prirje.

10:22 : 30/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth.

Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj në vend.

Për Memën, dëshira për të emigruar nga Shqipëria lindi pasi përfundoi studimet në financë në Universitetin e Tiranës dhe nisi punën me një pagë prej 700 eurosh në muaj. Shumë shpejt ajo nisi të vërë në pikëpyetje cilësinë e arsimit të marrë dhe të dyshojë nëse do të mund të fitonte ndonjëherë një pagë të denjë.

“Studiova shumë për të marrë provimet. Kur fillova punë, kuptova se nuk dija asgjë”, tha ajo. “Nuk është vetëm çështja e cilësisë, por edhe fakti që pasi përfundon studimet nuk ka shumë vende të lira pune dhe shumë pozicione paguhen shumë pak.”

Lexo edhe:

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

Vitin e kaluar, në moshën 22-vjeçare, Mema u shpërngul në Gjermani, ku tani ndjek një master në menaxhimin e shitjeve me pakicë dhe të konsumatorit. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220,000 qytetarë përmes emigrimit. Kohët e fundit, profili i emigrantëve ka ndryshuar, me shqiptarët e arsimuar si Mema që i bashkohen valës tradicionale të emigrantëve që merreshin kryesisht me punë fizike.

Mema thotë se i mungojnë familja, miqtë dhe kafeja në Tiranë. “Ka një shije ndryshe dhe e dua shumë”, tha ajo për BIRN. Por mundësia për të planifikuar të ardhmen ishte më e rëndësishme.

“Emigrimi është, nga një perspektivë profesionale, si të kesh një karrierë të mirë, të qëndrueshme dhe financa të mira”, tha Gilda Hoxha, pedagoge e shkencave politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Në Evropë mund të planifikosh pesë vjet përpara; në Shqipëri nuk mundesh ta bësh këtë.”

Të largohesh dhe pastaj të kthehesh

Shpopullimi është i dukshëm në të gjithë Shqipërinë, përveç kryeqytetit. Në Vlorë, qyteti i tretë më i madh në vend, 37-vjeçari punëtor ndërtimi Aulon Harizaj thotë se po planifikon të largohet drejt veriut, në vendet nordike.

Si ndërtues, ai aktualisht punon midis 50 dhe 60 orë në javë, duke fituar më shumë se 2,000 euro në muaj. Megjithatë, Harizaj ndjen se Vlora ka pak për të ofruar në aspektin kulturor dhe zhvillimi i tij profesional është i kufizuar.

Ndërsa shpjegon arsyet pse dëshiron të largohet, Harizaj tha për BIRN: “Arsyeja kryesore është kultura profesionale dhe kultura sipërmarrëse. Do të qëndroja atje nga pesë deri në dhjetë vjet, mjaftueshëm sa për të mprehur aftësitë e mia dhe pastaj t’i sillja ato këtu dhe të krijoja diçka në vendin tim.”

Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kthehet më.

“Jam shumë i lidhur me këtë vend”, tha ai. “Me detin, me malet, me gjuhën dhe me ushqimin, dhe mendoj se është mëkat ta kaloj pjesën tjetër të jetës larg prej kësaj.”

“Duhet t’ia nisësh nga zeroja”

Më shumë se një e katërta e shqiptarëve të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin jashtë punësimit, arsimit apo trajnimit në vitin 2022 – më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 11.7 për qind. Shumë përfundojnë duke u shpërngulur në Tiranë, ku perspektivat janë më të mira.

“Nëse gjej një punë të mirë me një pagë të mirë, nuk do të kem nevojë të largohem nga vendi”, tha 20-vjeçarja Anisa Culani, e cila u zhvendos në kryeqytet për të studiuar juridik.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga vendi”, tha Culani për BIRN. “Duhet t’ia nisësh nga zeroja, kur nuk ke njerëz që njeh apo familjen tënde.”

Nëse një ditë Shqipëria do të bëhej pjesë e BE-së, Culani tha se ndoshta do ta rimendonte vendimin, duke qenë se do të ishte më e lirë të lëvizte dhe të gjente punë brenda bllokut.

“Kur Shqipëria të jetë në BE, besueshmëria e institucioneve dhe ajo që bën profesionalisht do të vlerësohet njësoj si në vendet e tjera të tregut të punës evropian”, tha Hoxha nga Universiteti Mesdhetar.

Megjithatë, Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, tha për BIRN: “Nuk mendoj se do të ketë një rritje të madhe të emigracionit, nëse Shqipëria hyn në BE.”

“Nëse sheh të dhënat, shumë nga ata që kanë dashur të emigrojnë, tashmë e kanë bërë.”

Të lidhësh të rinjtë me punën

Jona Dundo, menaxhere e programit EU4Youth, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNICEF dhe UNDP, tha se Shqipëria nuk është e vetme në rajon që përballet me vështirësi për t’u ofruar të rinjve mundësi punësimi, një faktor që ndikon në emigracionin.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë problem me sistemimin e të rinjve, prandaj gjetja e vendeve të punës cilësore për ta me paga dhe kushte të mira është gjëja kryesore që po përpiqet të zgjidhë garancia e BE-së”, tha Dundo.

Duke nisur nga viti 2024, skema EU4Youth synon të përmirësojë punësimin dhe integrimin social të të rinjve shqiptarë që nuk janë në punë, arsim apo trajnim.

Dundo theksoi se shumë të rinj shqiptarë përballen me “presionin kulturor” për të marrë një diplomë universitare, ndërkohë që ekonomia po orientohet gjithnjë e më shumë drejt sektorit të turizmit që është në rritje.

Çështje e paadresuar

Emigrimi i të rinjve është një faktor kontribuues në ndryshimet e shpejta demografike, me moshën mesatare në Shqipëri që është rritur nga 35.3 vjeç në vitin 2011 në 42.5 në vitin 2023.

Në këtë drejtim, qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se Shqipëria nuk ndryshon nga fqinjët e saj në rajon.

Hoxha, megjithatë, thotë se qeveria do të duhet ta adresojë çështjen e emigracionit, me investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për ata që jetojnë këtu. Ajo gjithashtu përmendi nevojën për të barazuar mundësitë mes zonave urbane dhe rurale.

“Edhe tani nuk po artikulohet publikisht si problem, por mendoj se shumë shpejt do të bëhet, sepse popullsia po zvogëlohet me shpejtësi dhe njerëzit po shqetësohen për emigracionin masiv.”

Kalemaj shtoi: “Ka shumë qytete ku kanë mbetur vetëm të moshuar, por natyrisht, në Tiranë pamja është e kundërta. Ka shumë të rinj sepse të gjithë ose shkojnë në Tiranë, ose jashtë vendit.”

Ashtu si Harizaj dhe Culani, edhe Mema thotë se e do shumë vendin e saj. Por nëse do të kishte fëmijë, ajo tha se do t’i rriste në Shqipëri vetëm nëse situata do të ndryshonte ndjeshëm.

“Kam pasur një jetë të mirë këtu”, tha Mema. “Por njerëzit gjithmonë duan më shumë dhe duan të kenë një të ardhme më të mirë.”

/ Nga Gabriel Hilty dhe Martine M. Christensen, BIRN

Etiketa: emigrimqeveria Ramarinia shqiptareshpopullim

Lajme të lidhura

SOCIALE

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

09:08 : 30/06/2025
RAJONI

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

16:13 : 29/06/2025
AKTUALITET

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

23:40 : 21/06/2025
AKTUALITET

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

12:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Në 2024, popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

08:12 : 17/06/2025
Para

U mor i pandehur për abuzim me tenderat, paraqitet në SPAK kreu i KPP-së, Jonaid Myzyri

TË GJITHA

Zyrtare/ Arriti me Kombëtaren në çerekfinalet e “Euro 2024”, Montela rinovon me Turqinë

16:25 : 30/06/2025

Goditja ndaj drogërave të forta, SHBA kufizon vizat për trafikantët e fentanilit dhe familjarët e tyre

16:23 : 30/06/2025

Do t’i bashkohet Juljan Shehut, mesfushori shqiptar pranë firmës me klubin polak

16:01 : 30/06/2025

Mbytjet në plazhe/ Eksperti: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet

15:53 : 30/06/2025

Ervis Martinaj – Leonard Duka, miqësi dhe pabesi

15:50 : 30/06/2025

Zyrtare/ E ngjiti skuadrën në Kategorinë e Parë, trajneri shpërblehet me rinovimin e kontratës

15:50 : 30/06/2025

Më i forti i 30 viteve të fundit, tërmeti i fuqishëm godet Napolin

15:48 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com