• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Si rezultat i rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, vlera e arit monetar në Shqipëri është shtuar gjithashtu. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ari monetar arriti në 316 milionë euro në fund të muajit maj, duke u rritur kështu me 1% në krahasim me prillin dhe 34.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në total, në fund të muajit maj, mjetet e rezervës ku përfshihen ari monetar, SDR (të drejtat e veçanta të tërheqjes) dhe titujt e borxhit kapin një shifër prej 6.78 miliardë eurosh. Pra, rezerva valutore është rritur me 23% llogaritur me majin e vitit të kaluar.

Ari përbën 4.66% të rezervës valutore në total, që është niveli më i lartë i arritur prej vitesh. Nëse bëjmë një krahasim të majit që prej vitit 2020, ku ari monetar zinte vetëm 3.9% të totalit të rezervës, vërejmë se pesha që zë ari monetar në rezervën valutore ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit, duke arritur në rekorde historike në 2025.

Në fund të dhjetorit 2024, stoku i rezervës valutore bruto prej 6.26 miliardë eurosh përfshin edhe arin monetar prej 108.59 mijë onz ose 3.38 ton.

Referuar kursit zyrtar të këmbmit, 1 onz ar është këmbyer me 289 mijë lekë gjatë muajit qershor.

Lexo edhe:

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

Ari stabilizohet pas rënies së fortë, tregjet përgatiten për më shumë luhatshmëri

Një nga rolet kryesore të arit për bankat qendrore është diversifikimi i rezervave të tyre. Banka është përgjegjëse për monedhën kombëtare, por kjo e fundit mund të jenë subjekt i luhatjeve në vlerë në varësi të forcës ose dobësisë së perceptuar të ekonomisë.

Në kohë nevoje, bankat mund të detyrohen të shtypin më shumë para, pasi normat e interesit mund të jenë në nivele të ulëta. Kjo rritje e ofertës monetare mund të jetë e nevojshme për të shmangur trazirat ekonomike, por me koston e zhvlerësimit të monedhës. Ari, në të kundërt, është një mall fizik i kufizuar, furnizimi i të cilit nuk mund të shtohet lehtësisht. Si i tillë, është një mbrojtje natyrore kundër inflacionit./SCAN

Etiketa: ariBanka e Shqiperisepesherezerva valutorevalutavlera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

20:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Ari stabilizohet pas rënies së fortë, tregjet përgatiten për më shumë luhatshmëri

14:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

09:09 : 15/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
BOTA

Ari në kulmin historik, tejkalon Bitcoin-in dhe kap 4 mijë dollarë për ons

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

15:08 : 24/09/2025
Para

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com