• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Derdh masivisht naftë në lumin Vjosë/ Albpetrol: Fajin e ka vapa dhe mbetjet e kaluara!

17:28 : 30/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një skandal mjedisor ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku në lumin e fundit të egër të Evropës është derdhur një sasi e konsiderueshme nafte, nga kompania shtetërore Albpetrol, ku gjenden rreth 150 puse aktive.

Në media u denoncuan pamjet të cilat tregonin derdhjen e naftës bruto nga “Përroi i Madh” në afërsi të Poçemit në Mallakastër, duke shkaktuar ngordhjen e gjallesave që jetojnë në këtë habitat.

Përroi mbart ndotjen nga fusha naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. PAs publikimit të pamjeve, Policia e Vlorës nisi procedimin penal ndaj Përparim Memajt, përgjegjës sektori në pikën e dekantimit të naftës në Gorisht, pasi dyshohet si përgjegjës për ndotjen.

Në vitin 2023, Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar me vendim të Qeverisë Shqiptare dhe është lumi i fundit i egër në Evropë. Me derdhjen masive të naftës ajo është në rrezik.

Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga kompania shtetërore “Albpetrol”, e drejtuar nga Eltar Deda, dhe duket se është përgjegjësi kryesor për këtë rast dhe tenton të justifikohet.

Lexo edhe:

Peticionet/ Dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

Sipas Albpetrol, Gorisht-Koculi është një vendburim prej 60 vitesh për nxjerrjen e naftës dhe deri para pak vitesh mbetjet nuk janë trajtuar siç duhet dhe me rritjen e temperaturave në verë, njollat në lumë aktivizohen.

“Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike.

Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.” – thuhet në reagimin e Albpetrol.

Pra, në vend që të pranojë fajin për derdhjen masive të hidrokarbureve në lumin Vjosë, kompania shtetërore Albpetrol e drejtuar nga Eltar Deda ka zgjedhur të publikojë një deklaratë që i përngjan një shkrim PR e jo një reagim serioz të një kompanie përgjegjësi-marrëse.

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjet nga aktivistët e EcoAlbania dhe RiverWatch tregonin kthimin e lumit në baltë të zezë, derdhje të hidrokarbureve dhe florë e faunë të pajetë përgjatë brigjeve të Vjosës.

Katastrofa mjedisore ka ngritur alarmin ndër qytetarët e shqetësuat për gatin e lumit me pasoja që shkojnë përtej zonës së ndotur. Aktivistët e kanë cilësuar këtë si një “krim të përsëritur ndaj natyrës”, që po zhvillohet në heshtje prej vitesh.

Albpetrol derdh naftën në Vjosë, rrezikohet lumi i fundit i egër në Evropë

Etiketa: Albpetrolderdh nafteeltar dedaVjose

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Peticionet/ Dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

17:04 : 01/06/2026
AKTUALITET

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

22:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

“Nafta si ‘burim uji’ në Kuçovë, shqiptarët e paguajnë shtrenjtë”/ Lapaj: Po vidhemi nga Albpetrol

18:47 : 28/04/2026
AKTUALITET

Albpetrol në Instagram/ Eltar Deda,150 milion lekë tender për foto e video

15:17 : 09/04/2026
AKTUALITET

Rikthehet moti i keq, breshëri shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës

18:44 : 23/03/2026
AKTUALITET

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

08:59 : 12/03/2026
Para

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: 'Non Grata' e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom