• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

19:37 : 29/06/2025
në BOTA

Ministri indian i Aviacionit Civil, Murlidhar Mohol ka deklaruar se të gjitha pistat janë në shqyrtim për të zbardhur shkaqet e rrëzimit tragjik të një avioni Boeing 787 të kompanisë Air India, që ndodhi më 12 qershor gjatë ngritjes nga qyteti Ahmedabad, në veriperëndim të Indisë.

Siç u raportua të paktën 279 persona humbën jetën në aksident, duke e kthyer këtë ngjarje në aksidentin ajror më të rëndë në botë që nga viti 2014. Nga 242 pasagjerët në bord, vetëm një person mbijetoi. Ai ndodhej pranë një daljeje emergjente në pjesën e përparme të avionit. Përplasja ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit, duke shkaktuar gjithashtu 38 viktima në tokë.

Piloti arriti të japë sinjal alarmi pak pas ngritjes, por avioni nuk arriti të fitojë lartësi dhe u rrëzua, duke shpërthyer në flakë. Pamje të publikuara në media tregojnë avionin që bie drejt tokës dhe shndërrohet në një top zjarri. Në një intervistë për televizionin NDTV, ministri Mohol përmendi mundësinë e dështimit të njëkohshëm të të dy motorëve, diçka që sipas tij nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Raporti hetimor do të na tregojë nëse kishte probleme me motorët, nëse kishte ndonjë mungesë karburanti apo pse ndaluan së funksionuari të dy motorët. Është ende herët për të folur, por shkaqet do të bëhen të qarta”, u shpreh ai, duke shtuar se raporti pritet të publikohet brenda tre muajve.

Të dy kutitë e zeza të avionit regjistruesi i të dhënave teknike (FDR) dhe ai i komunikimeve në kabinën e pilotëve (CVR) po analizohen nga autoritetet indiane të aviacionit civil (AAIB). Avioni i linjës AI171, me destinacion Londrën, është incidenti i parë i këtij lloji që përfshin një Boeing 787 “Dreamliner”, të cilët janë në shërbim që prej vitit 2011.

Lexo edhe:

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

Etiketa: HetimetInditragjediaviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025
RAJONI

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

11:45 : 03/10/2025
BOTA

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

20:03 : 02/10/2025
AKTUALITET

Mazniku justifikohet në SPAK: Unë i firmosja kontratat e 5D, por verifikimet i kryenin ekspertët

19:51 : 02/10/2025
BOTA

Tragjedi në Nigeri, fundosja e varkës i merr jetën 26 pasagjerëve

16:34 : 01/10/2025
BOTA

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

14:43 : 01/10/2025
Para

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

TË GJITHA

Pas sherrit të avokatit të Kryemadhit, plas grushti në Gjykatën e Vlorës, arrestohet një person/ Detaje

14:27 : 10/10/2025

Kombëtarja shqiptare zbret në aeroportin e Nishit në Serbi

14:26 : 10/10/2025

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

14:17 : 10/10/2025

Grabit shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

14:13 : 10/10/2025

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com