• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Në një debat prej gjysmë ore, deputetë gjermanë nga parti të ndryshme sollën argumente pro dhe kundër zgjatjes së mandatit të Bundeswehr-it në Kosovë.

14:56 : 27/06/2025
në RAJONI

Gjermania nuk largohet nga Kosova – të paktën jo këtë vit. Të enjten, më 26 qershor, Bundestagu në Berlin vendosi që misioni i Bundeswehr-it si pjesë e forcës ndërkombëtare të KFOR-itdo të vazhdojë edhe për 12 muaj të tjerë. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, u miratua zgjatja e mandatit.

Çfarë thanë deputetetët në Bundestag?

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk duhet reduktuar vetëm në çështje sigurie“, tha deputati konservator Johannes Volkmann (CDU/CSU) i cili merrte fjalën për herë të parë në parlament. Volkmann, nipi i kancelarit të njohur gjerman Helmut Kohl, i cili në vitin 1990 udhëhoqi ribashkimin historik të Gjermanisë, kërkoi një qasje më të guximshme ndaj Kosovës: „Si mund të ndihen brezat e rinj në Kosovë kur ende nuk është realizuar premtimi për integrim në BE që u dha në Selanik në vitin 2003?“ Ai i bëri thirrje BE-së që më në fund ta njohë Kosovën plotësisht dhe ta pranojë në Këshillin e Evropës.

Stefan Keuter, përfaqësuesi i së djathtë së skajme AfD, partia më e madhe opozitare në Bundestag, hodhi poshtë të gjithë logjikën e misionit në Kosovë. „Ky nuk është konflikti ynë. Ky mision nuk ka sjellë asgjë konkrete (..) Me ato para mund të ushqenim fëmijë të uritur në Jemen ose Sudan.“

Lexo edhe:

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Një tjetër zë kritik erdhi nga E Majta, ku deputetja Gökay Akbulut e quajti misionin e KFOR-it një „zgjidhje të ngrirë ushtarake pa perspektivë“. „Kosova është ende një nga vendet më të varfra në Evropë. Nuk kemi nevojë për më shumë trupa, por për shkolla, spitale dhe vende pune.“

Nga qendra e spektrit politik, SPD dhe Të Gjelbrit mbrojtën vendimin për zgjatjen e mandatit:

Ushtarët tanë ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike“, tha ministrja Nancy Faeser (SPD), ndërsa Niklas Wagner (Të Gjelbrit) e quajti KFOR-in „spirancë stabiliteti“, dhe paralajmëroi: „Nëse SHBA-ja tërhiqet, Evropa duhet të jetë e gatshme të marrë përgjegjësi – ndryshe vakuumin do ta mbushin aktorë autoritarë.“

Çfarë roli kanë ushtarët gjermanë në kuadër të KFOR-it

Deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë do të mund të angazhohen sërish në Kosovë. Detyra e tyre? Të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, në rendin publik dhe në përpjekjet për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, demokratik dhe multietnik. Gjermania shpreh qartë edhe mbështetjen për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një strukturë moderne dhe të kontrolluar në mënyrë demokratike – si përgatitje për integrimin në NATO dhe BE.

Pamje nga një Helikopteri të KFOR-it, dy ushtarë po e furnizojnë me karburantPamje nga një Helikopteri të KFOR-it, dy ushtarë po e furnizojnë me karburant
KFORi është ende i nevojshëm në Kosovë Fotografi: Office of the KOM-KFOR in Kosovo
Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Gjermania ishte një nga kontribueset më të mëdha në misionin KFOR, me deri në 6 000 ushtarë të dislokuar në Kosovë. Prania u ruajt në nivele të larta deri në vitin 2004, kur pas trazirave ndëretnike u përforcua sërish me 600 trupa shtesë.

Nga viti 2011 nisi një ulje graduale, duke zbritur në më pak se 1 000 ushtarë dhe duke e mbyllur bazën ushtarake në Prizren më 2018.

Në fund të vitit 2022, Gjermania kishte vetëm rreth 80 ushtarë në terren. Por me rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe largimin e kontingjentit austriak, Berlini reagoi: në prill 2024 u dërgua një kompani shtesë dhe sot Bundestagu ka mandatuar deri në 400 trupa – një rikthim simbolik i vëmendjes ndaj sigurisë në rajon.
Misioni ushtarak në Kosovë i kushton Gjermanisë 38.9 milionë euro./DW

Etiketa: kosoveushtaret gjermane

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025
RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
RAJONI

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025
RAJONI

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

15:18 : 10/11/2025
Para

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

TË GJITHA

“Kronologjia e mbrojtjes së Irena Gjokës”

10:41 : 17/11/2025

Punësimi i detyruar në Shqipëri, Strasburgu merr në shqyrtim kërkesën e studentëve të Mjekësisë

10:34 : 17/11/2025

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit

10:28 : 17/11/2025

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025

“Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale”/ Gjekmarkaj-mazhorancës: Keni koncepte shërbëtorësh

10:09 : 17/11/2025

“Përndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana Vjollca hedh në gjyq gazetarin, Tozaj: Do nxjerr listën e eskortave

10:01 : 17/11/2025

Paketa Fiskale/ Nis me debate Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

09:57 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com