• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në pamjet e mëposhtme është momenti kur kryeministri Edi Rama që zbret në aeroportin e Schiphol-it në Hagë, në një nga udhëtimet më të diskutueshme të kohëve të fundit.

Videoja e siguruar nga Dosja.al tregon kryeministrin shqiptar teksa del nga një avion privat i tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”.

Ky udhëtim u krye pak ditë më parë me rastin e samitit të liderëve të NATO-s, ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ajo që ngre pikëpyetje nuk është pjesëmarrja në samit, por mjeti dhe kostoja e udhëtimit: 34,965 euro për një drejtim të vetëm me çarter privat.

Lexo edhe:

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

Nga kërkimet e bëra, një fluturim me këtë tip avioni, një ndër më luksozët në qarkullim, kushton minimalisht 35 mijë euro, edhe kur rezervohet një muaj më parë. Brenda avionit lejohen cigaret, kafshët shtëpiake, ka kuzhinë të plotë, tualet privat dhe një asistent personal gjatë gjithë fluturimit. Ushqimi ofrohet në nivel gourmet, përfshirë sushi dhe specialitete të tjera.

Dosja.al iu drejtua zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë për të mësuar se kush e ka paguar çarterin dhe mbi çfarë baze financiare është realizuar fluturimi, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pasur asnjë përgjigje. Kryeministri vetë, në raste të mëparshme kur është pyetur për çarterët që përdor, ka dhënë deklarata kontradiktore.

Pasi u publikuan të dhëna nga hakerat iranianë mbi fluturimet me çarter të Ramës me avionin Airbus A319-100, ku pretendohej se kostoja ishte 15 mijë euro në orë, Kryeministri tha:

“Te taksia ime, këta mund të thonë miliona e miliarda, taksia që fluturon, por në fund janë shifrat, se kanë fatura të paguara. Unë si Kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë po të krahasojmë vit me vit, pra 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi. Për mua është 650 mijë të vjetra (65 mijë lekë të reja).”

Në atë kohë Rama deklaronte se kishte një marrëveshje promocionale me “Air Albania” dhe udhëtimet ishin pjesë e reklamës për kompaninë.

Kur Dosja.al publikoi kontratën e rezervimit të njërit prej çarterëve por jo marrëveshjen promocionale që ai përmendte, Rama reagoi me një postim në Twitter:

“I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?!

Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Lëre pastaj kur thonë me çarter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën!

Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë, se s’ka mundësi?! Ka si s’ka!

Hilja është ashiqare fare te përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.”

Në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, Rama shmangu totalisht kostot, por u përpoq të justifikonte fluturimet me “rëndësinë e punës shtetërore”:

“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha.

Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat.”

E vërteta është se ky udhëtim nuk është kryer me “Air Albania” dhe as nuk ka lidhje me marrëveshje promocionale. Avioni është me regjistrim turk dhe nuk rezulton të jetë në pronësi apo bashkëpunim me linjën shqiptare.

Madje, Air Albania, që Rama e ka promovuar vazhdimisht si një arritje personale, sipas Arben Ahmetajt ka falimentuar.

“Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori 2019, humbja e Air Albania është 20 milionë euro. Rama ka thënë se unë jam imazhi i Air Albania.

Tani imagjino Michael Jordan që është imazhi i NIKE që të humbë dhe ta mbajë si imazh. Qytetarët kanë paguar për çarterin e Ramës përmes taksave.

Jemi duke folur për devijim të parave. Një fluturim deri në Romë nga Tirana është 14 mijë euro. Le t’i numërojnë të gjitha udhëtimet. Le të shohin sa faturohet Qeveria për një udhëtim në minimum, pastaj le të shohin se çfarë ka ndodhur me taksat në Air Albania. Le të shohin detyrimet aeroportuale.”-tha Ahmetaj.

Ky nuk është një udhëtim pune. Është një shëtitje 35 mijë euroshe me sushi, puro dhe asistencë personale në 11 mijë metra lartësi. Dhe për çdo qytetar që nuk e kupton, mos u shqetësoni, Rama do të thotë se kushton vetëm 65 mijë lekë të reja. Mbase e ngatërron me pagën minimale.

Ndaj pyetja e vetme që mbetet është: Kush e paguan çarterin e Ramës? Ju, ai vetë… apo ndoshta “reklama për Shqipërinë”?

Sepse në fund të ditës, kur udhëton si sheik por qeveris si asket, ose je mjeshtër propagande… ose thjesht e di që s’të kërkon askush llogari.

/Dosja.al

Etiketa: 36 mije eurocharterEdi RamafluturiminatopagesaRamasamit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

19:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
AKTUALITET

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

08:56 : 26/06/2025
Para

"Ilir Meta s’ka përdorur kartat e biznesmenit Shatku", avokati: Nuk mban përgjegjësi për veprimet e Monikës

TË GJITHA

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

19:59 : 26/06/2025

Gjyqtarë armenë dhe çekë, kush do të vendosë drejtësi për Vllazninë në Europë

19:50 : 26/06/2025

Aksident në Lezhë, makina humb kontrollin dhe përplas disa automjete të parkuara

19:47 : 26/06/2025

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

19:42 : 26/06/2025

Energjia dhe turizmi, më të cenueshmet në Ballkan nga kriza në Lindjen e Mesme

19:33 : 26/06/2025

E rëndë në Argjentinë, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas operacionit në gju

19:32 : 26/06/2025

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com