• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar fazën e verifikimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar në garën për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas përfundimit të mandatit të drejtueses aktuale Aida Hajnaj.

SPAK, përmes një komunikate për mediat, ka bërë me dije se nga 13 kandidatë që kishin aplikuar në total, 6 prej tyre janë skualifikuar, ndërsa 7 të tjerë do të vazhdojnë garën duke kaluar nga fazat e tjera.

Nga gara është skualifikuar drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si dhe ish-prokurori Astrit Halilaj, oficerët e OPGj-ve Marinela Pilinçi dhe Nevruz Ndregjoni, inspektori i AMP-së Maoricio Sheldija dhe Miklovan Kanani.

Ndërkohë, 7 kandidatët që do të vijojnë garën për të qenë në krye të BKH-së janë: ish-drejtori të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zëvendësdrejtor i BKH-së, Joni Keta,  ish-shefi i Policisë, Elton Kërluku, prokurori i Tiranës Andi Pogaçe.

Po ashtu, janë kualifikuar edhe Gentian Ndoi, i cili prej disa vitesh mban postin e drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gentjan Shehaj, ish-drejtues i Policisë së Vlorës dhe Lezhës, teksa aktualisht është drejtor i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, si dhe Artur Beu, i cili garonte edhe 5 vite më parë, kur u zgjodh Aida Hajnaj. Në 2015-ën, ai shërbeu si specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Interpol.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

7 KANDIDATËT QË VAZHDOJNË GARËN:

  1. Andi Pogaçe
  2. Artur Beu
  3. Elton Kërluku
  4. Gentian Ndoi
  5. Gentjan Shehaj
  6. Gledis Nano
  7. Joni Keta

Gjatë kësaj faze që sapo u mbyll, Komisioni i Përzgjedhjes i përbërë nga prokurorët e SPAK përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, ka shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Shtatë kandidatët që kalojnë këtë fazë, do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit. Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

Mediat kanë raportuar për një garë të paracaktuar, pasi dy kandidatët favoritë për të marrë postin e drejtuesit të BKH-së janë Joni Keta dhe Elton Kërluku, e cila ka sjellë edhe një pëarplasje mes Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

Drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnajt, i përfundon mandati 5-vjeçar më 31 Gusht. Edhe pse kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat, ajo u përjashtuar nga e drejta për rikandidim, pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj.

Etiketa: BKHbyroja kombetare e hetimitgarakandidtatetspak

Lajme të lidhura

Në foto: Vendi i ngjarjes dhe gjyqtari Astrit Kalaja
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

18:55 : 06/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani po fsheh dokumente krimi të kandidatëve për kryetar të SPAK

10:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha pas daljes nga SPAK: McGonigal i jepte urdhra Altin Troplinit për të zhdukur dosjen “Aruba”

10:21 : 06/10/2025
AKTUALITET

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

09:37 : 06/10/2025
Para

U kap duke vjedhur në një banesë në Durrës, arrestohet 'skifteri' 35-vjeçar

TË GJITHA

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com