• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skënder Cena përfundon gjimnazin në moshën 74-vjeçare: Dua të vazhdoj edhe universitetin

20:34 : 25/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në moshën 74-vjeçare, Skënder Cena nga Kukësi, por prej vitesh me banim në Kamëz, është maturanti më i moshuar në Shqipëri. Një histori që dëshmon se nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrrat.

Në vitin 1973, një shpërthim në Hidrocentralin e Fierzës ku punonte i mori pjesërisht shikimin dhe i pamundësoi vazhdimin e shkollës së mesme. Megjithatë, pas më shumë se 40 vitesh, në moshën 64-vjeçare, ai vendosi të rikthehej në bankat e shkollës në Kamëz dhe të përfundonte arsimin e mesëm.

Pas shumë vështirësive, por me një entuziazëm dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, Skënder Cena arriti të përmbushë këtë synim të gjatë jetësor, duke dhënë me sukses edhe provimin e fundit, atë të anglishtes, këtë vit.

Në një rrëfim për emisionin “Tak Fak”, ai ndau me publikun momentet e shkollës, sfidat që kaloi dhe forcën e besimit që e mbajti gjallë gjatë gjithë rrugëtimit. Pas diplomimit, Skënderi ka plan të vazhdojë edhe studimet e larta.

“Jam i lumtur, isha 56 vjeç kur fillova gjimnazin. Ditën e parë që u ula në klasë isha shumë i lumtur, nxënësit e tjerë më kujtuan për profesor dhe më pyesnin se çfarë lënde do t’ju jepja. Pastaj kur iu bashkova atyre si nxënës, krijuan një respekt për mua. Të gjithë mësuesit më kanë ndihmuar njëlloj, pa përjashtim. Mësuesi është më i shenjti në këtë botë pas Zotit dhe prindit.

Lexo edhe:

E rëndë në Dibër/ 70 vjeçari rrëzohet nga lartësia, humb jetën në spital (Emri)

Velipojë, 73-vjeçari humb jetën pasi rrëshqet nga pedana gjatë punimeve në një biznes

Shkollën 7 vjeçare në atë kohë e kam bërë në Kalis të Kukësit. Kam qenë shumë mirë me mësime. Pasi mbarova 7-vjeçaren, nuk arrita të futesha në gjimnaz se kisha biografi të keqe. Pastaj e rinisa shumë vite më pas, nuk ishte e lehtë. Më shoqëronte vajza, herë djali apo vajza e vëllait. I falënderoj mësuesit e mi.

Tani kam dëshirë të filloj universitetin, por kam një problem, sepse më duhet një njeri pas vetes, një makinë për të çuar dhe sjellë në shtëpi. Dëshira është shumë e madhe ta kisha mbaruar edhe universitetin, pavarësisht moshës. Do të isha shumë mirënjohës nëse dikush do më ndihmonte në këtë rrugëtim tjetër të jetës sime” u shpreh Skënder Cena në intervistën dhënë për Tak-Fak.

Etiketa: i moshuarmaturantiSkënder Cena

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Dibër/ 70 vjeçari rrëzohet nga lartësia, humb jetën në spital (Emri)

09:56 : 21/05/2026
AKTUALITET

Velipojë, 73-vjeçari humb jetën pasi rrëshqet nga pedana gjatë punimeve në një biznes

11:51 : 03/05/2026
AKTUALITET

E rëndë në Delvinë, i moshuari gjendet i vdekur në përrua. Dyshimet

14:49 : 13/02/2026
AKTUALITET

Djali bën denoncimin në polici, zhduket i moshuari në Tiranë (Emri-Foto)

18:17 : 26/12/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, i moshuari gjendet i pajetë te “Bulevardi i Ri”. Dyshimet

14:14 : 02/12/2025
AKTUALITET

“Shtëpi e bagëti, mbaruan”/ Gramsh, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar s’e kemi parë

18:29 : 12/08/2025
Para

Pesë gola të shënuar dhe një asist, ish-mbrojtësi i Partizanit largohet nga ekipi hungarez

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom