• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit

15:26 : 25/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako diktojnë çdo tender e ndërtim në qytet, marrin 30% rryshfet dhe pastrojnë paratë përmes një rrjeti kompanish, ndërsa drejtësia mbyll sytë para mafies që komandon Durrësin…

Mafia familjare e tenderëve në Bashkinë e Durrësit drejtohet nga dy persona: bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako. Ata janë Landi Shahini dhe Anxhelo Sako, të cilët prej vitesh kanë ndërtuar një skemë të sofistikuar korrupsioni për të kontrolluar çdo tender, leje ndërtimi dhe licencë në territorin e bashkisë së Durrësit.

Sipas dëshmive të disa biznesmenëve dhe denoncimeve të depozituara në BKH, çdo tender i madh në Durrës kalon përmes Landit dhe Anxhelos, të cilët paracaktojnë fituesin në këmbim të 20–30% të vlerës së tenderit. Paratë përfitohet në dorë ose përmes transfertave të maskuara me fatura fiktive nga kompani të kontrolluara prej tyre.

Bashkëshorti dhe vëllai i Sakos janë gjithashtu sekserë për çdo leje ndërtimi, tjetërsim prone, licencë apo ankand publik. Për veprimtarinë e tyre korruptive ekzistojnë përgjime, vëzhgime dhe dokumente konkrete, të cilat janë në dispozicion të institucioneve të drejtësisë, por deri më sot asnjë masë nuk është marrë.

Paratë e korrupsionit qarkullohen dhe pastrohen përmes një rrjeti kompanish me pronësi të drejtpërdrejtë ose të kamufluar të Landi Shahinit dhe Anxhelo Sakos. Mes tyre janë:

Lexo edhe:

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

Asnjë gjurmë prej 19 ditësh, 41-vjeçari denoncon humbjen e gruas në Shkodër

  • Wolf Technologies
  • Gliko
  • GTACC
  • GENERAL CONSTRUCTION GROUP AL
  • COMPROSER sh.p.k
  • Landi Shahini PF (NIPT: L02310502F)
  • Anxhelo Sako PF
  • Mektrin Motors, një nga kompanitë më aktive në tenderët publikë në Durrës.

Kjo kompani, në pronësi të vëllait të Landi Shahinit, ka përfituar drejtpërdrejt tenderë publikë, ndërkohë që më herët, gjysma e aksioneve të saj ka qenë në pronësi të vetë Landi Shahinit, bashkëshortit të kryetares së bashkisë. Ndërkohë, bashkë me kunatin e tij, kanë hyrë me aksione të fshehura edhe në disa kompani që ndërtojnë resorte dhe kulla në zonat bregdetare dhe urbane të Durrësit.

Skema është e njëjtë për çdo sektor: nis me ndarjen e tenderit, kalon te emërimi i firmës fituese përmes tarafeve, përfundon me pastrimin e parave përmes kompanive satelit. Në këtë proces nuk mungojnë as individë të tjerë të përfshirë si sekserë të përhershëm të strukturës familjare të Sakos:

  • Enkelejda Gojashi (që ka përfituar miliona euro me “Rajli Ndërtim”)
  • Shupo Qëndro
  • Alfred Ibrahimi
  • Mir Pepa
  • Balilët
  • Paqsor Buzi
  • Shpëtim Varaku
  • Astrit Gjikondaj

Të gjithë këta janë pjesë e një zinxhiri klientelist që ndajnë pazaret me familjen e Sakos, në këmbim të favoreve për tenderë, ndërtime pa leje apo me leje të tejkaluara, aktivitet pa kontrata qiraje, heqje gjobash, manipulim me depozitimin e mbetjeve dhe çdo veprim tjetër që gjeneron para në sektorët publikë e ndërtimorë.

Kjo skemë është funksionale prej vitesh dhe po pasurohet çdo ditë, ndërsa drejtësia e hesht. Bashkia e Durrësit është kthyer në një strukturë private fitimi për familjen e kryetares, e cila për ironi, po promovohet në qeveri si model “gruaje lidere”.

Por në realitetin e tenderëve dhe pazareve, është vetëm një “familje e fortë” që udhëheq qytetin, dhe e gjitha e mbështetur nga pushteti i lidhur me krimin./Pamfleti

Etiketa: Anxhelo SakobashkeshortiBashkia e DurrësitburriEmiriana SakoLandi Shahinitenderatvellai

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Asnjë gjurmë prej 19 ditësh, 41-vjeçari denoncon humbjen e gruas në Shkodër

11:58 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik organesh

18:00 : 29/09/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, dhe Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

18:07 : 27/09/2025
AKTUALITET

“Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë

12:58 : 26/09/2025
Para

EMRI/Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, ishte dënuar për plagosje të rëndë

TË GJITHA

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com