• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, 85.4 përqind e të gjitha ujërave në BE janë “të shkëlqyera”. Qiproja, Bullgaria, Greqia dhhe Austria kryesojnë.

08:29 : 23/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) kontrollon rregullisht cilësinë e ujit në vendet e Evropës.

Të dhënat e raportit të fundit të EEA-së (20.06.2025) u referohen analizave të bëra në 22,000 ujëra natyrore – bregdetare, liqenore dhe lumore – në 27 vendet e Bashkimin Evropian si dhe në Shqipëri dhe Zvicër. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit ujërat bregdetare kanë përgjithësisht cilësi më të mirë se ato të lumenjve ose të liqeneve.

Cilësia më e mirë e ujërave u konstatua në Qipro, Bullgari, Greqi, Austri dhe Kroaci. Në këto pesë vende 95% ose më shumë e ujërave natyrore kanë cilësi të shkëlqyer.

Në Qipro, e cila kryeson renditjen për cilësinë e ujërave, EEA-ja i vlerësoi 97.6 përqind të ujërave si të shkëlqyera. Kurse Austria ra këtë vit nga vendi i dytë në të katërtin me 95.8 përqind të ujërave të lumenjve dhe të liqeneve të vlerësuar me “cilësi uji të shkëlqyer”. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 96.9 përqind.

Lexo edhe:

U hodh me kokë në det nga një shkëmb i lartë, plagoset 12-vjeçari tek Gjiri i Gramës

E rëndë në Vlorë, 59-vjeçarja humb jetën në det

Shumica e ujërave natyrorë në Evropë janë në një “gjendje të shkëlqyer” nga pikëpamja bakteriologjike. Megjithatë ndotja kimike e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore mbetet e konsiderueshme dhe mund të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, vuri në dukje Agjencia e Mjedisit.

Shqipëria renditet e fundit

E dobët është cilësia e ujërave edhe në Hungari, Estoni dhe Poloni. Shqipëria është në fund të listës. Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën “notë kaluese” nga EUA. 16 përqind e tyre morën vlerësimin “shkëlqyeshëm”.

“Është e domosdoshme të identifikohen burimet e ndotjes në zonat e pellgut të këtyre ujërave dhe të zbatohen masa të integruara për menaxhimin e ujit për të rikthyer cilësinë e ujit në nivelin minimal të nevojshëm për t’u larë”, kërkon EEA.

Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit kufizohet në matjen e dy parametrave që ndikojnë ndaj shëndetit të atyre që lahen. Agjencia mat përqindjen e baktereve intestinale coli, e njohur më mirë si E. coli, dhe të enterokokëve në ujë. Të dyja mund të shkaktojnë sëmundje infektive tek njerëzit dhe tek kafshët. Ndotësit kimikë nuk janë pjesë e monitorimit të ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve./DW

Etiketa: detLiqenujera te ndotur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U hodh me kokë në det nga një shkëmb i lartë, plagoset 12-vjeçari tek Gjiri i Gramës

17:54 : 07/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Vlorë, 59-vjeçarja humb jetën në det

14:15 : 06/08/2025
BOTA

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025
AKTUALITET

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
AKTUALITET

Pësoi arrest kardiak sapo hyri në det, ndërron jetë 66-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

21:28 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zbulimi i arkeologëve: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë!

15:55 : 17/07/2025
Para

Vijon aktiv zjarri në kodrat e Pilurit në Himarë

TË GJITHA

Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

10:19 : 26/08/2025

Rubio bisedon për luftën në Ukrainë me homologët evropianë

10:12 : 26/08/2025

Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?

10:08 : 26/08/2025

Qarkullonte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI

09:55 : 26/08/2025

Borsh – Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, arrestohet 26-vjeçari/ EMRI

09:36 : 26/08/2025

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

09:30 : 26/08/2025

Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me pemën

09:12 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com