• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e “Lilit” të Lushnjës

14:42 : 22/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Personi që shihni në foton e mëposhme është Lorenc Lala, i cili në Lushnjë njihet shkurtimisht me emrin “Lili”.

Pak ditë më parë, Lala u arrestua në Britaninë e Madhe, pasi struktura e posaçme SPAK ka lëshuar një mandate arresti si i përfshirë në disa ngjarje të rënda në grupin kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Dëshmia e Artan Tafanit

Sipas Artan Tafanit, bashkëpuntorit të Prokurorisë, Lala, është njeriu që ka porositur dhe financuar vrasjen për gjakmarje të Bashaliut në Peqin.

Lexo edhe:

Armando Broja kalon pushimet në SHBA, sulmuesi poston fotot me partneren e tij

Të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale/ Ekstradohen nga Dubai tre “ushtarët” e Talo Çelës (PAMJET)

Vendimi për të vrarë Albi Bashaliun, erdhi 6 muaj pasi Artan Tafani refuzoi urdhërin e Laert Haxhiut për të vrarë në muajin qershor 2021 anëtarin e bandës së Lushnjës, Rexhep Ginën.

6 muaj pas refuzimit, në muajin dhjetor 2021, Artan Tafani, ka marë një tjetër porosi, për të kryer një vrasje në Peqin.

Bëhet fjalë për eleminimin e Albi Bashaliut, i cili ishte vëllai i Leonard Bashaliut, që në 2021 vrau me armë zjarri 44-vjeçarin Albert Xhahysa, pronar i një studio “Tv Kabllor” në Pajovë të Peqinit. Për këtë vrasje Leonard Bashaliu është deklaruar fajtor dhe dënuar me 18 vite burgim.

Para grupit të hetimit Tafani, ka pranuar se për këtë vrasje janë paguar 50 mijë euro dhe pagesën e kanë marë përmes, Lorenc Lalës alias “Lilit”.

“…unë kam marrë 20.000 euro, “Luli” ka marë 20.000 euro dhe Laerti 10.000 euro. Pagesa është bërë pjesë pjesë. Njëherë na ka dhënë babai i Laertit 10.000 Euro dhe na tha që ia kishte dhënë këtë sasi lekësh “Lili”. Kurse pjesën tjetër ka shkuar e ka marrë Luli disa herë tek një lavazh që ndodhet tek “Delijorgji” në Tiranë. Pagesat për ngjarje tek ky lavazh liheshin zakonisht dhe mesa di unë këtë lavazh e ka një person nga Lushnja. Pagesat lihen tek roja ose ndonjë punonjës i lavazhit. “Lili”, i kishte thënë Laertit që lekët i dha vetë ai nga xhepi tij sepse djemtë e Ylber Xhahysës nuk kishin financa edhe pse e kishin ato hasmërinë me familjen Bashaliu….”-ka pohuar Tafani.

Për vrasjen e Bashaliut, Lulzim Arapi ka shkuar në Pogradec duke blerë tek Bledar Berberi një armë pistoletë tip “TT”, ndërsa grupi ka përdorur dy automjete tip “Audi” që ja kishin marë Ligor Romançkës alias “Goles” dhe një Benz të Zi me targa greke që ishte i Mario Diamantit, i cili në 16 nëntor 2021 u qëllua për vdekje në Greqi.

Mario Diamanti, është kushëriri i “Xhinos” Juxhin Bajramit, personi që u kap me Laert Haxhiun në Janinë, tani së fundmi.

“…rreth muajit dhjetor të vitit 2021, Laert Haxhiu më thotë që kishte marrë porosi nga shtetasi Ilirjan (Lorenc) Lala, i cili jeton në Lushnjë dhe e thërrasin “Lili” që do kryhej një vrasje në Peqin. “Lili” këtë vrasje e kishte porositur pasi mesa di unë, Lili është kushëri i dy djemve nga Peqini, të cilëve po atë vit i kishin vrarë babain në Peqin me mbiemër Xhahysa dhe ata e donin vrasjen e tij për hakmarje…”-ka treguar në prokurori Artan Tafani.

Për të vënë në zbatim këtë vrasje, 10 ditë para kryerjes së krimit Artan Tafani, ka shkuar në Peqin me një makinë që kishte marrë me qera dhe ka takuar, Enriko Xhahysa, i cili sipas Tafanit ishte si konstrukt i shkurtër dhe i bëshëm.

Enriko Xhahysa, ka hipur në makinën e Artan Tafanit dhe është shtrirë në pjesën e pasme të makinës. Xhahysa, i ka treguar Tafanit në makinë që vëllai i personit që do vritej, i kishte vrarë babain disa muaj më parë dhe kishte shumë mllef ndaj tij.
Më tej Enriko Xhahysa, i ka pohuar shtëpinë e personit që do vritej, rrugët ku ai kalonte dhe vendet që frekuentonte.

“…kemi qendruar bashkë disa minuta dhe më pas, e kam lënë atje ku e mora dhe kam ikur për në Lushnjë. Personin që do vrisja ma ka treguar Laerti në një video, e cila i ishte dërguar atij nga “Lili” dhe mbaj mend që personi qe do vritej e kishte mbiemrin “Bashaliu”. Enriko, njoftonte “Lilin” për lëvizjet e Bashaliut (viktimës) i cili më pas mora vesh që kishte dhënë informatat “Lilit” që kohët e fundit Albi Bashaliu, po shkonte tek i njejti lokal, të cilin ma tregoi edhe mua ditën që e takova dhe vrasjen mund ta bënim atje. Gjithashtu Laerti më tha që Bashaliu, kishte një makinë “Volksëagen Caddy” të bardhë, më dha dhe targat por nuk i mbaj mend për momentin…”-ka treguar Artan Tafani në prokurori.

Vrasësi me pagesë ka shkuar në datë 26 dhjetor 2021 pasdite në Peqin pasi kishte planifikuar, që vrasjen ta bënte atë natë. Në Peqin e ka çuar Lulzim Arapi, me një benz gri me targa greke që ja kishte sjellë Laerti. Ai, Tafani ka pritur disa orë por nuk e ka parë Albin të dilte apo të hynte në shtëpi. Prandaj vendosi të largohej dhe vrasja e Albi Bashaliut të mos bëhej atë natë, duke u kthyer në Tiranë.

“…atë natë kam bërë fjalë me Laertin, sepse u mërzit që nuk u bë vrasja. Enriko, ma tregoi ditën kur u takuam një nga lokalet ku pinte kafe Albi, i cili ishte ai lokal, ku u bë dhe vrasja më pas. Prandaj u vendos që vrasja do kryhej mëngjesin e datës 27 dhjetor 2021 dhe do ta prisnim te ai lokal. Në darkë, pasi u ktheva nga Peqini kam shkuar me Laert Haxhiun dhe Lulin në një parking në “Astir” dhe aty kishim një automjet “Audi” që e kishim për ngjarje. Mesa më tha Laerti, këtë makinë ia kishte siguruar Ligor Romaçka ose sic i thërrasin në Korçë me nofkën “Golja”. Vendosëm që për të bërë vrasjen, do shkonim në Peqin me këtë “Audi”. Por kur ishim në darkë te parkingu, “Audi” nuk po ndizej dhe kemi qendruar deri në orën 1 të natës duke tentuar ta ndezim. I kemi vendosur kapikorda makinës dhe më pas ajo u ndez…”-ka pohuar Artan Tafani.

Kur janë nisur në Peqin me vete morën dy armë, Tafani kishte një pistoletë “Minibloë” 22-she dhe një armë tjetër tip “TT” që “Luli” ja kishte blerë Bledar Berberit në Pogradec, disa ditë para ngjarjes.

“…bashkë me Lulin, në 27 dhjetor 2021 kemi arritur në Peqin rreth orës 04:00 të mëngjesit. Kemi parkuar afër lokalit ku u bë vrasja dhe kemi pritur aty. Ditën e ngjarjes unë kam patur veshur tuta sportive të zeza, një triko gri me kapuç dhe një jelek të zi pa mëngë, kisha edhe maskë “Covid-19”. Jeleku i zi është i njejti jelek që kam veshur në ngjarjen e 16 tetorit 2021 në Lushnjë, kur vramë Elton Mermalin. E mbaja këtë jelek sepse kishte shumë xhepa mbrapa dhe ishte praktik për të futur gjëra. Kurse Luli kishte veshur xhinse dhe një xhup në ngjyrë mjalti të errët. Siç thashë kemi pritur pranë lokalit, brenda makinës derisa erdhi Albi Bashaliu në mëngjes rreth orës 08:00, i cili erdhi me automjet “Volksëagen Caddy” të bardhë. Pritëm sa Albi parkoi makinën e tij dhe në momentin që ai doli, unë kam dalë nga makina dhe me armën “TT” i kam gjuajtur 6 herë. Mesa kujtoj sepse aq fishekë kishte arma. Dy të parat ia gjuajta në gjoks, dy nga pas kur po kthehej mbrapsh dhe dy të tjerat po nga pas, pasi ishte rrëzuar në tokë…”-rrëfen Artan Tafani.

Pasi e qëlluan dhe Albi Bashaliu është shembur i pajetë në tokë, Lulzim Arapi, ka tentuar të ndezi makinën “Audi”, por mjeti nuk ndizej.

“…Luli më tha që nuk ndizet dhe unë i thashë ta digite aty…”-tregon Tafani.

Ata kishin marë dy bidona me benzinë dhe njëri nga bidonat e përdorën, për të djegur “Audin”. Gjatë vënies së zjarrit, “Lulit” i është djegur xhupi. Ndërsa Tafani, ka shkuar tek trupi i pajetë i Albi Bashaliut, dhe i ka marë çelësat e makinës “Caddy” me të cilën ai erdhi dhe celësat i mbante në dorë.

“…në fillim i kontrollova rrobat për çelësat, por s’i gjeta dhe pastaj pashë që i kishte në dorë. Plani ishte që Luli, do ndizte “Audin” dhe do e ngisja unë sepse “Luli” nuk i jep shumë mirë makinës por duke qenë se “Audi” nuk u ndez, pasi mora çelësat e “Caddyt” unë hipa si shofer dhe “Luli” si pasagjer dhe u larguam me “Caddyn”. Kur po merrja çelësat nga dora e viktimës, mbaj mend që nga lokali ka dalë nië burrë gë po shikonte dhe atij i kam bërtitur duke i thënë: “…Hyr brenda se të q***a robt…”-ka pohuar Tafani.

Ai ka hyrë brenda në ambjentet e lokalit, duke i kërcënuar të gjithë të pranishmit me armë dhe më pas i ka shtrirë për tokë.

Ndërsa janë larguar me shpejtësi me “Cadyn” e viktimës, ata kanë shkuar tek vendi ku kishin lënë makinën tip “Benz Mercedez” në Vilë- Boshtovë. Në fillim Tafani ka çuar “Lulin” te vendi, ku ishte makina Benz dhe më pas i vetëm ka shkuar duke fshehur “Caddyn” e Albi Bashaliut,tek një vend në “Vilë-Bashtovë”, aty ku dhe e gjeti Policia makinën të padjegur.

“…pasi lashë makinën aty shkova në këmbë dhe u takova me Lulin dhe hipa tek benzi. Armën e vogël, e mbajta sepse nuk e përdora dhe nuk kisha pse e hidhja. Kurse armën tip “TT” që bëra vrasjen e kemi çmontuar dhe e kemi hedhur pjesë pjesë, ndërkohë që ishim në automjet duke ecur dhe i hidhnim nga dritarja e mjetit. Pjesët e armës i kemi hedhur pasi kishim marrë Benzin me targa greke dhe i kemi hedhur diku nga ferrat e “Golemit”, kur ishim në ecje. Nëse më dërgoni atje mund t’jua tregoj vendin ku janë hedhur, sepse i kam hedhur vetë pasi benzin, po e ngiste Luli. Dua të them se pasi lashë “Caddyn” unë isha pa doreza por para se të ikja me një copë prej leshi kam fshirë pjesët e makinës që të mos më dilnin gjurmët. Cigare nuk kam konsumuar tek “Caddy” as unë e as Luli, pasi Luli nuk pi duhan. Më pas kemi shkuar në Tiranë dhe Benzin e kemi lënë te një parking në “Astir…”-ka rëfyer Artan Tafani.

Pasi kryem vrasjen Lulzim Arapi ka njoftuar përmes aplikacionit “Encro Chat”, Laert Haxhiun, se kishim mbaruar punë. Ndërsa para se të ikte në Greqi këtë herën e fundit, Laert Haxhiu na i ka mbledhur armët e çfarë kishin, përfshirë dhe pistoletën “MiniBlow” që Tafani kishte me vete ditën e vrasjes së Albi Bashaliut./ Ora News

Etiketa: Albi BashaliuFotoLorenc Lalatafanivrasje“Lilit” të Lushnjës

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Armando Broja kalon pushimet në SHBA, sulmuesi poston fotot me partneren e tij

10:07 : 22/06/2025
AKTUALITET

Të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale/ Ekstradohen nga Dubai tre “ushtarët” e Talo Çelës (PAMJET)

08:22 : 20/06/2025
AKTUALITET

Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain

21:10 : 19/06/2025
AKTUALITET

Krahu i djathtë i Taullaut/ Arrestohet “Lili”, pagoi Laert Haxhiun për të vrarë Albi Bashaliun

18:04 : 19/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të akuzuar për vrasje, ekstradohen nga Dubai tre “ushtarët” e Talo Çelës

15:20 : 19/06/2025
AKTUALITET

Postoi foto intime të një vajze në rrjetet sociale, procedohet 28-vjeçari në Fier

12:20 : 19/06/2025
Para

Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

TË GJITHA

Trump reagon ndaj kritikëve: Politikanë dembela! Iranit ia morëm bombën nga duart

21:25 : 22/06/2025

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

21:14 : 22/06/2025

Këshilltari i Khameneit bën paralajmërimin e fortë: Loja nuk ka mbaruar…

21:04 : 22/06/2025

Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion, uraniumi u largua para sulmit të SHBA-së

20:51 : 22/06/2025

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit

20:41 : 22/06/2025

Ngushtica e Hormuzit, 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

20:27 : 22/06/2025

Çfarë është superbomba e përdorur nga SHBA për të shkatërruar centralet bërthamore iraniane

20:15 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com