• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës, historia e emigrantit palestinez

08:55 : 20/06/2025
në BOTA, RAJONI

Një migrant palestinez, 27-vjeçar, ka mbërritur ilegalisht në Kosovë, duke përballuar rrugë të rrezikshme e kosto të larta. Policia e Kosovës thotë se po forcon kontrollin në kufij me dronë dhe operacione të përbashkëta me shtetet fqinje, për të ndaluar kontrabandën e migrantëve. Por, sa efektive janë këto masa?

Kur lufta dhe varfëria i detyrojnë njerëzit t’i lënë pas shtëpitë, rrugëtimi drejt një jete më të mirë kthehet në një aventurë të pasigurt dhe me rreziqe.

Husam Nmvawi, nga Rripi i Gazës, pas ecjeve të gjata nëpër male e pagesave prej qindra eurosh, ka përfunduar muajin e kaluar në Kosovë.

Teksa rri gjysmë i shtrirë në shtratin e tij në Qendrën për Azil në Magurë të Lipjanit, ai duket se nuk ka një plan të qartë për të ardhmen.

“Unë kam qenë fillimisht në Turqi. Prej aty kam paguar 800 euro për të shkuar në Greqi. Nga Greqia, për të kaluar në Shqipëri, kam paguar 300 euro”, tregon 27-vjeçari.

Lexo edhe:

Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

Rrugëtimi i tij nuk përfundoi aty. Ai do të gjente një mënyrë për të hyrë në Kosovë – pa dokumente dhe pa siguri  ku tashmë ka aplikuar për statusin e azilkërkuesit.

“E kam paguar një person 100 euro dhe më ka treguar rrugën. Kam përdorur edhe telefonin”, rrëfen Husami për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk dëshiron të zbulojë shumë për rrugëtimin e tij, për grupet që mund ta kenë ndihmuar apo për rreziqet që ka hasur gjatë rrugës.

“Kam ecur shumë, edhe nëpër ujë, për të kaluar kufij”, thotë me fytyrën ngrysur.

Zëri i zihet edhe më shumë kur përmend Gazën – aty ku thotë se nuk ka më jetë dhe se ikja ishte e vetmja zgjidhje.

Rrëfime si ky marrin edhe më shumë peshë sot, më 20 qershor, në Ditën Botërore të Refugjatëve, kur bota ndalet për të reflektuar mbi dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e miliona njerëzve të zhvendosur.

Por, se pse ndodhet pikërisht në Kosovë, Husami nuk e shpjegon qartë.

“Për momentin jam duke qëndruar këtu”, thotë, dhe nuk tregon nëse Kosovën e ka destinacion përfundimtar apo vetëm ndalesë drejt ndonjë shteti tjetër.

Ai përmend shkurt se disa nga të afërmit e tij janë të shpërndarë në shtete të ndryshme evropiane, por nuk thotë nëse ka tentuar të bashkohet me ta.

Ngjashëm, as autoritetet e Kosovës nuk kanë informacione të qarta për qëllimet afatgjate të migrantëve si Husami, ndërsa përpiqen të forcojnë kontrollin në kufij – me përdorimin e dronëve dhe me operacione të përbashkëta me shtetet fqinje – për të ndaluar kontrabandën dhe kalimet ilegale.

Me dronë që patrullojnë ditë e natë, Policia e Kosovës thotë se është duke monitoruar me kujdes brezin kufitar me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Vetëm këtë vit, ajo ka ndaluar 15 persona të dyshuar për kontrabandim të migrantëve dhe 13 viktima – rastet e të cilave janë përcjellë nëpër gjykata – ndërsa, vitin e kaluar, thotë se ka trajtuar rastet e 1.025 migrantëve.

“Grupet e tilla i kemi kapur përmes dronëve të natës, kur kemi zhvilluar operacione”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nexhmi Krasniqi, drejtor i Departamentit për Kufijtë në veriperëndim të Gjakovës.

Ai thekson se pika më kritike në këtë aspekt, është zona e Vërmicës, pranë Prizrenit, por shton se, muajve të fundit, lëvizjet e migrantëve janë reduktuar ndjeshëm, falë bashkëpunimit të ngushtë edhe me Policinë e Shqipërisë.

“Veç patrullimeve të përbashkëta mujore që i kemi, ne bëjmë edhe operacione bashkë, kur kemi raste të tilla”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, këto rrjete kontrabande janë të përziera dhe udhëhiqen kryesisht nga marokenë e sirianë, me pjesëmarrje edhe të afganëve.

Ai thotë se ata përdorin teknologji moderne, si interneti dhe telefonat celularë, për të komunikuar dhe koordinuar lëvizjet, duke i sjellë migrantët nga Greqia, përmes Shqipërisë, në Kosovë, e më pas në Serbi dhe më tej në Evropë.

Disa prej këtyre individëve mund të kenë lidhje edhe me persona nga Kosova, thotë Krasniqi, ndonëse numri i tyre nuk është i madh.

“Njerëzit që i kanë ndihmuar, kanë qenë pak nga Prizreni, nga Gjilani, Mitrovica… Këta janë të lidhur me ata që kanë kompanitë e veta të taksisë dhe me njerëz që kanë edhe furgonë dhe bëjnë transportin e tyre”, shpjegon Krasniqi.

Sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës, migrantët e ndaluar në Kosovë janë kryesisht nga Maroku, Siria, territoret palestineze, Egjipti dhe vende të tjera.
Ata hyjnë në Kosovë nga të gjitha vendet me të cilat kufizohet, e sidomos nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Por, lufta kundër kontrabanduesve nuk mbyllet me aksionet e policisë.

Në këtë proces janë të angazhuara edhe institucionet e drejtësisë, që synojnë goditjen e rrjeteve kriminale.

Prokuroria Themelore në Prizren – një prej komunave më kritike për kontrabandimin e migrantëve – bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë viteve të fundit ka trajtuar një numër të konsiderueshëm rastesh, me mbi 30 lëndë të hapura dhe dhjetëra persona të përfshirë, ndërsa në vitin 2025, deri më tani, nuk është pranuar asnjë rast i ri.

“Në vitin 2022, kjo prokurori ka pranuar 13 lëndë ndaj 48 personave; ka kryer 19 lëndë ndaj 46 personave dhe ka ngritur aktakuzë në 13 lëndë ndaj 31 personave. Në vitin 2023 janë pranuar 3 lëndë ndaj 13 personave dhe janë kryer 3 lëndë ndaj 32 personave. Në vitin 2024 janë pranuar 3 lëndë ndaj 4 personave, është kryer 1 lëndë ndaj 9 personave dhe është ngritur aktakuzë ndaj 8 personave pas hetimeve”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Aktualisht, në Qendrën për Azil në Magurë janë të strehuar 17 migrantë, ndërsa në Qendrën për Migrantë në Vranidoll janë 9.

Fitim Zariqi, drejtor i Qendrës për Azil në Magurë, thotë për Radion Evropa e Lirë se, ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit është shënuar një rënie e numrit të personave të strehuar në këtë qendër.

“Nga janari i këtij viti e deri më tash kemi pasur 44 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare. Disa nga ta janë larguar. Siç dihet, Kosova – në shumicën e rasteve – shfrytëzohet si vend transit për migrantë dhe nuk qëndrojnë këtu. Shumica janë larguar, kurse tani kemi vetëm 17 persona”, thotë Zariqi.

Ai tregon se nga viti 2019 – kur në Kosovë kanë aplikuar për azil 2.081 persona – numri i tyre ka shkuar duke rënë: në vitin 2020 kanë qenë 1.409; më 2021 – 578; më 2022 – 550; më 2023 – 181; më 2024 – 190 dhe deri më tash këtë vit 44.

Sipas rregullave në Kosovë, një migrant mund të qëndrojë në vend vetëm 15 ditë, pa u lajmëruar tek autoritetet e rendit.

Pas 15 ditësh, ai duhet të aplikojë për statusin e azilkërkuesit – në të kundërtën duhet të largohet nga territori i Kosovës.

Kosova nuk ka marrëveshje ekstradimi me shumë shtete dhe migrantët nuk mund të dëbohen, por shumica, thonë autoritetet, ikin vetë.

Sipas tyre, migrantët që nuk synojnë të qëndrojnë në Kosovë, zakonisht ndalojnë për 3 deri në 7 ditë.

Ndërsa, për të fituar statusin e azilit, atyre u duhen disa muaj kohë.

Kosova, edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian dhe përballet me sfida socio-ekonomike, ka pranuar dhe strehuar qindra azilkërkues viteve të fundit, veçanërisht gjatë krizave humanitare si ajo në Afganistan apo Ukrainë./REL

Etiketa: GazaKosovapalestine

Lajme të lidhura

RAJONI

Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!

11:52 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025
BOTA

Izraeli nuk kursen as Gazën/ Mbi 70 të vrarë këtë të enjte, mes tyre edhe fëmijë

19:43 : 19/06/2025
RAJONI

Kosova synon të ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

18:32 : 19/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari

13:47 : 19/06/2025
RAJONI

Nuk ka zgjidhje për ngërçin politik në Kosovë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të ri

10:56 : 19/06/2025
Para

Tërmet në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra

TË GJITHA

Ishte zhdukur një ditë më parë, gjendet i vdekur i moshuari në Peqin

12:36 : 20/06/2025

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri

12:36 : 20/06/2025

Në Shqipëri janë tregtuar “ëmbëlsira toksike”/ 835 kg e produktit të importuar nga Turqia u shit në pastiçeri

12:32 : 20/06/2025

Një breshkë gjigande viziton pushuesit në bregdetin e Sarandës

12:29 : 20/06/2025

Vodhi 10 mijë euro në një studio ligjore, kapet 42-vjeçari

12:19 : 20/06/2025

15 plumba ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Ja pista e hetimit

12:14 : 20/06/2025

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com