• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miku im…

19:44 : 20/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Në traditën tonë, fjala “mik” nuk është fjalë dosido. Ajo vërtet rrjedh nga latinishtja “amicus” por, në këto troje, ajo ka marrë vlerën e një lidhjeje të ngushtë, lidhje nderi, deri shpirtërore.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, thotë Kanuni. “Miku i mirë në ditë të keqe”, thotë urtësia popullore. “Më mirë një mik se një çiflig”, provon historia.

Sot, fjala “mik” po zhvlerësohet, duke u përdorur me vend e pa vend.

Në Kanun, fjala “mik” lidhet me nderin dhe mikpritjen. Miku mbrohej me jetë, pritej si i shenjtë, madje edhe hasmi nuk e prekte mikun e dikujt, përndryshe kishte dy gjaqe borxh. Miku ishte amanet.

Lexo edhe:

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

Sot mjafton që dikush të ka “friend” në Facebook dhe të shkruan: “Jemi miq”.

Një histori jo vetëm për të qeshur.

Një ministër i Brendshëm i një vendi të BE vjen për herë të parë në Shqipëri. Takon homologun shqiptar.

Në dalje për mediat, ministri ynë i Brendshëm e prezantoi “miku im…”.

Sapo mori fjalën ministri i huaj, dhe atë moment nuk harron dot lehtë kush ishte i pranishëm, tha:

“Unë e takoj zotërinë për herë të parë. Nuk e di pse më quan mikun e tij.”

“Me mikun tim të mirë, Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës…” vijon sot avazi.”Me mikun tim të mirë”?? A ka mik të keq?

Ndërkohë që populli ende e pret mikun me bukë, kripë, e zemër, zyrtarët e quajnë mik çdokënd që s’u flet keq.

Kur “mik” bëhet kushdo që të ka dhënë dorën ose të ka përmendur në fjalim, atëherë fjala zhvishet nga çdo vlerë.

Fakti që një zyrtar i lartë e korrigjoi publikisht kolegun shqiptar, duke e sqaruar se “nuk jemi miq, sapo u njohëm”, e bën gjithçka edhe më qesharake.

Fjala “mik” është për njerëz që njihen, që ndajnë kohë, përjetime, besim, respekt dhe përgjegjësi.

Nëse çdo i ftuar, apo i takuar për herë të parë, quhet mik, atëherë mik nuk është më askush.

Etiketa: lutfi dervishimikuspiropali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

21:14 : 13/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

21:25 : 06/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
Para

VIDEO/ Skandal në Lezhë, Policia kalon pranë të aksidentuarit dhe nuk ndalon

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com