• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

17:26 : 20/06/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërtuesit e të paktën tre kullave që kanë rrethuar qendrën e Tiranës, si edhe disa shumëkatëshve të tjerë në zonat më të kërkuara të kryeqytetit, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të ngritur kate pa leje.

Duket si një garë megalomanie për lartësinë më të madhe, por që natyrisht përkthehet në fitime kolosale për kompanitë ndërtuese. Në këtë garë paligjshmërie gjendet gjithnjë kryeministri Edi Rama, i cili, me firmën e tij, ka plotësuar çdo dëshirë të biznesmenëve.

Projekti i Edi Ramës për rrethimin e Tiranës me kulla shumëkatëshe është konsideruar si “vizion europian” nga kryeministri, ndërkohë që opozita e ka kritikuar si një “lavatriçe gjigante pastrimi parash”.

Në foto: Pamje panoramike e disa prej kullave të ndërtuara në Tiranë

Përtej vlerësimeve dhe akuzave politike e publike, tashmë në qendër të kryeqytetit shqiptar janë lartësuar një pjesë e godinave shumë-katëshe.

Lexo edhe:

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

“Boldnews.al” ka evidentuar deri më tani, më së paku rastet e kateve pa leje ose devijim të projekteve fillestare të kullave: “Syri i Tiranës”, i biznesmenit Armand Lilo, “Book Building”, me pronar fundor Dajlan Avdia dhe “Downtown  Tirana” e Shefqet Kastratit.

Në listën e kateve të paligjshme përfshihen edhe shumëkatëshit e ndërtuar nga “Sallillari” e Pëllumb Salillarit dhe “Xheluks” e Julian (Lul) Morina.

“Syri i Tiranës” i Armand Lilos

Kulla “Syri i Tiranës” gjendet në qendër të kryeqytetit shqiptar, në krah të sheshi “Skënderbej”. Kushdo që ka kaluar në atë zonë nuk mund të mos i kap syri kullën shumë-katëshe, të ndërtuar në formën e kubave të vendosur mbi njëri-tjetrin.

Në 12 dhjetor 2017, Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi vendimin nr. 11 “Për Miratimin e lejes së Zhvillimit për objektin: “Godinë polifunksionale “Eye of Tirana” 5, 6, 8, 9, 11, 15, 21, 24 kate, me 4 kate nëntokë, në kryqëzimin e e rrugës së “Kavajës” dhe rrugës së “Durrësit”, Bashkia Tiranë”.

Në foto: Leja e Këshillit të Rregullimit të Territorit (KKT) për Kullën “Eye of Tirana”

Leja u miratua me zhvillues dhe ndërtues shoqëritë “Ideal Construction” sh.p.k., “Concord Investment” sh.p.k. Në fazën e zhvillimit, u largua “Edil-Al” i vëllezërve Dulaku dhe ndërtues mbeti vetëm “Ideal” i Armand Lilos.

Në 16 qershor 2022, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ushtroi kontroll në kullën e lartë, ku u konstatuan punime (shtesë katesh), jashtë parashikimeve të lejes së ndërtimit të miratuar nga Bashkia Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se në objektin “Kullë” janë ndërtuar 3866.16 m2 sipërfaqe shtesë, jashtë lejes së ndërtimit. Ndërsa në objektin “8-9 kate” janë konstatuar 780.63 m2 sipërfaqe të ndërtuar në kundërshtim me projektin e miratuar. Sipërfaqe totale ndërtimi jashtë lejes rezulton të jetë 4646.79 m2.

Deri në atë kohë, asnjë prej institucioneve nuk e kishte vënë re këtë anomali të dukshme edhe me sy të lirë.

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Tiranës nisi hetime për ndërtim të paligjshëm dhe dosja aktualisht në në proces gjykimi pranë Gjykatës së Tiranës.

Në foto: Kulla “Eye of Tirana”

Sipas dosjes së lexuar nga “Boldnews.al”, ekspertizat e urdhëruara nga Prokuroria e Tiranës zbuluan një fakt interesant-megjithëse kulla “Syri i Tiranës” kishte 7 kate pa leje, sipërfaqja totale e godinës ishte afërsisht me atë që ishte miratuar në lejen e ndërtimit.

Megjithatë, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), bazuar në një Vendim të kontestuar të Këshillit të Ministrave, nënshkroi marrëveshje me “Ideal Construction” e Armand Lilos, në të cilën ky i fundit pranonte të kalonte katet shtesë në favor të shteti shqiptar, nëpërmjet kontratës simbolike “1 euro”.

Në këtë mënyrë, KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama i legjitimoi katet pa leje të Armand Lilos.

“Book Building” i Dajlan Avdias

Një vendim i Gjykatës së Apelit Administrativ, i cili shfuqizoi një gjobër 650 mijë euro për shoqërinë ndërtuese “TDT & Partners” të Dajlan Avida dhe Glend Abdi, zbuloi se kulla “Book Builindg”, e pozicionuar në qendër të kryeqytetit, kishte ndërtuar një kat të tërë shtesë parkimi, rreth 1800 m2, në kundërshtim me lejen e ndërtimit.

Në Shkurt të vitit 2018, Këshilli i Rregullimit të Teritorit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin “Godinë Polifunksionare, 4, 5, 11, 21 kate me tre kate nëntokë “Book Building”, në rrugën “Abdi Toptani”, pranë Sahatit, në qendër të Tiranës, në favor të subjektit “Techno-Alb”.

Në Prill 2020, në periudhën e bllokimit total nga pandemia Covid-19, kompania ndërtuese “TDT & Partners” e Avdias dhe Abdi, po vijonin rregullisht punimet për kullën pranë Sahatit të Tiranës.

Në foto: Leja fillestare e miratuar nga KKT për kullën “Book Building”

Gjatë punimeve, kur ishte mbërritur në nivelin (-3), zona e parkimit, inxhinjerët e kompanisë konstatojnë se struktura gjeologjike e terrenit ishte e papërshtatshme për të mbajtur të gjithë strukturën.

Për këtë arsye, vijojnë gërmimet deri në nivelin (-4), megjithëse kjo ishte jashtë lejes së miratuar.

Disa muaj më pas, kur kompania kishte përfunduar punimet pa leje, kërkon nga Bashkia e Tiranës lejen për ndryshimin e projektit. Bashkia e refuzon dhe, në vitin 2022, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit e gjobit shoqërinë me 65 milionë lekë të reja (650 mijë euro) për ndërtimin pa leje të sipërfaqes rreth 1800 m2.

Në foto: Kulla “Book Building”

Ndërkohë “TDT & Partners” i drejtohet me të njëjtën kërkesë për ndryshim projekti Këshillit të Rregullimit të Territorit, të drejtuar nga Rama. KKT e miraton kërkesën e shoqërisë së Dajlan Avdia, duke i krijuar hapësirë kompanisë që të kundërshtojë në gjykatë gjobën e Bashkisë.

Në 22 Maj 2025, Gjykata Administrative e Apelit shfuqizoi gjobën dhe, tashmë, sipërfaqja e ndërtuar pa leje në “Book Building” u legalizua tërësisht, falë firmës së kryeministrit.

Katet pa leje të Salillarit

Pëllumb Salillari është biznesmeni, që më së shumti në publik prezantohet me një foto, në të cilën kryeministri Edi Rama i fërkon dashamirësisht kokën. Gjuha e trupit dashamirëse e Ramës e ka shndërruar kompaninë “Salillari” në një prej përfitueseve më të mëdha të tenderave dhe lejeve të ndërtimit.

Në foto: Kryeministri Edi Rama, biznesmeni Pëllumb Salillari dhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj

Kjo “dashamirësi kryeministrore” duket se i ka dhënë leje Pëllumb Salillarit të ndërtojë, më së paku 2400 m2 pa leje, me një vlerë totale tregu rreth 3.5 milionë, në një prej godinave shumëkatëshe në zonën e lakmuar të Kopshtit Botanik, në Tiranë.

Katet pa leje u zbuluan, me shumë vonesë, nga një “operacion mediatiko-propagandistik” i qeverisë së Ramës në shtator të vitit 2022 dhe rasti iu përcoll më tej Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Paralelisht me referimin në Prokurori, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, vendosi konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes pa leje në godinën e Salillarit.

Në foto: Godina me kate pa leje e “Salillarit”

Por, ky proces duket se nuk finalizohet lehtësisht. Në kohën që KKT po shqyrtonte dokumentacionin për konfiskimin e sipërfaqes pa leje, Salillari ndërtoi një skemë, nëpërmjet të cilës shpërndau apartamente në atë godinë tek vartësit dhe punonjësit e tij, nëpërmjet kontratave të premtim-shitjeve, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Gjithësesi, kompania “Salillari” dhe administratori i saj, Lulzim Salillari, vëllai i pronarit, Pëllumbit, tashmë janë në proces gjyqësor, përballë Prokurorisë së Tiranës, e cila i akuzon për “ndërtim të paligjshëm”, me qëllim përfitimi.

Pallati tërësisht pa leje i Lul Morinës
Historia e kateve pa leje tek shumë-katëshve në Tiranë merr një dimension sa qesharak, aq edhe për të vënë duart në kokë, në rastin e një pallati shumë-katësh, i cili po ndërtohej nga kompania “Xheluks” e Lul Morinës, në zonën e Liqenit të Thatë, tërësisht pa leje.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, pjesë e operacionit “mediatiko-propagandistik” qeveritar të shtatorit 2022, u shpreh e habitur se si askush nuk e kishte parë godinën 7-katëshe të ngrihej tërësisht pa leje.

Deklaratat e saj shigjetonin drejtëpërdrejtë “armikun e saj politike” kryebashkiakun socialist të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe vartësit e tij, të cilët kishin mbyllur sytë përballë paligjshmërisë së Lul Morinës.

Në foto: Pallati pa leje, ndërtuar nga kompania “Xheluks” në zonën e Liqenit të Thatë

Një hetim i mëvonshëm i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se sipërfaqja pa leje ishte rreth 16 mijë metra katrorë dhe aktualisht kompania “Xheluks” është në proces gjyqësor për “ndërtim të paligjshëm” për qëllime përfitimi.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, të siguruar më herët nga “Boldnews.al”, jepen dëshmitë kontradiktore të vartësve të Veliajt, të cilët kishin lejuar ndërtimin e godinës tërësisht pa leje.

Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, mori vendim në vitin 2022 për të kaluar për konfiskim pallatin e Lul Morinës.

Por, megjithatë, biznesmenit duket se nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Me dashamirësinë e Ramës, ai ka përfituar leje të tjera ndërtimi, si në Tiranë, ashtu edhe në zonat bregdetare.

Etiketa: armand liloDajlan AvdiaDowntown  Tiranae paligjshmeEdi Ramagarajulian morinakatetkullatlartësitëlul morinapa lejepellumb salillariRamashefqet kastratiXheluks“Book Building”“Syri i Tiranës”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

13:08 : 20/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

08:13 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Kontrollon drejtësinë dhe krimin”/ Abilekaj: Rama krijon spektakël me SPAK

21:55 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Gys Agasi ishte thjeshtë koordinatori i radhës”/ Artan Hoxha: Rama e ka zëvendësuar me bandat që tani

21:41 : 19/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rama “shpërthen” ndaj kryebashkiakut të Vlorës në mes të festës së PS-së

20:43 : 19/06/2025
Para

Britania e Madhe tërheq stafin e ambasadës nga Irani

TË GJITHA

Benfica fiton me goleadë dhe eliminon amatorët nga Botërori i Klubeve (Video)

22:37 : 20/06/2025

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

22:34 : 20/06/2025

Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë

22:30 : 20/06/2025

Aksident në Fier-Ballsh/ 15-vjeçari humb kontrollin e makinës, plagoset bashkë me dy pasagjerët

22:19 : 20/06/2025

“Provat e mashtrimit janë masive”, Trump kërkon hetim për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

22:14 : 20/06/2025

Egli Tako flet hapur dhe tregon raportin që ka me Gjestin

22:12 : 20/06/2025

Botërori i klubeve/ Chelsea bie keq në Philadelphia, Flamengo e përmbys me tre gola

22:09 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com