• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJE/ Breshëri kallashnikovi në lokalin e ish-shoferit të Arjan Ndojit, shenjat e plumbave mbi xham (PAMJET)

10:14 : 20/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të shtetasit Mondi Voga, që rezulton të ketë qenë shofer i ish prokurorit Arjan Ndoja.

Detaje të reja dalin teksa raportohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja.

Sipas burimeve, Mondi Voga ka qenë duke fjetur së bashku me gruan dhe fëmijët, pasi lokali ka edhe hotel.

Mondi Voga, ish-shoferi Arjan Ndojës, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se rreth orës 01:10 është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij në fshatin Krastë.

  • Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri në lokalin e Fushë- Krujës.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 3 të plagosur rëndë

Aksident në Rrugën e Kombit, shoferi në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

Siç raportohet policia dyshon se autoret kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballe lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët.

Pamje nga vendi i ngjarjes
  • Pista e hetimit

Nderkohe, pronari i lokalit ka qëndruar i rezervuar gjatë marrjes në pyetje, pa dhënë detaje apo dyshime mbi autorët e mundshëm.

Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë në disa pista, për shkak të konflikteve të shumta që pronari ka pasur në të shkuarën.

Një ndër pistat kryesore që po shqyrtohet lidhet me një konflikt për çështje pronësie, megjithatë nuk jepen ende detaje të plota.

Autorët dyshohet se kanë dalë nga zona e pyllëzuar dhe kanë qëlluar në drejtim të lokalit, ndërsa mbanin kapuçë në kokë për të fshehur identitetin.

Pas atentatit, ata janë larguar në këmbë në drejtim të pyllit, por nuk përjashtohet mundësia që më pas të jenë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar me automjet.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, me qëllim identifikimin e autorëve

  • Çfarë njofton policia?

Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

  • Kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës?

Mondi Voga ka qenë i arrestuar më parë nga policia, pasi në vitin 2020 ai u kap me armë zjarri në makinë.

Vogës iu gjet arma në një makinë luksoze e të blinduar, ndërsa emri i tij lidhet edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës.

Mondi Voga në 2018 u kap nga kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit duke dhunuar avokatin Ilia Ilia. Voga u shpall në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari arriti ta identifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj.

Për këtë ngjarje, u vendos në hetim në atë kohë edhe prokurori Arjan Ndoji, që dyshohet se ka organizuar sulmin ndaj avokatit, me të cilin ishin konfliktuar një ditë para ngjarjes në një seancë gjyqësore. Në lidhje me ngjarjen, babai i Mondi Vogës deklaroi se djali kishte rrahur avokatin Ilia pasi ishte shtyrë nga prokurori Ndoji.

  • Babi i Mondi Voges kerkoi falje per dhunimin e avokatit (korrik 2018)

Kadri Voga, babai i Mondi Vogës, ne ate kohe i shpallur në kërkim nga policia si autor i dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia kerkoi falje per veprimin e te birit.

“Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person. Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime anti-ligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre”, është shprehur babai i Mondi Vogës me 21 korrik 2018.

Lexo edhe:

Të shtënat me armë drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, reagon policia

Etiketa: atentathotelkrimmondi vogaplagosje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 3 të plagosur rëndë

09:53 : 03/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Kombit, shoferi në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

09:14 : 03/10/2025
AKTUALITET

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025
BOTA

Panik në Ibiza/ Shkëmbinj rrëshqasin mbi hotel, tre persona të plagosur (Video)

21:41 : 01/10/2025
AKTUALITET

Ortakja lidh sahatin me ndihmën e policisë dhe OSHEE-së, hoteli në rrezik zjarri

21:11 : 01/10/2025
AKTUALITET

Dhuna fizike, gjuha e re e shoqërisë shqiptare

14:32 : 01/10/2025
Para

Zbulohen sera me kanabis në Kavajë, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

TË GJITHA

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

20:13 : 04/10/2025

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com