• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krahu i djathtë i Taullaut/ Arrestohet “Lili”, pagoi Laert Haxhiun për të vrarë Albi Bashaliun

18:04 : 19/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është arrestuar në Britaninë e Madhe 48-vjeçari Lorenc Lala, i shpallur fillimisht në kërkim Prokuroria e Elbasanit në kuadër të goditjes së grupit kriminal të Laert Haxhiut, ku dosja më pas i kaloi Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ky grup kriminal u godit pasi një prej anëtarëve, Artan Tafani vendosi të kthehej në një të penduar të drejtësisë, pas arrestimit. Lorenc Lala akuzohet se ka porositur për gjakmarrje vrasjen e Albi Bashaliut, krim i regjistruar në fshatin Gjoçaj të Peqinit mëngjesin e 27 Dhjetorit të vitit 2021.

Lajmi për arrestimin e Lorenc Lalës është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila raporton se 48-vjeçari është kapur në Britani në kuadër të operacionit “The Wanted”, si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester.

Mbi Lorenc Lalën rëndojnë akuzat për veprat penale: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Artan Tafani ka dëshmuar në GJKKO se vrasjen e Albi Bashaliut e kanë kryer për një pagesë prej 30 mijë eurosh, të cilat ua ka sjellë Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhiut, Lulzim Arapit dhe vetë Artan Tafanit.

Lexo edhe:

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja kosovare në “takim special” me Laert Haxhiun

I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak

I penduari i SPAK ka treguar se Laert Haxhiu u kishte kërkuar “kokën” e Bashaliut si nder për mikun e tij Lorenc Lala, që thirrej “Lili” dhe ky i fundit e donte për dy vëllezërit Xhahysa, ku njëri prej tyre quhej Enriko, të cilët pretendonin se ai u kishte vrarë babanë.

Tafani ka treguar me detaje edhe logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. Ai tregoi se gjatë kohës që ndodhi vrasja ishte fshehur me Laertin në një banesë me qira në zonën e Astirit. Sipas tij banesa ishte marrë me qira në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit.

Ndërkohë, i pyetur mbi personazhin Lorenc Lala, Artan Tafani ka deklaruar në sallën e gjyqit se “Lili” është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, një personazh i krimit të organizuar në Lushnjë, i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Familja e Taullaut njihet si rivale e grupit të Aldo Bares në Lushnjë, teksa në vitin 2005 kanë ekzekutuar Baki Taullaun, vëllain e Saimir Taullaut.

DËSHMIA NË GJKKO

Prokurori Behar Dibra: Si ju ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?

Artan Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën, na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Lilit” (Lorencit). Ata ishin miq të Laertit.

Prokurori Behar Dibra: Mund të na e sqarosh kush janë cunat e vrarë?

Artan Tafani: Di që ishin dy çuna qe ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babanë. Pasi ka folur Laerti me Lilin, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula zogj. Enriko kishte një moni cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.

Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, pra Enrikon, në qendër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtrri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera. Këtij djali i kishin vrarë të atin. Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë, domethënë për vrasje

Prokurori Behar Dibra: Është përmendur emri i Laertit?

Artan Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thenë që jam nipi i Lilit, që është Lorenc Lala.

Prokurori Behar Dibra: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?

Artan Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit.

Artan Tafani: Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati. Ka qenë ora 4 i mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjoncaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi. Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fisheke të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull. U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz.

Pasi mbaruam punë dhe u krye atentati, Audi nuk u ndez. Në makinë kishim dy bidona me benzinë dhe vendosa ta digjnim në vendin e ngjarjes për të eliminuar çdo gjurmë. Mora mjetin tjetër tip Benz gri me targa greke. Në kthim, kaluam nga Kavaja dhe armën e çmontuam dhe e hodhëm pjesë pjesë gjatë rrugës. Në Tiranë e lamë makinën dhe u larguam në këmbë

Prokurori Behar Dibra: Po makina benz nga ishte siguruar?

Artan Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E merr Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.

Etiketa: albi bashalliuarrestohetArtan Tafanilaert haxhiuLiliLonderLorenc LalaSaimir Taullau

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja kosovare në “takim special” me Laert Haxhiun

18:47 : 10/07/2025
AKTUALITET

I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak

16:47 : 10/07/2025
AKTUALITET

Drejt “41 BIZZ”-it/ U kapën në të njëjtin sektor dhe me telefona, ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg

10:01 : 10/07/2025
AKTUALITET

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

18:29 : 09/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim nga Italia për drogë, shqiptari kapet në Kroaci pas “spiunimit” nga policia shqiptare

11:12 : 07/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, emërohen drejtuesit e rinj

15:42 : 06/07/2025
Para

Sara Hoxha dhe Erik Fullani në Siçili, blogerja feston ditëlindjen krah dashurisë së re

TË GJITHA

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

19:26 : 11/07/2025

Zyrtare/ Partizani e largoi para Europës, Agim Zeka firmos në ligën e tretë spanjolle

19:24 : 11/07/2025

Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash

19:22 : 11/07/2025

Zyrtare/ Jarmouni largohet nga Tirana, sulmuesi firmos me klubin e ri

19:13 : 11/07/2025

Njeri mashtroi për tokën, tjetri për hotelin, e pesojnë dy persona në Vlorë

19:00 : 11/07/2025

OKB: 798 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

18:57 : 11/07/2025

EMRAT/ Proda “shkartis” shefat e komisariateve, Robert Loshës i jep një tjetër “tortë” në Tiranë

18:54 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com