• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

Pas dorëzimit të provave dhe shpjegimeve të prokurorit të Tiranës, Robert Kote kundër shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit të tij, drejtuesi i SPAK që ka marrë kompetencat e Komisionerëve Publikë, u tërhoq nga kërkesa për shkarkim, duke vlerësuar se pamundësia financiare që mbetet pas rishikimit të analizës dhe gjetjet e tjera nuk mund të sjellin penalizim.

09:11 : 19/06/2025
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, u tërhoq nga kërkesa për shkarkim dhe kërkoi para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualfikimit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi.

Prokurori Robert Kote u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që konkludoi se ai kishte arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe figurës, si dhe nivel kualifikues për profesionalizmin.

Për këtë çështje u paraqit opinion nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, që konstatoi nevojën e hetimit të mëtejshëm të gjetjeve me qëllim për të arritur në përfundimin e duhur. Në vijim, vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili ngriti shkaqe ankimi në të tre kriteret e rivlerësimit, duke i kundërshtuar konkluzionet e KPK-së si të pabazuara në aktet e hetimit administrativ.

Gjatë parashtimeve për shkaqet e pasurisë në seancën parardhëse, Braho deklaroi se subjekti nuk kishte arritur të kundërshtonte barrat e provës për pamundësinë e financiare për blerjen e një automjeti tip Audi në vitin 2015, kundrejt vlerës 1 milion lekë; se kishe kryer veprime fiktive lidhur me përcaktimin e çmimit të shitjes së një mjeti tip Rover, vlerë që është deklaruar si burim krijimi për blerjen e Audi-t; se nuk mbulonte shpenzimet e vajzës për shkollimin e saj në Austri; si dhe ngriti dyshime për veprime fiktive në marrjen e një kredie për blerjen e një njësie, kontratë që më pas është revokuar nga subjekti.

Lexo edhe:

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

Po ashtu, u qëndroi dhe shkaqeve për profesionalizmin e figurën, duke kërkuar konsiderimin e tyre në vlerësimin tërësor së bashku me gjetjet për pasurinë në drejtim të cënimit të publikut, si dhe kërkoi shkarkimin e Kotes.

Të mërkurën gjatë konkluzioneve, Braho paraqiti qëndrime të ndryshme për disa prej shkaqeve. Ai konstatoi pamundësi në shumën rreth 700 mijë lekë për blerjen e mjetit dhe rreth 132 mijë lekë për shpenzimet e vajzës së subjektit në Austri. Sipas Brahos, me aktet dhe shpjegimet e depozituara nga prokurori Kote, provohet se vajza e tij nuk është regjistruar për të vijuar studimet në Astri. Pamundësia është konstatuar për shpenzimet lidhur me udhëtimin dhe qëndrimin e saj për një kohë të shkurtër atje.

Për blerjen e një automjeti tjetër, prokurori Braho konstatoi se nga rishikimi analizës financiare rezultonte se subjekti ka pasur mundësi financiare.

Megjithëse u konstatua se dukej se subjekti kishte kryer veprime fiktive në kontratën e blerjes së njësisë dhe revokimit të saj me qëllim përfitimin e kredisë, dy bilancet negative sipas Brahos, nuk e cënojnë besueshmërinë e prokurorit Robert Kote në kriterin e pasurisë.

Po ashtu, Braho evidentoi se provat e dorëzuara nga subjekti dhe për shkaqet e ngritura për figurën dhe profesionalizmin, kishin sjellë shërimin e një prej tyre, pasi subjekti kishte dorëzuar një vendim gjykate të formës së prerë për një çështje të hetuar dhe përfaqësuar prej tij, për të cilën ishin ngritur pretendime. Për gjetjet lidhur me një tjetër procedim, Braho tha se nuk mund të sjellin në penalizim.

Në përfundim prokurori Klodian Braho, kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Robert Kote.

Subjekti i rivlerësimit ritheksoi edhe në seancën e të mërkurës se megjithëse ka 36 vjet që punon si prokuror, ende nuk disponon një pasuri të paluajtshme, pasi apartamentin ku jeton e ka lënë si kolateral për kredinë me të cilën e ka blerë.

Kote nënvizoi se provoi se vajza nuk kishte filluar asnjëherë studimet në Austri, si dhe se kishte depozituar prova e fakte që rrëzonin çdo dyshim për sa i përket cënimit të besimit të publikut. Edhe ai kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.

Kolegji njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 3 korrik, në orën 15:00./BIRN

Etiketa: ALTIN DUMANIprokurorProkurori Klodian BrahoRobert Kotevetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

12:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqen zvarrë

21:16 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

21:04 : 27/10/2025
AKTUALITET

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025
Para

Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com