• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Gazetarja Ola Xama tha në MCN se në vitin 2024 janë rritur banesat bosh në Tiranë në krahasim me një vit më parë, ku shifra ka arritur në 56 mijë. Xama theksoi se sektori i ndërtimit ka hyrë në një vorbull financiare me shumë risqe, dhe tregu është i pakontrolluar. 

“Nëse dikush ecën natën dhe sheh ndërtesa të tëra pa drita të jep përshtypjen që këto banesa janë bosh. Mendova që të dhënat më të mira mund t’i ketë OSHEE. Iu drejtova me një kërkesë për informacion, ku i kërkova numrin e abonentëve për kryeqytetin, të banesave që kishin konsumuar zero energji. Në atë kohë më erdhi përgjigjja për 51 mijë banesa që konsumojnë zero.  Atëherë mu krijua bindja që 50 mijë banesa s’banohen nga askush dhe është një stok që i ka mbetur sektorit të ndërtimit, qoftë nëse e ka blerë dikush, qoftë kompanisë private. I kam update-uar të dhënat, dhe Censusi nxori afërsisht 52 mijë banesa bosh në kryeqytet. Të dhënat e OSHEE për vitin 2024 flasin për një numër në rritje të banesave bosh, që kanë shkuar në 56 mijë. Krahasuar me një vit më parë, me vitin 2023, janë 5 mijë banesa të tjera bosh, që i është shtuar këtij stoku. 

Vitet e fundit ka dalë edhe modeli i kleringut. Sektori i ndërtimit ka hyrë në një vorbull. Është një treg tërësisht i pakontrolluar. Nëse e krahasojmë me vendet e tjera, qoftë të rajonit, qoftë model të Perëndimit, s’ka asnjë rregull, dhe është ndërtuesi që bën ligjin në raport me klientin.  Në momentin që klienti paguan një mall që s’e gëzon dhe merr shumë risqe, bëhet investitor me ndërtuesin, ndërtuesi mund ta shtyjë kontratën, ta zgjasë pa fund, të ndryshojë termat e çmimeve. Me këtë situatë në gjyqësor është e vështirë të kërkohet e drejta nga ana e konsumatorëve. Krijohet një vorbull financiare me shumë risqe” – tha gazetarja.

 Ola Xama tha në “Mcn Economy” se përmes sektorit të ndërtimit pastrohen para dhe këtë mund ta kuptojmë nga analizat makroekonomike, zhvlerësimi i euros dhe hetimet penale.

Gazetarja ngriti pyetjen se nga vijnë flukset monetare që e kanë zhvlerësuar euron. Ajo vë në dukje se kryesisht paratë e pista hyjnë nga sektori i kleringut. 

Lexo edhe:

Flamur Noka në komision: Jemi i vetmi vend ku drejtorët e policisë i caktojnë kartelet

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

“Nga ato që kam investiguar, jam thelluar, dhe kam arritur të zbuloj, është që as kompanitë e ndërtimit s’janë shumë të ekspozuara nga paratë e pista të grupeve kriminale. Hyjnë nga sektori i kleringut. Nëse shohim kompani lider, me emër, shohim sektorin e kleringut. Kemi një kullë në qendër të Tiranës ‘Downtown 1’, ku nënkontraktori i saj që është pjesa e kleringut, është nën hetim nga SPAK, dhe kompanitë e tij janë vendosur nën sekuestro, që ka edhe një zonë rezidenciale, kompleksi ‘Turdiu’ në mos gaboj. 

Në çdo dosje penale që lexohet, kryesisht paratë janë pastruar përmes sektorit të ndërtimit. Pastrohen në volume të mëdha, nuk kërkon shumë mundim. Në sektorin e ndërtimit pastrohen para, këtë e masë me analiza të tërthorta makroekonomike. Kur nisi të lulëzonte kanabizmi fluksi i eurove filloi të rritej. Nga vijnë gjithë këto flukse monetare që të rrëzojnë me 40 për qind….Ka qenë 140 euro ka shkuar 97. 

Patjetër lulëzojnë investitorë që s’u dihet emri, nisin shesin dhe burimet e financimit janë të paqarta. Skemat e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit çdo vit janë në rritje. Krimi ka zgjedhur ndërtimin si sektor për të pastruar paratë, e thonë raportet. Nëse hetoj 10 persona dhe 4 i kanë pastruar në sektorin e ndërtimit, kjo s’është hamendësim” – tha Xama.

Etiketa: kleringukrimindertimiOla xamaparatëpastrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flamur Noka në komision: Jemi i vetmi vend ku drejtorët e policisë i caktojnë kartelet

12:19 : 11/11/2025
AKTUALITET

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025
AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Tabaku nga Strasburgu: S’ka integrim në BE pa zgjedhje të lira

TË GJITHA

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com