• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuçovë/ Zyrtarët e bashkisë indiferentë ndaj sherrit mes 2 komshinjve: Mashtrues, ke qenë në burg

20:48 : 18/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Muri që ka futur në sherr dy familje në Kuçovë, është pronë e shtetit e megjithatë strukturat vendore prej vitesh qëndrojnë indiferentë, teksa Shefqet Liko dhe Gentian Agalliu mbajnë të ndezur konfliktin mes tyre.

Gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti e vijoi investigimin në bashkinë e Kuçovës, pas intervistave të kryera me palët e përfshira në këtë konflikt.

Drejtori i IKMT në bashkinë e Kuçovës, Altin Dautaj ka sqaruar se për ankesën e Shefqet Likos është kthyer një përgjigje ku thuhet se pretendimi i tij për murin ndarës me banesën e Gentian Agalliut është jo i drejtë.

Dautaj madje në një moment ka fyer qytetarin, si njeri që ka bërë burg dhe që është mashtrues.

“Unë po ju them se kjo ankesë e Shefqet Likos është trajtuar disa herë dhe i është kthyer përgjgjije. Muri ndarës ekziston prej 30 vitesh dhe ndan dy objekte. Është kufir ndarës i vjetër.

Lexo edhe:

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon nga “Wake Up”, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn

Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë producentin e njohur, përdorën edhe armë

Zotëria ka kërkuar hapësirë publike nga bashkia ndaj ankohet tani. Ky është mashtrues, ka bërë dhe burg për vjedhje. Për ankesën e tij, është bërë verifikimi me IKMT dhe kemi dalë në përfundim që pretendimi nuk është i drejtë”, thotë drejtori i IKMT-së Altin Dautaj.

Ndërsa Sokol Vasili nga zyra e urbanistikës në bashkinë e Kuçovës thotë për gazetaren Anxhela Gjiriti se ndërtimet e 2 komshinjve që janë në konflikt janë ekzistuese prej vitesh.

“Ne i kemi përcaktuar pusetat se ku duhet të lidhen, ja kemi përcaktuar me planvendosje ku janë kanalizimet. Mund të them që puseta më e afërt i është treguar zotërisë, por ai ka prishur kanalizimet që kanë qenë ekzistuese dhe tani thotë dua t’i lidh atje ku dua unë.

Muri ka një disnivel shumë të lartë nga kanalizimet dhe nuk i pengon”, thotë zyrtari i Urbanistikës.

Në lidhje me pretendimin e Shefqetit se muri që ndan kufijtë mes 2 komshinjve nuk respekton distancën 5 metra që duhet të jetë mes dy banesave, përfaqësuesi i zyrës së urbanistikës në bashkinë e Kuçovës, thotë se muri është hapësirë publike dhe nuk ka leje ndërtimi, por prishja e tij nuk është kompetencë e tij.

“Me ligjin aktual, në pronat shtetërore është e pamundur të ndërtohen”, shton ai.

I pyetur nga “Tak Fak”, kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, thotë se zotëria e ka marrë përgjigjen me shkresë zyrtare.

“Konfliktet mes tyre nuk zgjidhen nga unë”, theksoi ai në prononcimin e shkurtër dhënë gazetares Gjiriti.

Pas këmbënguljes së “Tak Fak”, bashkia e Kuçovës i nisi një kërkesë për informacion edhe drejtorisë vendore të agjencisë së Kadastrës në Berat ku në kthim përgjigje, ky institucion pohon se muri i ndërtuar në pasurinë 7/611 në një sipërfaqe 135 metra katrorë është në pronësi të shtetit.

Tashmë i mbetet bashkisë Kuçovë të shuajë zjarrin mes dy familjeve./ Tak Fak

Etiketa: BashkiakomshijteKucovesherrzyrtaret

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon nga “Wake Up”, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn

16:01 : 17/11/2025
SHOW BIZ

Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë producentin e njohur, përdorën edhe armë

10:45 : 17/11/2025
SHOW BIZ

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

4 persona dhunojnë me shkopa bejsbolli 2 të mitur në Konispol

15:45 : 14/11/2025
AKTUALITET

U arrestua pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, Gjykata e Korçës liron nga burgu Kevi Muçollarin

14:45 : 13/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 55-vjeçari humb jetën pas sherrit me një 18-vjeçar, arrestohet i riu

12:07 : 12/11/2025
Para
Kampi i Gjadrit

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com