• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE tepër e ngadaltë në shmangien e luftës tregtare me Donald Trump

11:56 : 18/06/2025
në BOTA

Jean-Claude Juncker, ish-presidenti i Komisionit Europian kritikon pasardhësen e tij që nuk ka ndërvepruar drejtpërdrejt me liderin amerikan

Ish-kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka kritikuar pasardhësen e tij, Ursula von der Leyen, për mungesën e angazhimit të drejtpërdrejtë në përpjekje për të shmangur në kohë luftën tregtare me Donald Trump.

“Mendoj se do të kishte qenë më e udhës, që Komisioni të përpiqej të siguronte një takim sa më herët që të ishte e mundur, sepse ishte e parashikueshme që ai do të rikthehej te çështja e tregtisë,” tha Juncker.

“Nuk do të ketë marrëveshje pa praninë aktive të presidentes së Komisionit,” shtoi ai, duke folur nga zyra e tij në Bruksel, pesë kate poshtë asaj të Von der Leyen.

Lexo edhe:

“Luftë” për kontraceptivët e USAID/ SHBA kërkon asgjësim, Franca nën presion

BE kërkon gjithëpërfshirje për Kodin e ri Penal

Presidenti amerikan këtë vit ka rikthyer tarifat për çelikun dhe aluminin nga BE-ja, të cilat i kishte vendosur gjatë mandatit të tij të parë, por që Juncker arriti t’i pezullojë në vitin 2018 duke premtuar se blloku do të blinte më shumë gaz dhe sojë nga SHBA. Trump ka kërcënuar gjithashtu me vendosjen e një takse 50 % për të gjitha importet nga BE-ja, nëse negociatat aktuale tregtare me Brukselin dështojnë deri më 9 korrik.

Juncker tha se ai e kishte takuar Trumpin të paktën shtatë herë para se të arrinte marrëveshjen në 2018.

Ndërkohë, Von der Leyen nuk ka pasur asnjë takim dypalësh për të diskutuar mosmarrëveshjet tregtare, por ka folur me Trumpin vetëm shkurtimisht në evente te ndryshme ndërkombëtare, si funerali i Papa Françeskut në prill apo në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në janar. Ajo po merr pjesë në samitin e G7 në Kanada, që ka nisur të hënën, ku është i pranishëm edhe Trump, por zyrtarët në Bruksel nuk janë të sigurt nëse do të diskutohet çështja tregtare.

Juncker pranoi se për Von der Leyen është “më e vështirë”, pasi armiqësia e Trump ndaj Europës është më e hapur dhe ai po udhëton më pak jashtë vendit krahasuar me mandatin e tij të parë. Por, sipas tij, delegimi i bisedimeve te komisioneri për tregtinë, Maroš Šefčovič, ishte një gabim.

“Trump më duket pa s shumë njësoj,” tha ish-kryeministri i Luksemburgut. Por presidenti amerikan tani i thotë publikisht ato që më parë i pohonte pas dyerve të mbyllura, si për shembull akuzat se BE-ja ishte krijuar për të “mashtruar” SHBA-në.

Juncker tha se zyrtarët e Komisionit kanë gabuar në strategjinë e tyre, duke premtuar vendosjen e tarifave ndëshkuese për mallra amerikane me vlerë 26 miliardë euro, përfshirë alkoolin – një masë kundër të cilës shumë shtete anëtare u rebeluan për shkak të frikës se SHBA do ta përmbushte kërcënimin për taksa 200 % ndaj verërave dhe pijeve të tjera europiane. Në fund, Komisioni hoqi nga lista uiskin amerikan dhe produkte të tjera, duke e reduktuar listën në 21 miliardë euro eksporte amerikane – e cila gjithashtu është pezulluar përkohësisht në pritje të negociatave.

“Nuk e di nëse është shenjë dobësie, por është padyshim shenjë përgatitjeje të dobët, sepse këto sanksione të caktuara mund të ishin zëvendësuar me masa të tjera me të njëjtin qëllim,” tha Juncker.

Në të kundërt, ai kujton se kishte hartuar një listë me shtetet amerikane që drejtoheshin nga guvernatorë republikanë dhe kishte synuar që ta vinte Trumpin në vështirësi, duke goditur aty ku kolegët e tij nuk do të ishin të kënaqur, dhe kjo strategji funksionoi.

Zyrtarët europianë thonë se po punojnë për një listë me produkte amerikane me vlerë 95 miliardë euro në rast se negociatat dështojnë, por pranojnë se edhe kjo listë ka gjasa të zbutet nga presioni i shteteve anëtare.

Brukseli ka tentuar të ripërsërisë ofertën e suksesshme të Junckerit për të reduktuar deficitin tregtar duke blerë më shumë mallra amerikane, por këtë herë nuk ka bërë shumë përshtypje në administratën Trump.

Importet e sojës “u rritën me 418 % gjatë gjashtë muajve pas marrëveshjes”, tha Juncker.

I pyetur si duhet trajtuar Trump, Juncker tha se duhet ta “respektosh” dhe t’i flasësh “në mënyrë të sjellshme, pa imituar mënyrën e tij të të folurit”.

Juncker kujtoi se Trump e kishte quajtur “vrasës brutal” dhe “djalë të fortë”. “Duhet ta respektosh, sepse ke nevojë për respektin e tij.”

Presidenti amerikan e ka quajtur von der Leyen “fantastike” pas një takimi të shkurtër në Romë gjatë funeralit të Papës. Por bisedimet që atëherë kanë ngecur dhe Trump ka kërcënuar me tarifa 50 % në vend të 20 %, duke akuzuar Brukselin për “zvarritje” në negociata. / FT

Etiketa: BEeuropeSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

“Luftë” për kontraceptivët e USAID/ SHBA kërkon asgjësim, Franca nën presion

17:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

BE kërkon gjithëpërfshirje për Kodin e ri Penal

16:59 : 31/07/2025
BOTA

BE marrëveshje brenda vitit 2025 për kampet e azilkërkuesve

16:45 : 31/07/2025
BOTA

SHBA dhe India nisin misionin historik që mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim Tokën

21:13 : 30/07/2025
BOTA

BE do të nisë që nga tetori zbatimin e sistemit biometrik të hyrjes për vizitorët

18:37 : 30/07/2025
BOTA

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, rritet me 3% në tremujorin e dytë

16:42 : 30/07/2025
Para

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com