• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

09:17 : 17/06/2025
në AKTUALITET, VETTING

Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, KPA u zhvillua të hënën më 16 qershor seancë gjyqësore publike për çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino, i cili i’u përgjigj pyetjeve të trupit gjykues, si dhe parashtroi pretendimet e tij ndaj analizës financiare të Komisionit, që çoi në shkarkimin e tij në shkallën e parë të vetingut.

Prokurori Çlirim Sino u shkarkua më 6 korrik 2022, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK me arsyetimin se nuk arriti të justifikojë burimin e ligjshëm për një pjesë të pasurive që zotëron familja e tij. Ndërkohë, nga analiza e kryer prej KPK-së për një depozitë të krijuar nga bashkëshortja me të ardhura nga puna e saj si përmbaruese gjyqësore private dhe si notere, ka konkluduar pamundësi financiare në një vit në vlerën 2 milionë lekë, ç’ka solli penalizimin e prokurorit Sino. Një prej anëtareve të trupës së KPK doli me mendim paralel duke ngjitur si problem moskryerjen e hetimit për destinacionin e një shume të disponuar nga bashkëshortja e subjektit në cilësinë e personit fizik, në vitin kur është konkluduar balanca negative.

Sino e ankimoi sit ë pabazuar vendimmarrjen e KPK dhe i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të shkarkimit dhe konfirmimin e tij. Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, gjyqtarja Albana Shtylla deklaroi se çështja e Sinos u vendos të kalohet në seancë publike për t’i drejtuar atij disa pyetje.

Kolegji e pyeti Sinon për investimin e kryer nga bashkëshortja në blerjen e një apartamenti në Vlorë. Subjekti deklaroi se ishte njohur me bashkëshorten në verën e vitit 2006, kur ajo ushtronte detyrën e përmbarueses shtetërore. Ai shpjegoi se kishte filluar punë si prokuror në mars të vitit 2005, ndërsa bashkëshortja e kishte blerë apartamentin në shkurt të atij viti, me ndihmën e prindërve emigrantë në Greqi.

Lexo edhe:

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

Sino tha se kanë lidhur martesë në vitin 2007 dhe se kjo pasuri është krijuar prej familjes së saj të origjinës.

Në vijim, subjekti u pyet lidhur me mosdeklarimin e disponimit të një gjendje nga bashkëshortja në vitin 20014, vlerë që është kaluar në 2016-ën, nga llogaria e saj personale në atë të personit fizik të saj, si notere.

Prokurori Sino shpjegoi se bashkëshortja kishte kaluar si përmbaruese private dhe në vitin 2013 kishte marrë licencën si notere. Ai shpjegoi se për këtë mosdeklarim e kishin thirrur në ILDKPKI në vitin 2014, kur pasi kishte pyetur bashkëshorten kishte mësuar se bëhej fjalë për dy llogari të saj të formalizuara në një të vetme. Subjekti deklaroi se bëhet fjalë për një pasaktësi, pasi nuk e kishte informuar bashkëshortja. Në vijim ai konstatoi se ekonomistja e veprimtarisë së bashkëshortes si notere, kishte kryer pasaktësi në deklarimet përkatëse.

Shtylla e pyeti dhe për blerjen e një apartamenti në vendin e quajtur Marina Bay në Vlorë. Prokurori Sino tha se apartamentin në Ujin e Ftohtë e kishin blerë me kursimet familjare.

I pyetur për përdorimin për blerjen e këtij apartamenti, të një vlere prej 43 mijë eurosh, e disponuar nga subjekti i bashkëshortes si notere, Sino tha se janë veprime të kryera prej saj dhe duhej të pyeste ekspertin.

Prokurori Sino kërkoi që t’i jepej mundësia të paraqiste një pjesë të parashtrimeve lidhur me kundërshtitë ndaj analizës financiare të Komisionit. Ai deklaroi se, Komisioni, me analizën e tij ka krijuar një balancë financiare negative artificiale, që ka sjellë edhe shkarkimin. Po ashtu, ai e cilësoi të pasaktë metodologjinë e ndjekur nga KPK. Subjekti argumentoi se ka elementë fiktivë në analizën financiare të Komisionit. Sipas tij, Komisioni duhej të kishte kryer verifikime dhe rezultatet ti bëheshin me dije. Ai pretendoi se ka gabime të rënda në llogaritjen e likuiditeteve të kryera nga KPK.

Lidhur me një depozitë të bashkëshortes, ai u shpreh se kishte shërbyer për shlyerjen e një detyrimi që ajo kishte pasur.

Sino pretendoi se analiza financiare në shumicën e viteve rezulton me bilanc pozitiv, çka tregon për qëndrueshmërinë financiare të familjes së tij.

Në përfundim, prokurori Sino kërkoi administrimin e gjithë provave të dorëzuara prej tij dhe kërkoi rikthimin në detyrë. Ai pretendoi se është shkarkuar për diçka që nuk i ka kaluar barrë prove.

Kolegji vendosi të administrojë aktin kontabël do dorëzuar nga subjekti, ndërkohë që u rrëzuan një pjesë e kërkesave të tij. trupi gjykues mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe njoftoi se vendimi do të shpallet më 23 qershor, në orën 10:00./ BIRN

Etiketa: Çlirim Sinokpaprokuror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025
Para

Izraeli: Kemi vrarë kreun e forcave të armatosura të Iranit

TË GJITHA

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com