• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj

14:43 : 16/06/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 16 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë. Gjatë procesit të vetingut në shkallën e parë, prokurori Lamaj arriti të përmbysi barrat e provës që i’u kaluan për tre prona, por një apartament që iu dhurua në vitin 2015 prej vëllait u konsiderua se kishte qenë prej fillimit pasuri e subjektit të rivlerësimit, konkluzion ku u bazua shkarkimi i tij më 26 maj të vitit 2023. Ndërkohë, KPK nuk gjeti probleme domethënëse në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.

Lamaj e ankimoi si të pabazuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK duke pretenduar se indiciet mbi të cilat Komisioni ka mbështetur konkluzionin e tij në lidhje me origjinën e apartamentit të dhuruar, nuk janë të sakta e bien ndesh me prova të tjera të administruara gjatë hetimit administrativ.

Ai argumentoi se apartamenti është blerë nga i vëllai për të qenë në dispozicion të prindërve që të kishin mundësi të ndiqnin gjendjen e tyre shëndetësore. Prokurori Lamaj sqaroi se u ka shërbyer gjithmonë prindërve dhe kur vëllai vendosi përfundimisht të jetonte në Itali, ia dhuroi këtë apartament me qëllim që të ishte në funksion të tyre.

Subjekti u shpreh se vëllai ka pasur mundësi financiare për blerjen e këtij apartamenti dhe se nuk kishte arsye përse të bënte një transaksion të tillë me të vëllanë për të fshehur pasuri, kur pala shitëse ishte kunati i tij.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Pretendimet e subjektit nuk u gjetën bindëse edhe nga Kolegji. Sipas KPA, i vëllai e ka blerë apartamentin ngjitur me të prokurorit Lamaj, një ditë pasi e kishte blerë dhe ky i fundit. Po ashtu, rezulton se i vëllai nuk ka qenë në Shqipëri kur është blerë ky apartament.

Kolegji nënvizoi se vëllai i prokurorit Lamaj kishte blerë dhe dy apartamente të tjerë një kat më lart dhe nuk kishte arsye të bënte një investim të tretë për t’u vendosur prindërit, kur dy banesat e tjera gjendeshin pranë subjektit dhe mund t’ju ofrohej kujdesi kur të kishin nevojë. “Prindërit kishin mundësi të përdornin dy apartamente të tjerë të vëllait, një kat më sipër subjektit duke i dhënë mundësinë që të kujdesej për ta”, konstatoi Kolegji dhe shtoi se ishte e provuar se prindërit kishin jetuar në fshat pasi kishte konsum të vazhdueshëm të energjisë elektrike në banesën e tyre atje.

Nisur nga fakti se vëllai nuk ka qenë në Shqipëri në momentin e nënshkrimit të kontratës, si dhe nga bilanci financiar negativ i konstatuar për blerjen e pasurive nga ana e tij, Kolegji vlerësoi se ka dyshime për deklarim të rremë për këtë pasuri. Në përfundim, shumica e Kolegjit konkludoi se subjekti nuk ka arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe u la në fuqi shkarkimi i tij nga detyra./Reporter.al

Etiketa: Hyrjet Lamajkpaprokurorveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
RAJONI

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka

13:57 : 19/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
Para

I arrestuari u arratis nga komisariati, AMP pezullon 3 punonjës policie në Elbasan

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com