• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“6 mln euro për satelitët, 4.3 për kopshtin Eden”/ Gazetari-Ramës: Gratë me kancer presin të ndizet pajisja

22:04 : 16/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Skandalet vijojnë gjithnjë e të shtohen në spitalin Onkologjik në QSUNT ku trajtohen pacientët me sëmundje tumoriale. Pavarësisht denoncimeve të shumta, nuk ka asnjë reflektim nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët janë të fokusuar vetëm tek propaganda dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.

Gazetari Osman Stafa, i cili ka bërë denoncime të forta për situatën në këtë spital, i është drejtuar ditën e sotme me një letër të hapur Edi Ramës, ku i bën me dije se gratë me kancer gjinekologjik presin me shpresën që të ndizet dhe të punojë pajisja (brakiterapia) për t’i ndihmuar në luftë me jetën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stafa i kujton Ramës shpenzimet 4.3 milionë euro për kopshtin Eden në Kryeministri apo 6 milionë euro për satelitët “Albania 1 dhe 2”. Gazetari i kërkon më tej Ramës që të paktën një herë ta vendosë prioritetin tek jeta dhe jo tek fasada dhe luksi.

Postimi i plotë:

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT Edi Rama

Lexo edhe:

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Zoti Kryeministër,

Ndërsa ju shëtisni përmes kopshtit “Eden” që u ndërtua për 4.3 milionë euro brenda godinës së Kryeministrisë, vetëm pak kilometra më tej, në Spitalin Onkologjik, gratë me kancer gjinekologjik presin me shpresën që një pajisje (brakiterapia) të ndizet, të punojë. Ajo s’është në funksion, pasi s’është kryer proçesi i mirëmbajtjes.

Ajo pajisje të ndihmon të luftosh për jetën z. Rama. Po, për jetën. Ajo fjalë që nuk mbillet si pishat e palmat me kosto prej 8 milionë eurosh, që u hoqën e u thanë, me zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës.

Ju që hodhët në orbitë 6 milionë euro për dy satelitë që, deri më sot, nuk kanë parë as kancerin, as korrupsionin, e as skamjen, a do ta ktheni ndonjëherë vështrimin tokësor? Se në tokë po rrezikojnë të shkojnë drejt fatalitetit, gra.

E kuptojmë, ndoshta brakiterapia nuk është për foto instagrami e nuk të jep sharmin e palmave, as sfondin për story, por është më e vlefshme se çdo gjeth i kopshtit tuaj publikuar në facebook.

Të paktën një herë, vendosni prioritetin tek jeta. Jo tek luksi. Jo tek fasada.

Etiketa: Edi Ramagratekanceronkologjikuosman stafapajisja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
Para

Zgjedhjet, Bushati: Nuk kishte garë! Ishin vendosur më parë sepse mungon demokracia

TË GJITHA

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

12:13 : 09/11/2025

Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

11:58 : 09/11/2025

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025

E zuri korenti, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

11:17 : 09/11/2025

Pjesëmarrje e ulët në Tepelenë, vetëm 8.9% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

11:06 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com