• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

09:20 : 14/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama u shpeh i habitur, madje i tronditur, se si një proces gjyqësor i thjeshtë, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi shtatë vjet kohë për të dalë në një vendim.

Në një reagim në rrjete sociale, Rama nuk kurseu kritikat për gjyqtaren e Tiranës, Ëngjëllushe Tahiri, e cila dha vendim kundër tij.

Natyrisht, është e tepërt të besohet se kryeministri është realisht i shqetësuar për këtë vendim. Ai, me shumë siguri, e ka harruar fare që paska bërë një padi kundër Bashës në vitin 2018. Edhe Basha vetë duhet ta ketë harruar. E gjithë historia është ndjekur nga avokatët mbrojtës të palëve dhe dy politikanët kanë vazhduar jetën e tyre politike dhe individuale.

Lexo edhe:

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

Por, gjithësesi, shqetësimi i Ramës për kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore, të cilin me shumë mundësi e ka hartuar në zonat e tranzitit aeroportual, gjatë udhëtimit të tij për të marrë pjesë në dasmën e “vëllait të vogël”, Aleks Soros, në Shtetet e Bashkuara, është një çështje që meriton vëmendje.

Vonesat e tejzgjatura në proceset gjyqësore në Shqipëri, janë pasqyra, në të cilën pushteti i Ramës tregon shëmtimë e vetë klasike.

Kryeministri u kujtua për zvarritjet në sistemin e drejtësisë, tashmë që i thanë se procesi gjyqësor ndaj Bashës përfundoi shtatë vjet pas nisjes së tij.

Rama nuk ka shprehur asnjë lloj shqetësimi, kur një proces i thjeshtë divorci, pa asnjë andrallë mes dy individëve që nuk kanë pasur asgjë të përbashkët përveç krevatit bashkëshortor, shkon më së paku tre vjet.

Rama nuk ka shprehur asnjë shqetësim, kur një proces civil kërkon më së paku 14 vjet që të marrë formë të prerë, sipas të dhënave zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Rama nuk ka asnjë shqetësim, ku një vendim penal në Apel mund të kërkojë deri në 8 vjet nga nisja e procesit gjyqësor.

Nëse i shtojmë këtu edhe kohën që i duhet qytetarëve për të marrë një vendim në Gjykatën e Lartë, ku stoku ka mbërritur në mbi 40 mijë dosje në pritje të gjykimit, atëherë shqiptarët, për një vendim gjyqësor, duhet të presin…aq sa, kur të vendosin gjyqtarët, nuk do t’u duhet më.

Rama, natyrisht, e gjen gjithnjë fajin tek gjyqtarët dhe asnjëherë nga vetja. Ai propagandon rezultatet e shkëlqyera të Reformës në Drejtësi, të cilës i merr autorësinë e plotë.

Falë asaj Reforme, më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve u larguan nga detyra si “mollët e kalbura” të sistemit të drejtësisë.

Vetingarët e emëruar nga Rama, diku një militante e thekur e Partisë Socialiste, diku familjarë të bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit e diku tjetër kandidatë për deputetë më herët nga partiza e Erion Veliajt, u angazhuan për të bërë “masakrën” mbi gjyqësorin, duke larguar në shumicë ata magjistratë që nuk e kishin për natyrë të ishin nën hijen e shefit të qeverisë.

Shto këtu edhe gjyqtarë në shkallën e dytë të Vetingut, të cilët shkarkuan magjistratë me shumicë, përpara se vetë të dënoheshin penalisht, sistemi i drejtësisë mbërriti në derexhenë që u zbraz dhe pasojat ranë drejtëpërdrejtë mbi qytetarët.

Rama nuk e pranoi asnjëherë dështimin. E, megjithatë, për të zbutur sadopak efektet negative të zbrazjes së gjyqësorit, Rama ngarkoi në vitin 2022 Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor të asaj kohe, Naureda Llagami, që të hartonin një hartë të re gjyqësore.

Projekti, i cili tashmë ka nisur zbatimin, ishte akoma më katastrofik se sa vetë zbrazja e gjykatave nga gjyqtarët. U shkrinë disa gjykata rrethesh dhe u krijua vetëm një Apel për të gjithë Shqipërinë, duke rritur kostot dhe larguar gjithnjë e më shumë drejtësinë nga qytetarët.

Një dekadë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, sistemi gjyqësor shqiptar është i shpartalluar, me mungesa të theksuara të gjyqtarëve e prokurorëve, me infrastrukturë që nuk ka pikën e lidhjes, jo me Europën, por as me vendet përreth dhe, rrjedhimisht, edhe me vonesa stratosferike për dhënien e drejtësisë.

Kryeministri, ndërkohë që pasqyra e pushtetit të tij e tregon shumë, rreket të gjejë fajtorin tek një gjyqtare, e cila, për shkak të gjithë mekanizimit të prodhuar nga shefi i maxhorancës, mori 7 vjet për t’i thënë Ramës se Lul Basha nuk ka shpifur, kur ky i fundit e akuzoi në vitin 2018 se ai ishte në krye të disa politikanëve të lidhur me krimin e organizuar e të përfshirë në vjedhje votash.

Etiketa: Edi RamaËngjëllushe TahirigjyqLulzim Bashaproceset gjyqësore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
Para

Irani akuzon SHBA-në në OKB: Është bashkëpunëtore në sulmet izraelite

TË GJITHA

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025

EMRAT/ Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e Lushnjë, mes tyre dhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve

09:59 : 15/08/2025

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:42 : 15/08/2025

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Parkun e Gërmenjit në Kolonjë

09:28 : 15/08/2025

“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno”/ Strategjia ruse e negociatave sipas doktrinës Gromyko

09:14 : 15/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit

09:01 : 15/08/2025

Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

08:47 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com