• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

15:51 : 14/06/2025
në AKTUALITET, BOTA

Politologu Ilir Kalemaj tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se sulmi i Izraelit ndaj Iranit, mund të ketë përfitime afatshkurtra për Netanjahun, por rrezikon ta fusë rajonin në një spirale të rrezikshme, me kosto të mëdha dhe të paplanifikuara.

Kalemaj tha se ka analistë që mendojnë që ky sulm mund ta legjitimojë Iranin dhe vendet e Gjirit që të zhvillojnë armë bërthamore.

“Sulmi i Izraelit ishte kronika e një ngjarje të paralajmëruar sepse jo vetëm për faktin që Izraeli dhe Irani janë dy superfuqi rajonale, me mospajtueshmëri prej më shumë se 3-4 dekadash. Operacioni qoftë ai ndaj Hezbollahut, qoftë ky ndaj Iranit, ishin planifikuar shumë vite më parë. Ishin futur brenda, kishin ndërtuar një fabrikë dronesh, ishin nxjerrë jashtë loje ajo pjesë që kishte mbetur nga mbrojtja kundër ajrore e Iranit, që tregojnë një planifikim afatgjatë nga Mossad-i apo Shin Bet-it, që janë shërbimet inteligjente të Izraelit, dhe kjo e ka çuar konfliktin në nivelet më alarmante, jo vetëm për këto dy vende, por për gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Kemi një reagim të vendeve të Gjirit, vendeve arabe, Turqisë, që e shohin me shumë shqetësim pjesën e planit Izraelit, për të shkaktuar një destabilizim rajonal, pavarësisht se ky i fundit është përpjekur t’i qetësojë vendet arabe, Turqinë, duke thënë se Irani përbën kërcënim për të gjithë ata dhe duke hequr qafe një armik të rrezikshëm që ishte në prag të zhvillimit të armës bërthamore.

Po të lexosh 100 analiza ndërkombëtare, s’e gjen asnjëherë kush është e vërteta në mënyrë të pastër dhe të kristaltë, sepse askush s’e ka informacionin e plotë, dhe varet nga këndvështrimi. Izraeli kishte interesa strategjike për të përshkallëzuar në këtë moment situatën. Mund të ishte e vërtetë që Irani për punë javësh por edhe ditësh mund të zhvillojë armë bërthamore, kjo mund të qëndrojë…Megjithatë ka diskutim teknik sa kjo mund të përdoret.

Lexo edhe:

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

A është koha për rikthim të politikave të djathta?

Kishte analiza sot që thoshin që kjo mund të çojë në situatë spirale, në vend ta parandalojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore, mund ta legjitimojë Iranin që të zhvillojë armë bërthamore, sepse sipas ekspertëve s’është cenuar baza më e rëndësishme, ku është e vështirë për të depërtuar për shkak të fortifikimit beton brenda mali, ku po zhvillohet pjesa më e madhe e pasurimit të uraniumit, dhe vendet e Gjirit mund të zhvillojnë armë bërthamore nga Turqi, Arabi Saudite, duke vazhduar me Egjiptin, dhe kjo gjë do ishte në kundërshtim me dëshirën dhe vullnetin Izraelit për të patur monopolin e armës bërthamore në një rajon ku numerikisht janë inferiorë, vetëm 10 milionë.

Duke zhvendosur vëmendjen në një front të ri, mund t’i sjellë përfitime afatshkurtra vet regjimit të Izraelit, përfshi Netanjahut, por mund të ketë kosto të mëdha të papalanifikuara, një spirale të rrezikshme për gjithë stabilitetin rajonal, jo vetëm Iranin”.

Etiketa: arme berthamoreilir kalemajNetanjahutpolitologu

Lajme të lidhura

BOTA

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025
AKTUALITET

A është koha për rikthim të politikave të djathta?

19:13 : 08/11/2025
BOTA

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025
BOTA

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025
BOTA

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
Para

Rinumërimi nis të martën/ Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com