• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliona euro për pastrimin dhe impiantin të shkuara dëm, plehrat pushtojnë grykëderdhjen e Shkumbinit!

21:25 : 12/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare vijoi vëzhgimin e katastrofave mjedisore në zonat bregdetare, ku kësaj herë pas zonës së Ishmit dhe Kepit të Rodonit, kamera e emisionit investigativ u ndal te grykëderdhja e lumit Shkumbin.

Ky lum është një nga më të ndoturit në Shqipëri.

Ai është i gjatë 181 kilometra dhe fillon në Përrenjas, në Mokër, Librazhd, Elbasan, Peqin, Rrogozhinë dhe derdhet në Detin Adriatik. Por, grykëderdhja e Shkumbinit është e mbushur plot me plehra, plastikë dhe mbetje spitalore, të cilat hidhen në rrjedhën e lumit apo përrenjtë që furnizojnë lumin. Shirat e rrëmbyeshëm më pas i çojnë deri në Detin Adriatik.

Fiksi filmoi mbetjet, ku gjendja më alarmante ishte nga pjesa e Bashkisë së Divjakës, teksa s’ishte vënë dorë prej shumë kohësh. Kishte plastikë me shumicë, por edhe mbetje spitalore të hedhura në shtratin e lumit apo përrenjve dhe më pas, ato përfundojnë në det.

Ndërkohë, qeveria ka tentuar rreth 9 vite më parë që të ndërtojë një impiant, por sërish ka dështuar, ashtu si në Lumin Ishëm. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Fiks Fare, në vitin 2016, Ministria e Mjedisit ka shpenzuar plot 1.1 milionë euro për atë impiant.

Lexo edhe:

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje

Gazetarët shkuan te vendi ku duhej të ishte impianti, por përveç një sheshi të shtruar me beton, dhe një kontenieri të vogël, asnjë gjë tjetër s’kishte mbetur. Pajisjet ishin marrë dhe kishin mbetur veçse pritat lumore në ferra dhe anës lumit të shkatërruara. Gjithçka ishte prishur!

Mësohet se janë bërë disa projekte dhe është tentuar të vihet në punë, por s’ka punuar asnjë ditë të vetme. Për pasojë, të gjitha plehrat që “udhëtojnë” në ujërat e lumit Shkumbin, plastika apo mbetje spitalore, shkojnë në Detin Adriatik.

Fiksi i kërkon Bashkisë së Rrogozhinës informacion për impiantin, pastrimin dhe masat që do të marrë. Mësohet se Bashkia i ka dërguar disa shkresa qeverisë për të marrë fonde shtesë për rindërtimin apo një impiant të ri, por deri tani s’ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, Fiksi ka hulumtuar dokumente të tenderëve të vitit 2025, ku Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka bërë disa procedura për “pastrimin e zonave bregdetare për bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë”.

Në dokumente sqarohet se duhet të pastrohet edhe bregdeti i Bashkisë Rrogozhinë. Në fakt, bëhet një pastrim, por vetëm për zonën e Spillesë, duke lënë jashtë zonën e Vilë Bashtovës dhe grykëderdhjen e lumit Shkumbin.

Në një tabelë në shkresa është përcaktuar edhe zona e plazhit në varësi të Bashkisë së Rrogozhinës, ku do të bëhet grumbullimi dhe transporti i mbetjeve urbane, pastrimi i mbetjeve në plazhet publike dhe larje kontenierësh.

Ndërkohë, edhe në zonën e Divjakës, do të bëhen të njëjta shërbime; grumbullim dhe transport i mbetjeve urbane, pastrim i mbetjeve në plazhet publike dhe larje kontenierësh.

Në asnjë rresht, në dokumentet e këtij tenderi me vlerë 1 milionë euro, nuk parashikohet pastrimi i grykëderdhjes së lumit Shkumbin, që prek plazhet e dy bashkive; Rrogozhinë dhe Divjakë!

Fiks Fare ka mësuar se loti 1 i këtij tenderi ka qenë me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për bashkinë Shkodër” me një fond 21 milionë lekë. Dhe, loti i tretë, është me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë” me një fond 83 milionë lekë.

Në total, shteti paguan rreth 2 milionë euro për të pastruar zonat bregdetare, por ka “harruar” çuditërisht grykëderdhjet e lumenjve, të cilat janë shndërruar në landfille të mirëfillta./ Top Channel

Etiketa: demelumimiliona europastrimplehraShkumbinit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

10:47 : 17/09/2025
AKTUALITET

Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje

17:16 : 16/09/2025
AKTUALITET

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

22:09 : 06/09/2025
AKTUALITET

Bilanci i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të dëmtuara dhe qindra bagëti të ngordhura

10:29 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, dëme të mëdha

20:15 : 27/08/2025
Para

Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

TË GJITHA

Horoskopi, 27 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 26/09/2025

EMRI/ Kush e shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

22:59 : 26/09/2025

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025

Policia blindon Vlorën, detajet e para

22:38 : 26/09/2025

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com