• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptari shpëton dy fëmijë nga mbytja në lumin e Artës në Greqi

22:12 : 11/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Një emigrant shqiptar është heroi i ditës sot në Greqi pasi ka nxjerrë nga një lumë në zonën e Artës dy fëmijë që po mbyteshin duke u shpëtuar jetën.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes kur një grup prej katër fëmijësh mbërriti në lumin Arahthos, në zonën e Neohorit. Dy prej tyre vendosën të futeshin në ujë, por papritur, shokët e tyre që ndodheshin në breg i humbën nga pamja. Njëri nga fëmijët që mbetën në breg shkoi në një lokal pranë lumit dhe njoftoi se kishin humbur shokët e tyre dhe kishin nevojë për ndihmë.

Klientët vrapuan menjëherë për të ndihmuar, mes tyre edhe Levian Gega. Vlen të theksohet se thellësia në atë zonë arrin deri në 6 metra dhe në disa pika kalon 7-8 metra. Banorët që u nxituan të ndihmojnë organizuan një operacion të vërtetë shpëtimi duke përdorur varka dhe litarë për të nxjerrë në kohë fëmijët nga uji.

Një prej dëshmitarëve ka folur tek televizioni shtetëror ERT për personin që u hodh në ujë në vendin ku u zhdukën fëmijët, duke e përshkruar si një ish-punonjës i lokalit që jeton prej vitesh në Neohori dhe njihet nga të gjithë si Leo.

Vetë Leviani, që ka folur para mediave lokale, ka përshkruar me lot në sy momentet kur ka nxjerrë nga uji fëmijën e parë dhe më pas të dytin.

Lexo edhe:

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

“Erdhën dhe kërkuan ndihmë. Hoqa rrobat dhe u hodha në ujë. Nxora njërin, pastaj shkova të gjej tjetrin. U zhyta, por nuk arrita ta gjej. Pastaj u hodha nga varka, ishte shumë thellë, 5-6 metra. E pashë fëmijën shtrirë, e kapa, me zor e nxora jashtë… mezi merrja frymë”, tha ai.

“Unë jam i huaj, por bëra një të mirë, nuk ka rëndësi origjina. Të mos i ndodhë askujt. Bëra një të mirë, asgjë tjetër. Mendoj për fëmijët e mi” – ka thënë ai duke shpërthyer në lot. “Uroj të jetojnë fëmijët, Perëndia të jetë me ta, të zgjohen, të bëjnë jetën e tyre, është mëkat… njëri nga fëmijët ishte vetëm 12 vjeç”, ka thënë ai.

Pasi janë nxjerrë nga lumi, fëmijët janë dërguar pa ndjenja në spitalin e Artës ku mjekët kanë bërë përpjekje të mëdha për t’i mbajtur në jetë dhe të gjithë flasin për një mrekulli, pasi kishin qëndruar për minuta të tëra pa oksigjen. Më pas u vendos transferimi i tyre urgjent në spitalin universitar të Rios në Patra.

Analizat mjekësore treguan edemë të theksuar në tru dhe ujë në mushkëri tek njëri nga fëmijët, ndërkohë që u zbulua edhe një frakturë në qafë. Gjendja e tyre konsiderohet serioze.

Etiketa: Greqimbytjashqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndjekje spektakolare në Itali, arrestohet 31-vjeçari shqiptar me makinë të vjedhur në Zvicër

12:08 : 27/10/2025
AKTUALITET

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025
Para

"Asfalti Elektoral" mbyti Shqipërinë në fushatë, bashkitë 46.8 mln euro tendera në fushatë

TË GJITHA

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025

Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e foshnjës, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”

18:06 : 29/10/2025

Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025

I shpëtoi atentatit me tritol në Shkodër, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

17:59 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com