• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Lista Serbe në “numërim mbrapsht” drejt zgjedhjeve

16:25 : 11/06/2025
në RAJONI

“Një litar shpëtimi”… apo “kemi humbur besimin te politikanët”.

Të tilla janë pritjet e disa qytetarëve serbë në veri të Kosovës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat janë caktuar tashmë për datën 12 tetor.

Megjithatë, të gjithë shpresojnë për “liri” dhe “qetësim të tensioneve”.

E, për partinë kryesore serbe, Lista Serbe, “numërimi mbrapsht për çlirimin e katër komunave serbe në veri” ka filluar.

Lexo edhe:

Kosova akuza Serbisë! Bislimi kritikon Petkoviçin për gënjeshtra pas takimit të 10 qershorit në Bruksel

Rinumërimi i votave, Lubonja: Kutitë tregues se si veprojnë rivalitetet dhe grupet brenda partive

Aktivistët e shoqërisë civile besojnë se këto zgjedhje janë me rëndësi thelbësore për pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës.

“Ato janë një mundësi për të larguar nga pushteti në veri një administratë ‘të motivuar politikisht dhe të tensionuar etnikisht’, të përbërë nga partitë shqiptare, e cila ka treguar se qëllim i saj i vetëm është të ndëshkojë komunitetin serb në Kosovë, pa asnjë aspiratë për të vepruar në shërbim të qytetarëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë Miodrag Marinkoviq, nga organizata joqeveritare Qendra për Veprim Afirmativ Social – CASA.

“[Shpallja e zgjedhjeve lokale] është një hap përpara, që duhet të çojë në stabilizimin e situatës dhe në normalizimin gradual të marrëdhënieve në veri të Kosovës, të cilat janë trazuar thellësisht në tre vjetët e fundit”, thotë Miodrag Milliqeviq, nga organizata Aktiv.

Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë janë në pushtet që nga maji i vitit 2023, sepse serbët lokalë i bojkotuan zgjedhjet, pas thirrjes së Listës Serbe.

Më 9 qershor, në ditën kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli zgjedhjet lokale, zyrtarë të lartë të kësaj partie – që është më e madhja e serbëve në Kosovë dhe që ka mbështetjen e Beogradit – shpërndanë një fotografi të një ore në rrjetet sociale, me mesazhin: “Numërimi mbrapsht ka filluar, 124 ditë deri në çlirimin e komunave veriore”.

Lista Serbe ishte në pushtet në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë deri në nëntor të vitit 2022, kur mori vendim për t’u larguar nga institucionet në veri, për shkak të një kërkese të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me ato të Kosovës.

Në prill të vitit 2023, ajo bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale, e më pas edhe për bojkotimin e votimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, kanë punuar në mënyrë intensive për të konsoliduar pushtetin në veri dhe kanë filluar mbylljen e institucioneve që kanë vepruar brenda sistemit serb, e që Prishtina zyrtare i ka konsideruar si të paligjshme.

Cili është qëndrimi i qytetarëve tani?

Zorani nga territori i komunës së Leposaviqit thotë se nuk ka komunikim me autoritetet aktuale lokale dhe se jeta e banorëve aty është vështirësuar, për shkak të, siç shprehet, vendimeve që merren në dëm të tyre.

Si shembull, ai përmend sekuestrimin e ndërtesave, në të cilat vepronin institucionet e sistemit serb.

Autoritetet lokale në Leposaviq morën kontrollin e palestrës sportive në këtë qytet, në fund të majit, me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Që nga fillimi i vitit 2024 u mbyllën dhjetëra institucione që vepronin brenda sistemit serb, përfshirë: organet e përkohshme komunale, Postën e Serbisë, Qendrat e Punës Sociale, ndërmarrjet komunale, Institutin e Sigurimeve Pensionale e të tjera.

“[Autoritetet lokale] nuk i zgjidhin problemet [e qytetarëve], ato i krijojnë problemet. Ne nuk kemi asnjë lloj bashkëpunimi”, thotë Zorani.

Marija nga Leposaviqi i sheh zgjedhjet e ardhshme lokale si mundësi për të shkarkuar kryetarin shqiptar.

“Nuk besoj se do të bëhet siç ishte, por pas të gjitha tensioneve, mund të ketë ndonjë përmirësim për ne që jetojmë këtu”, shprehet ajo.

Tensionet në veri të Kosovës ishin të larta në tre vjetët e fundit.

Situata kulmoi në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë pranë Zveçanit dhe vrau një polic.

Svetllana nga Mitrovica e Veriut është pesimiste se zgjedhjet lokale mund të ndryshojnë ndonjë gjë për mirë.

“A ishin serbët në pushtet më herët? Po. Dhe, çfarë arritën? Asgjë. Të vjetrit do të vijnë përsëri, vetëm për të ndarë buxhetin”, thotë ajo.

Sërgjani nga Mitrovica e Veriut thotë se ka “humbur vullnetin” për të menduar për zgjedhjet lokale, pas braktisjes së institucioneve në vitin 2022.

Ai nuk pret ndryshime të mëdha.

“Tani kthimi në institucione, përsëri të njëjtët njerëz, përsëri premtime të njëjta, pa asnjë ndryshim, pa asnjë përparim”, thotë ai.

“Dëmi” që shkaktoi Lista Serbe

Marinkoviq, nga Qendra për Veprim Afirmativ Social, thotë se politika e bojkotimit e Listës Serbe ka dalë të jetë “shkatërruese për interesat e komunitetit serb”, duke i shkaktuar “dëme të përhershme dhe të pariparueshme”.

Sipas vlerësimit të tij, autoritetet aktuale lokale në veri, të udhëhequra nga kryetarët shqiptarë, kanë shkaktuar shumë dëme për njerëzit e zakonshëm dhe interesat e tyre.

Ai thotë se largimi i tyre do të jetë një “lehtësim i madh”.

“Kjo ndjesi përcakton klimën politike në këtë moment”, thotë Marinkoviq.

Edhe Milliqeviq, nga organizata Aktiv, thotë se bojkotimi i institucioneve të Kosovës në tre vjetët e fundit, me iniciativën e Listës Serbe, ka shkaktuar një sërë problemesh dhe një ndryshim të plotë të situatës socio-politike.

“Politika e bojkotimit jo vetëm që ishte e gabuar, por ishte shkatërruese për katër komunat në veri të Kosovës”, beson Milliqeviq.

A do të ketë alternativa ndaj Listës Serbe?

Milliqeviq pret që Lista Serbe të marrë pjesë shumë aktive në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa Marinkoviq beson se këtë herë do të ketë pluralizëm politik edhe në nivel lokal.

Lista Serbe mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, por për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 2013, humbi një vend parlamentar nga dhjetë të rezervuarat për komunitetin serb.

Marinkoviq vlerëson se subjekte të ndryshme politike që përfaqësojnë komunitetin serb, do të arrijnë të hyjnë në kuvendet lokale, por, sipas tij, ato nuk kanë gjasa të fitojnë pushtet, sepse “levat e ndikimit të Listës Serbe janë ende të mëdha”, për shkak të mbështetjes nga Beogradi.

“Do të ndodhë ajo që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare: njerëzit do të votojnë për Listën Serbe në shumicë, jo për shkak të virtyteve apo përgjegjësive të saj politike, por, thjesht, mendojnë se votojnë për t’i ruajtur lidhjet me Serbinë. Ky është një lloj paradoksi, sepse asnjë grup politik, deri më tani, nuk ka shkaktuar dëme më të mëdha, apo nuk i ka shkatërruar lidhjet institucionale të serbëve me Kosovën dhe me Serbinë, aq sa Lista Serbe dhe ‘mbrojtësit’ e saj politikë nga SNS-ja [Partia Përparimtare Serbe]”, thotë Marinkoviq.

“Fuqia e tyre për të manipuluar median dhe njerëzit është aq e madhe, saqë rezistenca ndaj këtij presioni kërkon jo vetëm vetëdije politike dhe potencial intelektual, por edhe pavarësi ekonomike, të cilën, për fat të keq, shumica e serbëve të Kosovës jashtë Beogradit nuk e kanë”, shton ai.

Milliqeviq pret që, në periudhën e ardhshme, të ketë sfida sigurie dhe politike.

Ai thotë se është e nevojshme të sigurohen kushte, në të cilat të gjithë do të mund të ushtrojnë lirshëm të drejtën e votës.

“Kjo vlen sidomos për opsionet politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Ne kemi qenë dëshmitarë të frikësimit ose shqetësimit në disa cikle të mëparshme zgjedhore. Nuk duhet të ketë vend për këtë në ciklin e ardhshëm zgjedhor. Duhet të krijohet një klimë e favorshme për pjesëmarrjen e të gjithëve – pavarësisht nëse marrin pjesë aktive si opsione politike apo si elektorat”, thotë Milliqeviq.

Misioni Monitorues i Bashkimit Evropian në Kosovë ka konstatuar në disa raste në raportet e tij se Lista Serbe “ka monopolizuar jetën politike midis serbëve të Kosovës” dhe se janë regjistruar disa raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga ana e kandidatëve dhe aktivistëve të Listës Serbe./REL

Etiketa: kosovelista serbezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova akuza Serbisë! Bislimi kritikon Petkoviçin për gënjeshtra pas takimit të 10 qershorit në Bruksel

22:28 : 12/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave, Lubonja: Kutitë tregues se si veprojnë rivalitetet dhe grupet brenda partive

22:28 : 12/06/2025
AKTUALITET

“Nuk është problemi Berisha apo opozita”/ Bushati: Qeveria manipuloi zgjedhjet

22:11 : 12/06/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

14:16 : 12/06/2025
RAJONI

Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit

13:31 : 12/06/2025
Para

Brazili kualifikohet në Botëror, Ancelotti shijon suksesin e parë me Seleçao-n

TË GJITHA

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

22:56 : 12/06/2025

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

22:53 : 12/06/2025

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

22:45 : 12/06/2025

Sportingu i Lisbonës refuzon ofertën e Arsenalit për Viktor Gyokeres

22:42 : 12/06/2025

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë

22:37 : 12/06/2025

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

22:28 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com