• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Helmime dhe asgjësime brutale të kafshëve, aktivistja e huaj: Situatë alarmante në Shqipëri

22:29 : 11/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Shqipëri, janë rikthyer së fundi helmimet masive ndaj kafshëve. Ato janë të koordinuara nga institucionet në tentativë për të pastruar qytetet e tyre, por, kjo nuk është as humane dhe as ekologjike.

Shpesh, nuk dihet se ku hidhen trupat e kafshëve që shpesh bëhen burim infeksionesh. Kësaj panorame, i shtohen edhe individë të papërgjegjshëm qe zgjedhin mënyrën më të gabuar për të goditur qentë endacakë. Protesta e animalistëve shqiptarë nisi në Akademinë e Arteve, për të vijuar më tej me disa ndalesa të institucioneve shtetërore, si Kryeministria, Bashkia e Tiranës apo Ministria e Drejtësisë.

Motivi i kësaj proteste ishte një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku dy të mitur keqtrajtonin një qen. Videoja ishte bërë nga ata dhe ishte hedhur në rrjetet sociale duke ngjallur reagimin e fortë të animalistëve dhe shoqatave të kafshëve.

Gjithçka që shfaqet në video është përtej njerëzores. Të miturit e hedhin qenin në ujë dhe më pas e dhunojnë. E torturojnë derisa i marrin jetën. Djaloshi me thikë i çan barkun, ndërsa djaloshi tjetër e inkurajon duke bërë video.

Lexo edhe:

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

Në fakt, pjesë e këtyre momenteve të publikuara në media, nuk është viktimë vetëm qeni, por dhe të miturit. Ata të ndikuar dhe nga dëshira për të qenë viral në rrjetet sociale, kalojnë çdo limit. Natyrshëm, këtu ngrihet pyetja: a kanë shkuar edhe në shkollë, në lagje e kudo me atë thikë këta fëmijë…? Tragjeditë e krimeve mes të miturve, nuk i kanë shuar ende dhimbjet e ngjarjeve të fundit në vend.

Këto imazhe që bënë xhiron e rrjetit sollën dhe protestën dhe reagimin e drejtë të shoqërisë sonë. Një nga aktivistet e huaja që jeton në Shqipëri prej 3 vitesh beson se duhet të merren masa të shpejta për të ndikuar në përmirësimin e situatës së qenve endacakë në vendin tonë.

‘Kam 3 vite që punoj dhe jetoj në Shqipëri. Situata me qentë endacakë nuk është më e mira e mundshme. Janë bërë disa përmirësime, por duhet të punojmë fort që të zgjidhim krejtësisht këtë problematikë’ u shpreh aktivistja e huaj.

E ndërsa kjo zonjë ndalet te nevoja e ndërgjegjësimit të shoqërisë, kolegia e saj nga Shqipëria beson se duhet të ndryshojë ligji dhe të ndëshkohen të gjithë personat që dhunojnë kafshët.

‘Po ndodhin shumë probleme me helmimin dhe keqtrajtimin e kafshëve. Kjo duhet të ndalë një orë e më parë. Po si mund të ndryshojë kjo? Zbatueshmëria e ligjeve. Ne i kemi ligjet, por nuk i marrin seriozisht dhe nuk i zbatojnë. Duhet ti respektojmë’ u shpreh aktivistja

Në fakt, ekziston një ligj në lidhje me keqtrajtimin e kafshëve. Në fletoren zyrtare të ligjeve, si nënfraksion i nenit 207, është shtuar dhe dënueshmëria e personave që torturojnë kafshët si pikë “c”./ TCH

Etiketa: helmimkafshe

Lajme të lidhura

BOTA

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025
AKTUALITET

AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

08:34 : 07/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët

15:51 : 02/08/2025
BOTA

Helmohet kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu

18:15 : 20/07/2025
AKTUALITET

Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve

14:56 : 01/07/2025
SPORT

Salernitana raporton 21 të helmuar, shtyhet ndeshja vendimtare kundër Sampdorias

19:59 : 17/06/2025
Para

EMRI/ Zbulohet identiteti i viktimës në Klos

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com