Fatura për të gjitha sa thamë më sipër, kalon vlerën e mbi 340 milionë eurove. Këto janë paratë e taksave të qytetarëve shqiptarë, që Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor, i përdori për qëllime elektorale. Por jo vetëm kaq. Dhjetëra milionë euro të tjera, janë prokurime për investime publike apo siç njihet ndryshe, ASFALT ELEKTORAL.
Në vijim, do t`ju tregojmë sesi rreth 50 milionë euro, para të qytetarëve, që shkojnë në llogaritë e kompanive që marrin tendera nga bashkitë, u përdorën për të blerë votën në favor të pushtetit. Dhe teksa këto krime zgjedhore ndodhnin natën madje dhe ditën, prokuroria heshte dhe nuk vepronte.
Përdorimi i burimeve shtetërore me qëllime të pastra elektorale, nuk mund t`i mungonte as asfalti elektoral. Të dhënat e Open Data Albania, tregojnë se vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit, dhe kryesisht gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, u tenderuan së paku 33.3 milionë euro tendera për punë publike, apo siç njihen ndryshe në fushatë, për “asfalt elektoral”.
Teksa rastet ishin flagrante dhe u denoncuan gjerësisht nga opozita dhe media, në vetëm një rast Prokuroria ndërhyri duke arrestuar në flagrancë zyrtarë lokal dhe administrator të një kompanie. Në datën 10 maj, Kreu i IMT-s në bashkinë e Belshit, Fatjon Muça dhe mbikëqyrësi i punimeve u arrestuan ndërsa u shpall në kërkim Besnik Hysa, një prej pronarëve të kompanisë Vëllezërit Hysa. Në kërkim u shpall edhe administratori I kompanisë Dhiogjen Kristo.
Arrestimet në Belsh erdhën pasi kandidati i Partisë Demokratike për kandidat, Dritan Cani denoncoi hedhjen e asfaltit electoral në një prej fshatrave të kësaj bashkie.
Ky ishte rasti i vetëm, por më shumë se për të ndaluar krimin elektoral, ishte një Shoë një ditë para zgjedhjeve. Kjo pasi kompania e Vëllezërve Hysa, është një kliente e qeverisë Rama. Madje, vet kryeministri Edi Rama, po gjatë fushatës elektorale, do të bënte dhe batuta me Presidentin e kompanisë Agron Hysa, gjatë inspektimit të një asfalti electoral.
Të gjitha këto ndodhnin në një kohë që kompania e Vëllezërve Hysa në Belsh, kanë fituar mbi 50 miliona euro tendera nga bashkitë socialiste në pesë vitet e fundit, kryesisht për shtrim asfalti dhe punë të tjera publike.
Por teksa në Belsh një ditë para zgjedhjeve u bë një arrestim për shoë, pasi farsa ishte kryer, në Dibër ngjarja ishte dhe më e rëndë. Mbrëmjen e 9 majit, demokratët e Dibrës dhe dy kandidatët, Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi, bllokuan dy automjete luksoze, një prej të cilëve ishte i biznesmenit Fiqiri Pali. Ky i fundit është pronari i kompanisë Sireta 2F.
Mziu dhe Gjunkshi hodhën akuza të forta se Brenda mjeteve kishte para dhe lista zgjedhore, të cilat do tu shpërndaheshin qytetarëve në këmbim të votës. Mjetet u mbajtën të bllokuara për orë të tëra, derisa në vendngjarje shkuan agjentët e hetimit dhe zbuluan se në makinën e biznesmenit kishte 3500 litra tollona karburanti, 4500 dollarë dhe 1000 stërlina. Këto para dyshohet se do të shpërndaheshin për qytetarët.
Por, teksa ishin të qarta për krim elektoral, policia procedoi penalisht kandidatët e Partisë Demokratike me pretendimin se bën vetëgjyqësi. Firma Sireta 2F, është një nga klientetet e preferuara edhe në bashkinë e Dibrës, Bulqizës, Klosit apo Matit, ku ka fituar miliona euro tendera publik. Si operator i vetëm në garë, kryesisht nga bashkitë socialiste, kjo kompani ka përfituar mbi 17 milionë euro tendera.
Në total, tendera, përfshi ata të asfaltit elektoral, vetëm 12 bashkite qendra qarku të vendit shpallën plotë 46.8 milionë euro tendera nga 1 janari i vitit 2025 deri në datën 9 maj, pra vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Sic e dëshmuam dhe më sipër, 33.3 milionë euro tendera, nga gjithësej 46.8 milionë euro prokurime, ishin vetëm për asfalt elektoral.
BASHKIA 1 JANAR DERI MAJ 2025
Berat 20 Tendera 2 mln euro (kryesisht per asphalt
Diber 24 tendera 2.1 mln euro
Elbasan 35 tendera 3.3 mln euro
Fier 25 tendera 4.9 mln euro
Korce 29 tendera 3.2 mln euro
Kukes 4 tendera 200 mije euro
Shkoder 24 tendera 1.5 mln euro
Vlore 18 tendera 1.1 mln euro
Gjirokaster 19 tendera 500 mije euro
Tirana 121 tendera 28 mln euro
Totali 46.8 mln Euro
Të gjitha këto para, i shërbyen partisë në pushtet që nëpërmjet asfaltit elektoral të joshte qytetarët për t`u marrë votën. Shumë prej prokurimeve për asfalt elektoral, u zhvilluan pikërisht në hapësirën e fushatës zgjedhore, duke shkelur në flagrancë ligjin. Por në asnjë rast, SPAK dhe taskforca e përbashkët me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ nuk ndërhyri për të ndalur prishjen e garës dhe vjedhjen e hapur të zgjedhjeve
Këto ishin paratë, të taksapguesve, që qeveria i përdori për të blerë zgjedhjet e 11 majit.
200 milionë euro falje gjobash
62 milionë euro bonus për pensionistët
40 milionë euro subvencione në bujqësi
46 milionë euro asfalt elektoral dhe prokurime publike
Dhe dhjetëra milionë euro të tjera si Xhiro Italia, Samiti i lidërve politik të BE apo shpenzime të tjera nga buxheti i shtetit, me qëllimin e vetëm, marrjen e votës së qytetarëve.
Të gjitha këto janë para të shpenzuara apo falura nga qeveria, në shkelje të plotë të ligjit. nëse flasim për masakër zgjedhore, ku përdorimi i bandave diktoi votën për mijëra qytetarë, vetë qeveria u soll si një bandë me paratë e taksapagueseve.
Këto u denoncuan me zë të lartë nga ndërkombëtarët, por kaluan nën hundën e SPAK dhe KQZ, të cilat sot janë nën akuzë publike se me mosveprimet e tyre u bën pjesë e farsës zgjedhore./ Emisioni “PLUG”