• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

15:11 : 10/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) gjatë seancës së sotme në GJKKO, ka lexuar pretencën për 13 anëtarët e grupit të trafikut të drogës të arrestuar në kuadër të operacionit “Flakë në det”, grup i cili drejtohej nga Gëzim Çela nga Fushë Kuqe e Kurbinit, i konsideruar ndryshe si “Baroni i drogës”.

Për të gjithë të pandehurit, më herët GJKKO u ka pranuar gjykimin e shkurtuar, teksa ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Pavarësisht se konsiderohet si “Baroni i drogës”, SPAK ka kërkuar për Gëzim Çelën dënimin me vetëm 16 vite burgim, ku nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në 10 vite e 8 muaj burgim.

Po ashtu pretenca është dhënë edhe për kushëririn e Gëzim Çelës, Nerim Çela, ish-punonjësin e Policisë së Shtetit, Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Besnik Brokeri nga Vlora, ish- shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Arben Dalipajn, Armando Papa dhe për dy korrierët me shtetësi ukrainase Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.

Më konkretishtë, SPAK ka kërkuar dënimet e mëposhtme për të 13 e pandehur të  “Flakë në det”:

Lexo edhe:

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

Dumani takon ministrin e ri/ Bardhi: SPAK nuk mund të kthehet në mekanizëm propagande të Qeverisë

  • Arlind Ismailukaj – 15 vite burg (10 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Gëzim Çela, i njohur ndryshe si Baroni, drejtues i grupit kriminal – 16 vite burg (10 vite e 8 muaj burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Nerim Çela – 14 vite burg (9 vite e 4 muaj burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Armando Mema – 12 vite burg (8 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Dritan Metaj – 12 vite burg (8 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Arben Dalipaj – 14 vite burg (9 vite e 4 muaj burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Besnik Brokeri – 12 vite burg (8 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Alket alias Dritan Deda – 12 vite burg (8 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Selami Lushka – 12 vite burg (8 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Kyrylo Ponomarenko – 13 vite burg (8 vite e 4 muaj burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Ksenofon Bodo – 12 vite burg (8 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Armando Papa – 12 vite burg (8 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)
  • Kostiantyn Biellon – 12 vite burg (8 vite burgim nga gjykimi i shkurtuar)

Seancën e radhës do të zhvillohet më 27 Qeshor në orën 11:30, ku do të bëhet mbrojta e të pandehurve.

Të pandehurit e mësipërm janë arrestuar në faza të ndryshme të operacionit, ku në muajin Gusht të vitit të kaluar, autoritetet policore goditën një tentativë të trafikimit të drogës me varkë velierë nga lugina e Patokut në drejtim të Italis. Më konkretisht dyshohet se do shkëmbehej në mes të detit kanabis me kokainë, ku dyshohej për rreth 1 ton kanabis, por që u dogj nga ana e trafikantëve.

Në atë operacion u arrestuan Nerim Çela, ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Besnik Brokeri nga Vlora dhe dy korrierët me shtetësi ukrainase Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.

Ndërsa, më 9 tetor të vitit të kaluar, SPAK lëshoi 4 urdhër-arreste të reja, ku u arrestua shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, si dhe u shpallur në kërkim Gëzim Çela i cili u arrestua më vonë në Kosovë, Arben Dalipaj nga Vlora dhe Roland Guzo nga Durrësi.

Por, çmontimi i grupit të Gëzim Çelës e ka zanafillën që në muajin Prill 2023, ku në zonën afër aeroportit të Rinasit u arrestua Armando Papa, pasi në bagazhin e automjetit të tij, efektivët e Policisë gjetën një sasi prej 42 kg heroinë. Autoritetet kanë dyshime të forta se Armando Papa ka qenë korrieri i Gëzim Çelajt dhe Arben Dalipajt. Vlera e heroinës në treg llogaritej në gjysmë milioni euro.

Baza e grupit të Gëzim Çelës ishte Fushë Kuqja e Kurbinit.

Vlen të theksohet fakti se Gëzim Çela është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”. Po ashtu, në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Etiketa: Arben DalipajArlind IsmailukajArmando Papabaroni i drogesBurgDritan Metajgezim celaGJKKOpretencaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025
AKTUALITET

Dumani takon ministrin e ri/ Bardhi: SPAK nuk mund të kthehet në mekanizëm propagande të Qeverisë

18:20 : 22/09/2025
AKTUALITET

SPAK: Nuk kemi asnjë kërkesë nga Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17:27 : 22/09/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit

15:23 : 22/09/2025
AKTUALITET

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, dënohet me 25 vite burg i akuzuari

14:20 : 22/09/2025
AKTUALITET

Ndihmoi në v*asjen e Fatbardh Liçit, Eria Ago kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

11:55 : 22/09/2025
Para

Pse e vranë Emiljano Ramazanin? Alibej: Ishte më aktivi i grupit të Çopjave

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com