• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Haki Çako te Gledis Nano, kush janë 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së

12:11 : 10/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar listën me emrat e 13 kandidatëve që janë në garë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas përfundimit të mandatit të drejteses aktuale Aida Hajnaj.

Afati i aplikimeve u mbyll pasditen e djeshme në orën 16:00, teksa mes emrave në garë vihet re ai i ish-drejtori të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zëvendësdrejtor i BKH-së, Joni Keta apo oficeri Mentor Cuku dhe ish-shefi i Policisë, Elton Kërluku.

Po ashtu, vihet re edhe emri i drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili më herët ka qenë edhe drejtor i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit.

Pjesë e listës janë edhe prokurori i Tiranës Andi Pogaçe dhe ish-prokurori i Shkodrës i shkarkuar nga vetingu Astrit Halilaj. Po ashtu në garë është edhe Artur Beu, i cili garonte edhe 5 vite më parë, kur u zgjodh Aida Hajnaj. Në 2015-ën, ai shërbeu si specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Interpol.

Emrat e tjerë nga radhët e Policisë në garë për kreun e BKH-së janë Gentian Ndoi, i cili prej disa vitesh mban postin e drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Gentjan Shehaj, ish-drejtues i Policisë së Vlorës dhe Lezhës, teksa aktualisht është drejtor i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë.

Lexo edhe:

Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

Në garë është edhe inspektori i AMP-së, Maoricio Sheldija, apo edhe Nevrus Ndregjoni, i cili aktualisht është oficer i policisë gjyqësore në Elbasan.

E vetmja kandidate grua në garë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit është Marinela Pilinci, e cila është oficere e Policisë Gjyqësore. Ndërkohë, Miklovan Kanani është emër i panjohur.

Më konkretisht, 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së janë:

  1. Andi Pogaçe
  2. Artur Beu
  3. Astrit Halilaj
  4. Elton Kërluku
  5. Gentian Ndoi
  6. Gentjan Shehaj
  7. Gledis Nano
  8. Haki Çako
  9. Joni Keta
  10. Maoricio Sheldija
  11. Marinela Pilinçi
  12. Miklovan Kanani
  13. Nevrus Ndregjoni

SPAK bën me dije se pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit. Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

Drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnajt, i përfundon mandati 5-vjeçar më 31 Gusht. Edhe pse kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat, ajo u përjashtuar nga e drejta për rikandidim, pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj.

Etiketa: BKHgarakandidatetspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion

19:24 : 10/06/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

15:11 : 10/06/2025
AKTUALITET

Makinën e bashkisë në dispozicion të burrit, “Piranjat” çojnë në SPAK Anuela Ristanin

14:41 : 10/06/2025
AKTUALITET

Çfarë ndodhi pas vrasjes në Durrës? Dëshmia e Erion Alibej: Dumani u bë keq

14:04 : 10/06/2025
AKTUALITET

“Nuk kanë lënë bankë pa çuar letër-porosi për mua”/ Meta: SPAK po më mban padrejtësisht në qeli

12:14 : 10/06/2025
AKTUALITET

Padia nga Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK për të dëshmuar

10:20 : 10/06/2025
Para

“Nuk kanë lënë bankë pa çuar letër-porosi për mua”/ Meta: SPAK po më mban padrejtësisht në qeli

TË GJITHA

Emigrantët nuk po sjellin më para, kanë krijuar një jetë të re në shtetin ku banojnë

08:03 : 11/06/2025

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com