• Kontakt
Saturday, August 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi disa veprime dhe vendime të Këshillit Bashkiak të Sarandës, i cili ka “injoruar” Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e një këshilltareje.

Pavarësisht se KQZ-ja i dërgoi shkresa se puna e këshilltares Edlira Gjidede, edukatore në një kopësht shtetëror në Sarandë, nuk kishte papajtueshmëri në kandidim dhe zgjedhje, sërish ky Këshill, 1 vit e gjysmë pas emërimit, e shkarkoi për “konflikt interesi”.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua ish-këshilltarja Edlira Gjidede, e cila tha se është zgjedhur këshilltare në Këshillin Bashkiak Sarandë në vitin 2023, në zgjedhjet lokale për PDIU. Sipas saj, në mbledhjen e datë 18 mars 2025 është marrë vendimi për shkarkimin te saj, me argumentin se pozicioni si punonjëse në sektorin e arsimit, i cili varet nga administrimi i bashkisë, krijon një situatë papajtueshmërie me mandatin e këshilltares.

“Ky vendim është bazuar në interpretimin e Komisionit të Mandateve dhe ka marrë mbështetjen e Kryetarit të Këshillit. Institucionet kompetente për të interpretuar ligjin, kanë nisur përgjigje zyrtare si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), duke sqaruar që nuk ka papajtueshmëri dhe as konflikt interesi” thotë Edlira.

Sipas saj, punonjësit arsimorë dhe ata akademikë nuk kanë pengesa ligjore për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në organet vendore. Punonjësit arsimor nuk janë nëpunës bashkiak, kanë status tjetër të rregulluar me VKM dhe ligj. “Pavarësisht këtij interpretimi me shkresa zyrtare, Këshilli Bashkiak ka vendosur të shkel ligjin dhe të injoroj këto institucione dhe ka miratuar shkarkimin tim. Këtë vendim e kam denoncuar edhe në Prokurorinë e Sarandës” thotë Edlira.

Lexo edhe:

Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Arrestohet pronarja e një marketi në Sarandë! Sekuestrohen produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë

Edlira ka dokumente nga KQZ dhe ILDKPI se posti i punës së saj si edukatore s’ka konflikt! Dhe, pas intervistës dhe dokumenteve, gazetarët e Fiksit shkojnë në Këshillin Bashkiak për të pyetur kryetarin Asaf Strofa. Vetë Asafi thotë dhe lexon një dokument nga KQZ-ja me të tillë përmbajtje, pra posti i punës s’ka konflikt. Më tej pohon se ka edhe një shkresë të Prefektit që thotë se ka konflikt!

Fiksi e pyet se në Këshill është edhe një mësuese. Ai shton se duhet ta verifikojë mandatin komisioni i mandateve dhe më pas t’u drejtohen organeve të tjera. Shton se për rastin e Edlirës ka konflikt se është edukatore.

Fiksi e pyeti disa herë se përse ka dy standarde dhe përse vepron vetëm për një rast. Ai citon rregulloren e Këshillit dhe thotë se nuk vendos Kryetari i Këshillit, por ka komisione dhe prefekti që deklaron diçka të tillë./TCH

Etiketa: Edlira Gjidedeedukatorenkandidatekandidimikeshilli bashkiakkonflikt interesisarandeshkarkon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

15:40 : 29/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet pronarja e një marketi në Sarandë! Sekuestrohen produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë

13:55 : 29/08/2025
AKTUALITET

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025
AKTUALITET

I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

11:10 : 25/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025
AKTUALITET

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Para

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, këmbësori në gjendje kritike

17:50 : 30/08/2025

Tragjedi në Prishtinë/ 24-vjeçarja humb jetën pas plagosjes me armë në poligon

17:34 : 30/08/2025

Moti i keq largon pushuesit, trafik i rënduar në akset Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Milot

17:19 : 30/08/2025

Kuçovë/ Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth Bazës Ajrore të NATO-s

16:57 : 30/08/2025

Trageti turistik maqedonas përfundon pranë brigjeve shqiptare për shkak të stuhisë

16:40 : 30/08/2025

Përmbytje masive në Vlorë pas reshjeve të dendura të shiut, bashkia në gjumë, qyetarët në ujë…

16:39 : 30/08/2025

Shqipëria nën ujë dhe erë: Përmbytje, dëme dhe pasiguri, ndërhyrjet e bashkive mbeten të vonuara

16:29 : 30/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com