• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale të kontrolluar nga narkoshteti dhe kartelet kriminale.

Berisha akuzoi qeverinë se ka përdorur të gjithë potencialin financiar, logjistik dhe njerëzor të shtetit për të mposhtur kundërshtarin politik dhe për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

Berisha tha se në Shqipëri kanë ndodhur dy zhvillime të rënda që kanë goditur integritetin e zgjedhjeve. Ai theksoi se punonjës të administratës publike janë përdorur si operatorë elektoralë, ndërsa shteti ka shpenzuar miliona euro për të blerë vota. Sipas tij, vetëm gjatë fushatës u shpërndanë 76 milionë euro për pensionistët, u falën 200 milionë euro gjoba dhe kamata, dhe u firmosën mbi 500 milionë euro në kontrata publike dhe koncesione.

Berisha tregoi se kartelet e drogës kishin nën patronazh 28 deputetë, ndërsa farsa zgjedhore e 11 majit u dominua nga dy elementë: blerja masive e votës dhe terrorizimi i votuesve, duke shkelur çdo parim të kodit zgjedhor dhe dokumenteve ndërkombëtare që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Votimet dhe zgjedhjet janë një proces, kur ato zhvillohen mbi bazën e rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare kemi të bëjmë me një proces zgjedhor, i cili ndjek kritere, standarde ligjore të caktuara dhe zbaton parimet ndërkombëtare për zgjedhje të lira, dhe garën.

Lexo edhe:

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

Por në rast se ky proces kryhet në një kohë kur kreu i narkoshtetit ka shpallur kodin zgjedhor një kinezeri.

Në rast se ky proces zhvillohet kur kreu i narkoshtetit apo i diktaturës vendos të përdorë të gjithë potencialin financiar, njerëzor, logjistik, të gjithë fuqinë ekzekutive që të mposhtë kundërshtarin në garë, mjaftojnë këto që zgjedhjet të jenë një parodi, një farsë dhe jo një proces zgjedhor.

Në rastin e Shqipërisë kanë ndodhur 2 gjëra të mëdha për procesin zgjedhor, së pari shteti me të gjitha potencialet e tij, kështu dhjetëra mijëra punonjës të administratës që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë u shndërruan në operatorë elektoralë, terroristë apo polici politike elektorale për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve.

76 milionë euro u përdorën për të blerë publikisht vota, për të shpërblyer çdo pensionist 100 euro për votë në mes të fushatës.
4500 evente, në periudhën e ndaluar me ligj, u organizuan, më shumë se në 3 vite e gjysmë të marra së bashku, katër muaj para zgjedhjeve.
200 milionë euro kamata dhe gjoba u falën këto 10 vitet e fundit, 2 ditë para zgjedhjeve.
Dhjetëra mijëra punonjës u punësuan përkohësisht për votë.
Dhjetëra mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie u shpërndanë, duke përdorur kështu fuqinë ekzekutive për të blerë vota.
Mbi 500 milionë euro prokurime publike, koncesione, u firmosën në periudhën e ndaluar nga ligji, vetëm e vetëm për vota.

Të gjitha këto janë dëshmi e transformimeve të shtetit dhe institucioneve të tij në shtet elektoral dhe institucione elektorale.
Këto janë të mjaftueshme, të tepruara që zgjedhjet të shndërrohen në farsë dhe të mos jenë një proces i vërtetë.

Por në Shqipëri, krahas shndërrimit të shtetit në shtet elektoral, kemi të bëjmë me narkoshtetin, i cili në bashkëpunim të ngushtë me kartelet e drogës, me hanxharët e krimit dhe të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, u shndërruan në një makineri — nëse e para ishte një industri e blerjes së votës, kjo e dyta një makineri gjigande frikësimi, frikësimi, terrorizimi të shqiptarëve dhe kontrollit të vullnetit të tyre.

Kartelet e drogës dhe organizatat kriminale kishin 28 deputetë në patronazhin e tyre për t’i mbështetur.
Pra, e vërteta është që farsa elektorale e 11 majit u dominua nga këto 2 tipare kardinale, në të cilat u thye çdo parim i kodit zgjedhor dhe i dokumenteve ndërkombëtare”, tha Berisha në Syri TV.

Etiketa: bandatBerishatendeteZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

16:40 : 27/10/2025
AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
RAJONI

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
Para

Do të fitojë 25 mln euro në sezon, Inzaghi prezantohet te Al Hilal: Ndihem i privilegjuar!

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com