Psikologia Denata Toçe, gjatë një lidhje me skype për emisionin “Të Paekspozuarit” ka shpjeguar konfliktin që ka lindur te Urdhri i Psikologut. Toçe e shpjegoi të gjithë konfliktin dhe problematikën, me dashurinë për “paratë”, teksa e konsideroi edhe si një “mafie të sofistikuar”
“Sapo kanë përfunduar zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut. Ka 451 votues. Nuk mund të deklarojmë dot as fitues për anëtarë Këshilli dhe as fitues të Presidentit. Kemi 451 pjesëmarrës që kanë votuar dhe nuk plotësojnë kuorumin. Zgjedhjet janë të pavlefshme
Problematika ka ekzistuar që në krye të procesit zgjedhor. Në fillim duhet të numërosh sa anëtarë aktivë janë pjesëmarrës. Në thelb bazohet që duhet të numërosh anëtarët pjesëmarrës. Nëse nuk ka kuorum nuk hapet procesi.
Sipas të dhënave që na kanë ardhur, u tha nga Sekretarja e Përgjithshme, kandidatja për Presidente. Zonja Anëtare Këshilli, ka hequr me të drejtë vote kandidatin e tretë. Ajo deklaroi 1500 anëtarë. Nuk figuron lista e regjistrimit të anëtarve.
Presidentja është shumë e rëndësishme, sepse rëndësia me të cilën ka ardhur, është rëndësi abuzimi. Njerëzit për lekë e për lavdi… Gjithmonë bëhet fjalë për para. Njerëzit hanë kokat për para. Kjo është mafia më e sofistikuar, sepse ka të bëjë me njerëz të shkolluar“, tha ndër të tjera Toçe.
Toçe shpjegoi se edhe trajnimet e psikologëve, janë monopolizuar padrejtësisht nga Urdhri i Psikologut.
“Në vend që trajnimet e psikologëve të ofrohen nga insitucionet kompetente, e mori monopolizimin Urdhri i Psikologut që afirmonte ato shoqata dhe organizata, një prej të cilave ështe e saja, të cilat marrin dhe drejtojnë trajnimet në mënyrë të monopolizuar. Është fituar në gjykatë që ta bëjnë edhe institucione të tjera dhe nuk është bërë në zbatim. Kjo është ta bësh psikologun të pamend. Paratë shkojnë të Urdhri i Psikologut dhe speicialistët që orientojnë trajnimet”, shtoi Toçe.