• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

08:26 : 05/06/2025
në BOTA

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit të komisionit vitin e kaluar Bullgaria kishte bërë me sukses përpjekje për të ulur përqindjen e inflacionit nga mbi 9.5 përqind në rreth 2.7 përqind. Komisioni Evropian pret që deri në vitin 2026 inflacioni në Bullgari të bjerë në nivelin 1.8% .

Bullgaria plotëson kriteret e eurozonës

Sipas Bankës Qendrore Evropiane tani Bullgaria i plotëson kriteret për t’u bërë pjesë e eurozonës në katër fushat e kërkuara. Për t’u anëtarësuar në eurozonë një vend duhet të përmbushë disa kritere, në të cilat bëjnë pjesë stabiliteti i çmimeve, financat e shëndosha publike, ulja e inflacionit dhe kursi i qëndrueshëm i këmbimit. Inflacioni nuk duhet të dalë jashtë kontrollit në mënyrë që të ruhen vlera e parasë dhe fuqia  e saj blerëse.

Avion nga Bullgaria dhe flamuri i Bashkimit Evropian
Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007Fotografi: Artur Widak/NurPhoto/picture alliance

Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007. Vendi i fundit që u pranua në eurozonë më 1 janar 2023 ishte Kroacia.

Anëtarësimi në eurozonë i jep Bullgarisë akses në politikën monetare dhe mbështetjet financiare të Bankës Qendrore Evropiane, duke zvogëluar rrezikun e krizave monetare.

Lexo edhe:

Kokë bullgari, inat shqiptari

Ndodh në Bullgari, gjyqtari i VAR-it ‘kapet mat’ duke kontrolluar faqet e basteve

Përdorimi i euros ul normat e interesit për kreditë qeveritare dhe të biznesit dhe eliminon rrezikun e këmbimit valutor me vendet e eurozonës, duke rritur besimin e investitorëve. Po ashtu përdorimi i euros thjeshton transaksionet ndërkufitare, duke e bërë më të lehtë tregtinë dhe turizmin me vendet e tjera të BE-së.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der LeyenFotografi: Olivier Hoslet/dpa/Pool EPA/AP/picture alliance

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti euron si “simbol të prekshëm të forcës dhe unitetit evropian”. Falë euros ekonomia bullgare do të bëhet më e fortë do të ketë më shumë tregti me partnerët e eurozonës, më investime të huaja direkte, qasje në financa, vende pune me cilësi të lartë dhe të ardhura reale.

Kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov tha se BE-ja konfirmoi përparimet që bërë vendi. “Një ditë e jashtëzakonshme. Një hap tjetër përpara në rrugën e Bullgarisë drejt euros… Kjo vjen pas vitesh të tëra reformash, angazhimi dhe harmonie me partnerët tanë evropianë”, shkroi ai në një postim në X.

Jo të gjithë të kënaqur me euron

Nxitja për të adoptuar euron ka shkaktuar reagime të forta negative dhe protesta pjesërisht të dhunshme në Bullgari. Protesta janë zhvilluar në Sofje dhe qytete të tjera. Sondazhet e fundit tregojnë se gati gjysma e të anketuarve e kundërshtojnë bashkimin e Bullgarisë me eurozonën.

Partia opozitare pro-ruse “Vazrazhdane” ka organizuar disa demonstrata kundër anëtarësimit në eurozonë.

“Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanik”, tha Nikolai Ivanov, dikur zyrtar i lartë tani në pension, gjatë një proteste të kohëve të fundit, duke reflektuar frikën se miratimi i euros mund të prekë kursimet dhe të dëmtojë ekonominë bullgare.

Etiketa: bullgarieurozone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kokë bullgari, inat shqiptari

21:14 : 19/05/2025
SPORT

Ndodh në Bullgari, gjyqtari i VAR-it ‘kapet mat’ duke kontrolluar faqet e basteve

22:15 : 03/04/2025
SPORT

Gafa e rëndë e klubit bullgar, mban një minutë heshtje për ish-lojtarin që jeton!

18:40 : 17/03/2025
RAJONI

Maqedoni e Veriut, personat me lëndime të rënda do të dërgohen për kurim jashtë shtetit

19:56 : 16/03/2025
BOTA

Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari! Përplasen dy trena, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

21:14 : 15/01/2025
BOTA

Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.4% në dhjetor

14:22 : 07/01/2025
Para

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

TË GJITHA

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com