• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama u përbetua se Partia Socialiste në mandatin e katërt do të ishte një mburojë për institucionet e drejtësisë, qoftë edhe me trup, por duket se jo të gjithë deputetët socialistë e mendojnë njësoj.

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili është në gjykim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tër Organizuar – për abuzim me tenderat në kohën kur ishte Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka ndërmarrë të enjten një sulm publik ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) se ka refuzuar të nis hetim disiplinor ndaj prokurorëve të çështjes së tij.

“Pas një heshtjeje të gjatë dhe pas dy shkresave të mia dërguar edhe gjithë autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me drejtësinë, më në fund ka ardhur një përgjigje shkresore nga ILD, cila provon vetëm një fakt: dështimin e këtij institucioni dhe bashkë me të, dështimin e një instrumenti kushtetues për zbatimin e parimit “kontroll dhe balancë” midis pushteteve”, shkruan Ndreca në Facebook.

Sipas tij, ILD ka mbyllur sytë para shkeljeve kushtetuese të prokurorëve që kanë hetuar çështjen ku ai është në gjykim. Refuzimi i ILD-së për të marrë parasysh kërkesën e tij, sipas Ndrecës, “…nuk është thjesht diskreditim institucional i ILD-së, por një rrezik eminent për funksionimin e balancuar të superstrukturës shtetërore”

Ndreca ka publikuar më tej një ankesë publike dërguar ILD-së dhe institucioneve dhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare, ku pretendon se të qënit deputet i jep atributin për të kërkuar angazhimin e ILD-së në kontrollin e prokurorëve konkretë.

Lexo edhe:

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

ILD nuk i komentoi akuzat. “Çdo pretendimi të ngritur nga z. Ndreca i është kthyer përgjigje shteruese në letrën dërguar atij”, i tha BIRN-it zëdhënësja e këtij institucioni, Mimoza Koçiu.

Sulmi i Ndrecës ndaj ILD-së dhe prokurorëve të SPAK, sipas ekspertëve të së drejtës cenon balancat midis pushteteve. Ai gjithashtu bie ndesh me deklarimet e kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, se Partia Socialiste do ta mbronte pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

“Ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë në Shqipërinë 2030,” tha Rama, në një fjalim përpara deputetëve socialistë në Pallatin e Brigadave me 26 maj.

“E para duke udhëhequr me forcën e shembullit dhe e dyta të jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë ta mbështesim,” shtoi kryeministri.

“Përveç gjërave që nuk shkojnë, mësimi nga historia jonë është që pavarëisa e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto është e vetmja rrugë”, theksoi ai.

Ndreca e mori mandatin e deputetit në fillim të 2024-ës pas heqjes së mandatit ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili është në arrati, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë Ndreca po gjykohet për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Brendshme ku ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm dhe sipas akuzës ka favorizuar në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bashkëpunuan në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike.

Të pandehurit, të udhëhequr nga Ndreca, akuzohen se kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.

Ministria e Brendshme në kontratën “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Policisë së Shtetit” kishte caktuar një vlerë totale prej 54,2 milionë lekësh pa TVSH për katër objekte policore. Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve në 2 dhe reduktuar vlerën në 34,2 milionë lekë. Prokuroria vlerëson se kjo u bë për të favorizuar fituesin.

Për organizatat e të drejtave të njeriut që monitorojnë punën e Kuvendit dhe të funksionimit të Reformës në Drejtësi, sjellja e Ndrecës është një abuzim i hapur me funksionin e deputetit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një prej organizatave që u drejtohet ankesa publike e Ndrecës ndaj ILD-së, e sheh sjelljen e Ndrecës në tejkalim të dispozitave ligjore dhe përdorimin e funksionit kushtetues të deputetit.

“Çdo shtetas i prekur nga veprimet/mosveprimet e magjistratit ka të drejtë të ankohet tek ILD”-thotë Erida Skëndaj, drejtoreshë e KSHH-së. Por, megjithatë, ajo shton se “duke marrë në konsideratë parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve qeverisëse të tij si dhe standartet për parandalimin e konfliktit të interesit në raport me detyrën publike, për zyrtarët e nivelit të lartë, përfshi këtu të zgjedhurit në Kuvend, kjo nuk duhet të realizohet duke përdorur njëkohësisht tagra të funksionit publik (qoftë deputet, ministër, etj).”

Më tej Skëndaj sugjeron se duke i qëndruar parimit ‘të gjithë janë të barabartë para ligjit, çdo funksionar publik ashtu si dhe qytetarët e thjeshtë mund të ankimojnë vendimet e ILD-së pranë këshillave drejtues të sistemit të drejtësisë.

“Në të kundërt, sipas parashikimeve të ligjit nr. 115/2016 i ndryshuar “Ndërhyrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë (sikurse perceptohen qëndrime të tilla publike) në funksionet e Inspektorit për kryerjen e verifikimeve të ankesave, hetimeve dhe inspektimeve, ose në lidhje me ndonjë subjekt të caktuar shkakton përgjegjësi sipas ligjit”- thekson ajo.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtor i “Qendresa Qytetare” e sheh sjelljen e Ndrecës si përdorim i mandatit të deputetit për të sulmuar organet e drejtësisë.

“Kërkon të shfrytëzojë edhe muajin e fundit si deputet për të goditur SPAKU-n, nëpërmjet një institucioni të tretë, ose për t’i bërë presion këtij të fundit që të vihet në shërbim të mbrojtjes së tij”, i tha BIRN-it Xhemollari.

Ai shtoi se , nuk e shikon sulmin e Ndrecës si një sulm të koordinuar të mazhorancës ndaj drejtësisë.

“E shoh si një grahmë të fundit të një individi që ka frikë të përballet me akuzën”, përfundoi Xhemollari.

/BIRN

Etiketa: akuzadrejtesiagjyqILDkorrupsionPlarent Ndrecashkelje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
SHOW BIZ

Diddy e vari nga kati i 17-të/ Dëshmia tronditëse në gjyq: Jam djalli dhe mund të të vras

21:49 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nga njohja në burg me Lulzim Arapin, te takimi me Laert Haxhiun, “zbërthehet” në gjyq Artan Tafani

12:15 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
Para

"Kjo është betejë për dinjitet"/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

TË GJITHA

E trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina

19:00 : 06/06/2025

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

18:59 : 06/06/2025

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

18:49 : 06/06/2025

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com