• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Armët i bleja te një hoxhë”/ Alibej: Kisha akses në TIMS, kontrolloja lëvizjet e Çopjave dhe Qosjes

12:42 : 05/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, rrëfeu më tej në Apelin e GJKKO përpjekjet personale për gjetjen e personave që vranë vëllanë e tij, Endrit Alibej, në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”.

Alibej deklaroi se në fund të shkurtit 2020 kishte zhvilluar një takim me Nuredin Dumanin, të organizuar nga Arjan Spahiu, ku ky i fundit i kishte treguar emrat e ekzekutorëve të vëllait, duke përmendur konkretisht Talo Çelën, Besmir Haxhinë dhe Altin Ndocin.

“Talo është bërë i vështirë për t’u kapur, por unë di kush janë ekzekutorët e familjes tënde. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këta, më tha Dumani”, rrëfeu Alibej.

Pyetjes së prokurorit të SPAK-ut nëse e kishte ruajtur regjistrimin e bisedës me Nuredin Dumanin, i cili zgjati 2 orë e 48 minuta, Alibej u përgjigj “Jo”, duke pranuar se regjistrimi ishte fshirë.

Lexo edhe:

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

Ai rrëfeu gjithashtu se i kishte dhënë 50 mijë euro Dumanit dhe një telefon të koduar përmes aplikacionit Sky ECC.

“Lekët ishin nga trafiku i drogës me kamion për transport punoja me aq pak miq që më kishin mbetur, drogën e çonin shofer rumun. Unë kisha rreth 200 mijë euro total”, tha Alibej.

Ai po ashtu shpjegoi paktin që kishte bërë me Nuredinin, duke theksuar: “I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait”, duke iu referuar faktit se Dashnor Dumani ishte personi i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej.

Në vijim të dëshmisë, Alibej tregoi se një natë pas takimit, Nuredini i kishte shkruar: “Vëlla, mbaroi i pari, shiko TV,” ku ai pa lajmet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Ai zbuloi gjithashtu lidhjet e tij me një hoxhë në Tiranë, i cili ishte i përfshirë në tregtinë e armëve dhe ndihmonte blerjen e tyre, duke thënë vetëm: “Rrinte tek Fresku”.

Për më tepër, Alibej tha se kishte akses në sistemin TIMS përmes policit Leonard Alltja. Alibej tha se kontrollonte të gjitha hyrje-daljet të personave që dyshonte se ishin të përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku iu vra i vëllai. Alibej thotë se i kishte me foto të gjitha hyrje-daljet për të gjithë, nga Çopjat e Qosja.

“Ardian Çollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifikoj. I kisha më foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lnë Suel Çelën në gjumë”, tha Alibej.

Etiketa: Erion AlibejGJKKOvrases

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

11:43 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

18:56 : 27/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025
Para

Mekaniku i uzinës u plagos gjatë orarit të punës te Albchrome, ndalohen 3 persona/ EMRAT

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com