• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e Partisë Demokratike në Bruksel, ka hedhur akuza të forta mbi procesin zgjedhor të fundit në Shqipëri, të cilin e ka cilësuar si një farsë të organizuar nga pushteti.

Sipas tij, qeveria e Edi Ramës ka përdorur masivisht mekanizmat shtetërorë për blerjen e votës dhe frikësimin e qytetarëve, duke shkatërruar çdo mundësi për një garë të ndershme.

Berisha deklaroi se edhe ambasadori i BE-së ka pranuar në një rast që “policët po sillen si banditë”, ndërsa theksoi se kartelet e drogës janë bërë vendimmarrësit kryesorë në vend, deri në emërimin e ministrave.

“Dua t’u shpreh një situatë të paprecedentë që ekziston sot në Shqipëri.  Personalisht, siç e keni dëgjuar, kam qenë i bindur se Edi Rama zgjedhje nuk bën dhe e kisha thënë shumë herë.

Lexo edhe:

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Njeriu nuk mund të vendosë të qëndrojë në pushtet duke manipuluar zgjedhjet. Kurse ai, ka shumë probleme të mëdha me ligjin dhe ka krijuar në Shqipëri një makineri gjigante të blerjes së votës dhe të frikësimit të qytetarëve.

Kjo makineri ka ardhur gjithnjë duke u bërë më e fuqishme, më e madhe. Kjo makineri gjigante është shteti i blerjes së votës. Në ç’mënyrë? Në këtë fushatë, ai u dha të gjithë pensionistëve 100 euro dhuratë. E ndaluar me ligj. Ju them këtu, kur ne kishim zgjedhjet, nuk i rrisnim rrogat gjersa mbaronin zgjedhjet. Rroga që ishte një detyrim i përvitshëm ai. Por ne e shtynim gjersa mbaronin zgjedhjet. Se kështu është rregulli. Ti nuk mund të përdorësh fuqinë ekzekutive për të marrë vota.

Fali 2 ditë para zgjedhjeve mbi 200 milionë gjoba dhe interesa. Prokuroi gjatë zgjedhjeve mbi 500 milionë euro, të gjitha të ndaluara me ligj. Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore. Të gjitha këto për të blerë vota. Përdori pushtetin ekzekutiv për legalizime, leje ndërtimi dhe certifikata pronësie në mijëra e mijëra raste, pa kufizime. Të gjitha këto asgjësojnë garën elektorale. Se, në situatë të tillë, ti në fushë ke një gjigant që disponon miliarda, që disponon një logjistikë të pafundme, që disponon një personel të pafundmë, me një parti që ka një financim pak milionë, ose edhe më pak. Të gjitha këto, ai i bën për të blerë votën në gjitha këto mënyra.

Çfarë bëmë ne? Ne këto, arritëm t’i sanksionojmë në një rezolutë që u votua 10 ditë para zgjedhjeve në Valencia, nga PPE, se aty e kemi grupimin tonë. Por ky është njëri aspekt.

Në Shqipëri, ka një makineri tjetër që, është makineria e frikësimit të qytetarëve. Kjo makineri përbëhet nga vrasës serialë. Përbëhet nga kartele droge që disponojnë miliarda euro. Vetëm një prej tyre ka transferuar nga Dubai në bankat e Europës 3 miliardë euro. Kanë para të pafundme. Janë vendimmarrës kryesorë. Emërojnë ministra. Emërojnë drejtorë.

Ditën e zgjedhjeve, një nga bashkëpunëtorët e mi, i thotë ambasadorit të BE-së: ambasador, i thotë, në filan vend janë banditët nuk po lënë për të votuar.
Ambasadori i kthehet: po sillen policët si banditë, po lëre banditin. Po merru me policinë, se policët po sillen si banditë. Dhe tha një të vërtetë ambasadori.
Policë e banditë nuk dalloheshin më, sepse bashkëpunojnë.”- tha Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me kartelet e drogës dhe për përdorim të shtetit në funksion të manipulimit të votës.

Berisha paralelizoi situatën me regjimet autokratike, duke thënë se “ligji i farsës është që diktatorit gjithmonë i shtohen votat”, ashtu si ndodh me Lukashenkon dhe Putinin.

“Këto banda që janë, njëra prej tyre e Durrësit. Në Durrës janë dy-tre, por kryesorja ka portin.  Në vitin 2020, Edi Rama u ka dhënë portin Troplinëve. Troplinët janë banda më e fuqishme. Kanë portin. Nga viti 2023 gjer sot nuk është kapur një kilogram kokainë nga porti i Durrësit. Porti i Durrësit është port i lirë për kokainë. 

Ndërkohë, Elbasanin e kontrollon një kartel tjetër, karteli Çela, i cili kontrollon heroinën. Heroina, përpara se të fillohej kokainë, heroina ka qenë rruga kryesore. Shqipëria ka qenë rrugë kryesore e heroinës që vjen nga Turqia, Afganistani, që vjen nga këto vende. Ky klan ka heroinën. Ky klan është miliarder. Këta japin pensione, këta lidhin rroga, këta paguajnë, janë zotër të padiskutueshëm të qyteteve, edhe në fshatra. Po këta, kanë në kontroll të plotë shefat e policisë, gjykatësit, prokurorët.

Për shembull, në Prrenjas, e kemi me regjistrim, shefi i komisariatit të Prrenjasit thërriste një e nga një qytetarët dhe u thoshtë se ju duhet të votoni për Sara Milen. Sara Mila, njeriu më i panjohur, nuk ia kishte dëgjuar kush emrin kurrë, por e martuar me një njeri të afërt me bandën. Do votoni Sara Milan. Dhe këta, e gjenin shefin duke bërë fushatë për llogari të Suel Çelës, të këtij kryebanditi.

Në zyrën e kryeministrit ka një person, ky quhet Ergys Agasi. Ky, koordinon bandat. Për shembull, këtij të Elbasanit i kanë dhënë dhe Korçën. Është më i fuqishëm, ky është i pasur. Shkodra ka Bajrët që janë me nja 10 ose 12 vrasje të regjistruara.

Në Lushnjë ka ‘Hakmarrje për drejtësi’. ‘Hakmarrja për drejtësi’, në dosjen e dënimit, se kanë qenë të dënuar përjetë, i ka liruar Edi Rama të gjithë më ndërhyrjen e vet. Sot, ata kanë zëvendësuar Aldo Baren në Lushnjë, janë zotërit e Lushnjës.

Këta, mori futi ky të fejuarën e djalit, Orik Shyti, në listë të mbyllur dhe vet me banda, të armatosura punojnë për kandidatë të tjerë. Një Ceno Klosi dhe një tjetër që i çoi Belinda, një tjetër ishte nga Lushnja.

Pra, këto ishin zgjedhjet dhe si në çdo farsë, sepse ligji i çdo farse është, se gjithmonë e më shumë i shtohen votat diktatorit. Po të marrësh zgjedhjet e Lukashenkos dhe të Putinit, ata në një zgjedhje në një zgjedhje tjetër shkojnë duke e rritur përqindjen e fitimit.”- tha Berisha.

Etiketa: Edi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
Para

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

TË GJITHA

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

09:42 : 08/08/2025

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com