• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria jep pretencën për Andrew Boden dhe Albano Velon

15:49 : 04/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës ka dhënë ditën e sotme pretencën për dy të arrestuarit për vreasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur më 16 Dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë.

Për shtetasin Andrew alias Edvin Bode, i cili dyshohet se ka qenë në rolin e ekzekutorit, organi i akuzës ka kërkuar dënimin e tij nga Gjykata e Tiranës dënimin me 30 vite burgim për veprat penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, ai dhe “mbajtje pa leje te armëve”.

Ndërkohë, për shtetasin Albano Velo, , i cili dyshohet se ka qenë në rolin e bashkëpunëtorit për të larguar nga vendi i krimit autorin, si dhe në rolin e vëzhguesit, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 25 vite burgim.

Albano Velo u arrestua vetëm disa ditë pas ngjarjes, ndërsa Andrew alias Edvin Bode u arrestua më vonë, ku strehohej në banesën e Julian Kalemit në Memaliaj.

Në lidhje me këtë ngjarje dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe Andrea alias Adriatik Kalemi, por ndaj tij nuk u ngrit asnjëherë akuzë për vrasjen në fjalë.

Lexo edhe:

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

Edmond Papa dyshohet se u ekzekutua si hakmarrje për vrasjen me bombë me telekomandë të Aleksandër Sadikajt, i njohur si “Sanço i Memaliajt”, ngjarje e ndodhur më 11 qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pranë qendrës tregtare TEG

Dy të arrestuarit, po ashtu edhe Andrea alias Adriatik Kalemi janë të afërm të viktimës. Dyshohet për një përplasje mes dy grupeve rivale në trafikun e drogës në Greqi që ka sjellë dhjetra atentate dhe disa viktima.

Edmond Papa, lindur në Fier dhe banues në Sarandë, u ekzekutua teksa kishte shkuar për të pirë kafe në një lokal që ndodhet përballë banesës së vëllait të tij, Kristo Qirici.  Ai është ulur i vetëm në një tavolinë në rreshtin e parë, në verandën e lokalit.  Kur ai kishte porositur dhe po pinte kafe, aty është afruar një person me fytyrë të mbuluar dhe me pistoletë në dorë, i dyshuari Andrew alias Edvin Bode.

Ky person ka qëlluar disa herë në drejtim të Papës duke e plagosur rëndë dhe si pasojë e të shtënave biznesmeni mori disa plagë në pjesën e sipërme të trupit. I plagosur, ai ka mundur të largohet dhe të futet në ambientet e brendshme të lokalit, derisa është rrëzuar në tokë. Ndërsa personi që e ka qëlluar me armë është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Papa u dërgua me ambulancë në Spitalin e Traumës, por si pasojë e plagëve të marra gjeti vdekjen.

Në përplasjen mes dy grupeve i ka shpëtuar edhe dy atentateve Andrea (Adriatik) Kalemit më 9 Gusht të vitit 2023 ë ishullin Paksos të Greqisë, si dhe më 15 Dhjetor të vitit 2023, kur tentuan ta vrisnin brenda qelisë së burgut në Greqi.

Po ashtu, edhe vëllai i tij, Zamir Kalemi i shpëtoi një atenati më 12 Janar të vitit 2024, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi, nga një mjet në lëvizje, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”.

Pasi nuk arritën dot të vrisnin dy vëllezërit Kalemi, i njëjti grup dyshohet se ekzekutoi babain e tyre më 20 Korrik të vitit 2024, Shyqyri Kalemi, në atë që njihet si masakra e Memaliaj, pasi mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës Artur Kalemi, teksa u vranë edhe dy persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i lokalit Marsel Çela.

Pak kohë më parë, SPAK shpalli në kërkim anëtarët e grupit kriminal të Edmond Papës, por jo për vrasjet në fjalë, por akuzohen sie të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi drejtohej nga vëllai i Edmond Papës, shtetasi Kristo Qiriçi (alias Jetmir Hoxhaj, alias Jetmir Qiriçi), teksa në kërkim u shpallën edhe Eldjon Alushaj (alias Kosta Alushaj) dhe Shkëlzen Kraja. Po ashtu, atyre ju sekuestruan edhe 90 pasuri.

Etiketa: Adriatik KalemiAlbano VeloAndrew BodeEdmond PapaEdvin Bodevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

16:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
Para

Zhupa kërkon seancë dëgjimore urgjente me Gonxhen: Po fshihen gjurmët në burgun e Spaçit

TË GJITHA

‘Fundoset’ banesa në Mat, evakuohet familja me shtatë anëtarë

10:08 : 18/11/2025

Përmbytjet prekin edhe Prishtinën, anullohet procesi mësimor

10:01 : 18/11/2025

Moti i keq/ AKMC tregon situatën në terren: I dëmtuar aksi Breg Lumi-Theth, Fushë Arrëzi pa drita

09:54 : 18/11/2025

Dalin nga qelia 2 personat e arrestuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec

09:51 : 18/11/2025

I dënuar në Maqedoninë e Veriut për falsifikim monedhash, kapet në Tiranë 36-vjeçari

09:39 : 18/11/2025

Përmbytje e shtëpi të djegura nga rrufetë! Ja qarqet më të prekura nga moti i keq (PAMJET)

09:38 : 18/11/2025

Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP

09:29 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com