• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të gjithë i rrinin pincë Laertit”/ Dëshmia e Artan Tafanit: Më dhanë 50 mijë euro për një vrasje

13:22 : 04/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO, ku ka zbardhur detaje mbi veprimtarinë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Pjesë e dëshmisë ka qenë edhe mënyra se si komunikonte me drejtuesin e bandës, përmes një sistemi të koduar mesazhesh, të quajtur chat-email, të cilin e paguante 600 euro në muaj.

“Folëm gjithmonë në chat-email, një sistem i enkriptuar që ma dha vetë Laerti. E përdornim vetëm për punë, dhe e mbushnim çdo muaj në ‘Bllok’, 600 euro kushtonte,” deklaroi Tafani para gjykatës.

Tafani tregoi se njohjen e parë fizike me Laert Haxhiun e kishte pasur në një takim në Dajt, të organizuar nga anëtarët e tjerë të grupit. Ai u shpreh se e njihte vetëm nga emisionet televizive dhe lajmet, ndërsa vëllain e tij e kishte parë më parë në Lushnjë.

“Më morën në një restorant në Dajt, dhe pastaj qëndruam në një suitë. M’u duk e çuditshme që më kishin marrë me vete, sidomos kur pashë që aty ishte vetë Laert Haxhiu. Ai më tha se kishin një punë dhe do më ndihmonte me ndonjë ‘mall’. E kuptova që bëhej fjalë për transport të paligjshëm, më shumë se çdo gjë tjetër”, rrëfeu Tafani.

Lexo edhe:

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

Ai shtoi se në ditët në vijim, Laerti dhe bashkëpunëtorët e tij e paguan me dy këste nga 500 euro secili. Këto shuma shërbenin si shpërblim për punët e kryera, por edhe për të testuar besnikërinë dhe gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në veprimtari kriminale.

Ai ka rrëfyer se ka marrë urdhër për vendosjen e një sasie tritoli në Lushnjë si formë presioni ndaj një personi që nuk kishte shlyer borxhin për mallin e marrë nga grupi, si dhe për një vrasje të porositur për 50 mijë euro.

“Në një nga takimet, më thanë të vendosja tritol në Lushnjë. Arsyeja ishte se i kishin dhënë mall dikujt dhe ai nuk kishte dhënë lekët. Donin t’ia bënin si presion. I thashë ‘dakord’, ç’t’i thosha… që nga dita e parë kisha ndjesinë e presionit, nuk e di si ta shpjegoj”, u shpreh Tafani para trupit gjykues.

Ai tregoi se rrugës për në Lushnjë, Laert Haxhiu i kishte dhënë 100 euro për shpenzime, ndërsa tritolin e vendosi në derën e një apartamenti në katin e parë të një pallati, pranë shinave të trenit.

“Vendosa 100 gram tritol. Mu duk si një provë për të parë nëse do e bëja dot punën. E ndeza fitilin dhe u largova në këmbë”, tha Tafani.

Banda e Laert Haxhiut, dëshmon për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani: Si u futa në rrugën e krimit

Pas këtij veprimi, ai u kthye në banesën e vjehrrës. Por detyra e radhës ishte shumë më e rëndë, pasi kishte të bënte me vrasje me pagesë.

“Në një tjetër udhëtim, shkuam në Pogradec, unë, Laerti dhe Ligori. Në një moment, Laerti më thirri jashtë dhe më pyeti çfarë dija të bëja. I thashë që isha marrë me mall dhe njëherë kisha bërë vjedhje me dhunë, por nuk besoja se më donte për vrasje, ai vetë i bënte këto gjëra, thosha”, dëshmoi Tafani.

Por biseda mori një kthesë tjetër. Sipas tij, pas një ndalese në Dardhë, iu propozua që të kryente një vrasje me pagesë për llogari të grupit.

“Më thanë do bësh një punë për një njeri tonin në Tepelenë. Më përmendën vetëm më pas emrin e Çajup Selimit. U shtanga atë natë”, tha Tafani, duke shtuar se urdhri i vrasjes do zbatohej nga ai dhe Ligori, për një shumë totale prej 50 mijë euro, nga të cilat secili do përfitonte nga 25 mijë.

“I thashë: ‘Po ju e dini’… U ndjeva i bllokuar, të gjithë i rrinin pinc Laertit”, përfundoi Tafani./ Euronews Albania

Lexo edhe:

Nga njohja në burg me Lulzim Arapin, te takimi me Laert Haxhiun, “zbërthehet” në gjyq Artan Tafani

Etiketa: Artan Tafanideshmialaert haxhiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

11:26 : 12/07/2025
AKTUALITET

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja kosovare në “takim special” me Laert Haxhiun

18:47 : 10/07/2025
AKTUALITET

Drejt “41 BIZZ”-it/ U kapën në të njëjtin sektor dhe me telefona, ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg

10:01 : 10/07/2025
AKTUALITET

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

18:29 : 09/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, emërohen drejtuesit e rinj

15:42 : 06/07/2025
Para

KLGJ rrëzon kërkesen e Metanit për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi

TË GJITHA

Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani/ EMRI

08:22 : 18/07/2025

Fadromat në Theth/ Bushati: Ka faj fshatari që ndërton pa leje apo shteti që e nxit?

08:17 : 18/07/2025

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025

Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

08:11 : 18/07/2025

Temperatura deri në 35 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

08:05 : 18/07/2025

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com