• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, së bashku me dy ortakët e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami, si dhe me 19 persona të tjerë, së bashku me kompanitë “DAAM” sh.p.k dhe “Net Group” sh.p.k, të akuzuar për korrupsion me tenderat.

Po ashtu, i pandehur është marrë edhe kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, i cili pasoi Evis Berberin në atë post, si dhe Erlad Elezi, i cili është drejtori i KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare)

Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi ka qenë pronari “de facto” i kompanisë “DAAM” sh.p.k, duke përtfituar qindra miliona lekë para publike nga tenderat e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku ai ka qenë titullar.

Tek kompanisë “DAAM” sh.p.k, Evis Berberi ka qenë vetë administrator, ku pasi mori postet publike ajo është menaxhuar nga shtetasit Brunilda Buli, Ervis Lami dhe Valter Begaj, duke u drejtuar në mënyrë indirekte sërish nga ish-kreu i ARRSH-së.

Ndërsa kompania “Net Group” sh.p.k zotërohej nga ortaku i Evis Berberi, shtetasi Valter Begaj, e cila po ashtu ka përfituar prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, Evis Berberi, dhe më pas nëpërmjet transaksioneve ka kaluar vlera monetare në drejtim të kompanisë “de facto” të Evis Berberi, “DAAM” sh.p.k.

Lexo edhe:

Evis Berberi do të qëndrojë në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

“Nga aktet e administruara, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave.” – thuhet në njoftimin e SPAK

Më konkretisht, të pandehur për dosjen në fjalë janë marrë:

  1. Evis Berberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (katër herë), “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, (gjashtë herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim, më shumë se një herë”
  1. Valter Begaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda, (gjashtë herë), “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
  1. Ervis Lami, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (pesë herë), si dhe për veprën penale;“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
  1. Brunilda Buli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (tre herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
  1. Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal (dy herë).
  1. Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  1. Genti Raça, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  1. Artan Leskoviku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Altin Marko, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (tre herë)
  1. Orjon Islamaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (dy herë)
  1. Adrian Kroi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (dy herë)
  1. Bledar Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim
  1. Blerta Musabelli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim
  1. Kamelia Tafaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim
  1. Adela Kica, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Denis Xhoxhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Adja Strazimiri, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Gëzim Noni, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Shkëlqim Lusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Ela Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Jetmira Dervishi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Valbona Pepa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
  1. Personi juridik, “Net Group”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (gjashtë herë), “Mashtrim” me pasoja të rënda, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
  1. Personi juridik “DAAM”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (gjashtë herë), “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”

ÇFARË KA REZULTUAR NGA HETIMI

“Nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesat e të pandehurve; Evis Berberi, Valter Begaj dhe Ervis Lami, aparateve celularë, pajisjeve kompjuterike, kryerjes së veprimeve hetimore në vijimësi të këtij hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, Evis Berberi është pronar de facto i shoqërisë “DAAM” sh.p.k. Për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Gjatë kohës kur i pandehuri, Evis Berberi e ka tjetërsuar fiktivisht pronësinë e shoqërisë së tij, “DAAM” sh.p.k, ndërsa ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është evidentuar fakti se:

  • Ai menaxhonte, kontrollonte dhe përdorte të ardhurat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k, për shpenzime private të tij. Është evidentuar interesi i ndërsjellë financiar mes të pandehurve Evis Berberi dhe Valter Begaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për identifikimin e procedurave të prokurimit të planifikuara për t’u zhvilluar, në interes të përfitimeve reciproke mes tyre.
  • Gjatë kësaj kohe të pandehurit, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, raportonin vazhdimisht për ecurinë e aktivitetit tregtar të shoqërisë tek i pandehuri, Evis Berberi, i cili ishte personi që vendoste në lidhje me përdorimin e fondeve të shoqërisë “DAAM”sh.p.k.
  • I pandehuri Evis Berberi ishte personi që vendoste për marrjen në punë dhe caktimin e pagës të punonjësve të shoqërisë, “DAAM”sh.p.k, si dhe për marrjen e liçencave profesionale për projektim dhe mbikëqyrje, në funksion të ushtrimit të aktivitetit tregtar të saj.
  • I pandehuri Evis Berberi është informuar në mënyrë të vazhdueshme për investimet e bëra nga shoqëria “DAAM”sh.p.k, në pasuri të paluajtshme.
  • I pandehuri Evis Berberi kishte të drejtë veprimi në llogaritë bankare të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, të cilat i ka kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka bërë tërheqje në cash.

Nga aktet e administruara rezulton se i pandehuri Evis Berberi, ka vepruar në procedurat e prokurimit të mësipërm, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.

Për transferimin e këtyre vlerave të korrupsionit, nga ana e të pandehurit, Evis Berberi, në bashkëpunim me të pandehurit,Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, është ngritur mekanizmi i veprimit përmes faturave fiktive, mes shoqërisë “Net Group” sh.p.k dhe “DAAM” sh.p.k, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, ë transferimit dhe zhvendosjes së tyre, që përbëjnë “përfitim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit të sipërcituara, janë evidentuar fakte për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundraligjshme të anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë “Net Group”sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara, në dokumentet standarde të tenderit, veprime të kryera në shkelje të rregullave të prokurimit publik, me qëllim krijimin e favorizimeve dhe privilegjeve në shtatë procedura prokurimi, për shoqërinë “Net Group” sh.p.k., në një rast tjetër, për shoqërinë “EuroElektra”sh.p.k. Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka vepruar në bashkëpunim me personat zyrtar të tjerë të autoritetit kontraktor, anëtarë të komisionit për secilën procedurë konkrete, të pandehurit; Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha, Valbona Pepa.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, pasi rezulton se nuk është kryer dhe administruar në kohën e duhur dokumentacioni që duhej të mbahej nga anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, të pandehurit Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, por që provohet se procesverbalet e testimit të tregut dhe procesvebali i miratimit të dokumenteve standarde të tenderit,  janë përgatitur pas përfundimit të procedurave të prokurimit, veprime të kryera në tre raste.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria, “Net Group”sh.p.k, në tre procedura prokurimi, për të plotësuar kriteret e dokumenteve standarde të tenderit, siç janë kontrata bashkëpunimi për katër inxhinierë që duhet të kryenin shërbimin, si dhe deklarata mbi disponueshmërinë e stafit të konsulentit.

Nga hetimi është evidentuar fakti se shoqëria, “Net Group” sh.p.k, gjatë zbatimit të kontratave të fituara në këto procedura prokurimi, ka përfituar në sajë të paraqitjes së dokumentacionit fiktiv tek autoriteti kontraktor, si raporte, situacione, etj, të cilat rezultojnë se përmbajnë të dhëna të rreme në përmbajtje të tyre, përsa i përket realizimit të shërbimit, i cili nuk është realizuar, në vlerën 80,010,058 (tetëdhjetë milion e dhjetë mijë e pesëdhjetë e tetë) lekë.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Procedurat kryesore të prokurimit të hetuara:

  1. Menaxhimi dhe koordinimi i projektit GOAL – 29,800 euro
  2. Studim fizibiliteti për kulla karikimi për makina elektrike – 68,750,000 lekë
  3. Projektim i detajuar për kulla karikimi – 62,083,333 milionë lekë
  4. Standarde ndriçimi urban e rrugor – 12,500,000 lekë
  5. Rruga “Smart City” – 82,499,604.17 lekë
  6. Mbikëqyrje e punimeve për tunelin e Llogarasë – 196,240,667.53 lekë
  7. Supervizim mirëmbajtje rrugore – 46,021,230.02 lekë
  8. Supervizim shtesë i segmenteve rrugore – 55,225,031.5 lekë

SPAK bën me dije se me vendim GJKKO-je është vendosur edhe masë e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme të shoqërisë “DAAM”sh.p.k:

  • Kuotat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k., themeluar me datë 04.10.2017 dhe regjistruar me datë 05.10.2017, me objekt veprimtarie studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore dhe veprave inxhinierike të ndryshme etj., me ortak personin nën hetim, Valter Begaj dhe administrator personin nën hetim, Ervis Lami;
  • 4 pasuri të paluajtshme të llojit “arë”
  • 1 pasuri e paluajtshme
  • 6 automjete
  • 1 motomjet

Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së Evis Berberi raportohet se janë sekuestruar vlerat monetare në shumën 15,675 Euro, 3,035 Paund, 1,436,000 lekë.

HISTORIKU I KOMPANISË

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi i blen Valter Begajt kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj. Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM. Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.

Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi ia shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpk, Brunilda Bulit kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për cdo vit.

Për vitin 2019, Evis Berberi ka dërguar dy deklarata pasurie në ILDKPKI, një deklaratë fillestare të pasurisë në 5 mars 2019, si këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe tjetrën gjatë ushtrimit të këtij funksioni publik, dorëzuar në ILDKPKI në 1 qershor 2020, por që pasqyron pasurinë për vitin 2019.

Në asnjërën prej deklaratave të pasurirë nuk rezulton e deklaruar shitja e kompanisë DAAM me vlerë 500 mijë euro dhe as 8 mijë euro që Brunilda Buli thuhet në kontratë se i ka dhënë në dorë Evis Berberit.

Ballafaqimi i kontratës me dy deklaratat e pasurisë konfirmon konsumimin e elementëve të veprës të fshehjes dhe mashtrimit me deklarimin e padurisë nga Evis Berberi.

Ndërkaq, në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë “shokut” të Evis Berberit, Valter Begaj, tashmë për 1.7 milionë euro. Por nuk mbaron me kaq. Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë DAAM, Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro. Një muaj më vonë, Ervis Lami pendohet dhe ia ia rikthen kompaninë “DAAM” Valter Begajt, tashmë me zero lekë.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2017, ortaku i Evis Berberit, Valter Begaj themelon kompaninë B-VAAL ENGINEERING, me objekt të njëjtë si kompania DAAM. B-VAAL ENGINEERING ndryshon emër në NET-GROUP.

Evis Berberi ka punuar për kompaninë NET- GROUP si drejtues taknik dhe përfaqësues i saj, madje edhe gjatë kohës kur ishte drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë. Berberi ka deklaruar në ILDKPKI në vitin 2019 të ardhura nga kompania NET- GROUP si drejtues teknik.

Etiketa: Erald EleziErvis LamiEvis BerberiGentian GjyliPSKAtenderaValter Begaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evis Berberi do të qëndrojë në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së

15:04 : 02/06/2025
AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
AKTUALITET

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

19:09 : 24/05/2025
AKTUALITET

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
Para

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim

TË GJITHA

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025

Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

08:10 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com