Nga Basir Çollaku
Pak ditë më parë sekretari amerikan i shtetit. Marco Rubio, në një postim të tij tha se Maduro është jo kreu i shtetit, por kreu i një karteli droge dhe qeveria e tij është qeveria e këtij karteli. Nuk ka vonuar thellimi i këtij qëndrimi amerikan, kur prokurorja e përgjithshme Pam Bond, vë tashmë.çmimin për arrestimin e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro duke e dyfishuar dhe çuar në 50 mulionë dollarë shpërblimin për informacione që të çojnë në prangosjen e tij. Kjo, pasi e kanë cilësuar trafikantin më të madh aktualisht në botë.
Të enjten, prokurorja Bondi akuzoi Maduron për koordinim me grupe si Tren de Aragua, një bandë venezueliane që administrata Trump e ka shpallur një organizatë terroriste, dhe Kartelin Sinaloa, një rrjet i fuqishëm kriminal me bazë në Meksikë
Trafik drog e manipulim votash, lidhje me kartelet e shpallura organizata terroriste nga administrata Trump, janë akuzat e shumta ndaj tij si dhe për zgjedhje të refuzuara ndërkombëtarisht.
A është Ramaduro, pagëzuar edhe në Fox News në. SHBA me këtë emër, në këtë listë kryesuar nga Maduro!
Përse jo?!
Dhe përse jo shpejt?!
Për trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe zgjedhjet?!
Mosmarrja e një urimi amerikan të nominuar e dedikuar me emër pas 11 majit e ka nervozuar mjaftueshëm Ramën pavarësisht autoritarizmit vendor. Ato tre rreshta në faqen e Ambasadës, drejtuar popullit dhe ftesa për deputetët e rinj në Ambasadë si bashkëpunëtorët e rinj, duke kthyer kurrizin gjithpushtetshmit jashtë selisë.diplomatike, janë shenja thartire për KM.
Po a është Rama lidhur me Sinaloa?
Trafik droge manipulim votash janë akuzat e shumta ndaj Maduros dhe për zgjedhje të refuzuara nërkombëtarisht..
A është.Ramaduro në këtë listë?!
Përse jo ?!
Dhe përse shpejt?!
A ka lidhje Rama me këto dyshime serioze?!
Gjetjet e para u sollën në vitin 2022 nga mediet meksikane “El Universal” Sipas saj lideri i kartelit “Sinaloa” Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, arrestuar më pas nga DEA, ka krijuar lidhje të ngushta me biznesmenë shqiptarë me rrjete kazinosh dhe investime në ndërtim duke pastruar miliona euro të trafikut. Biznesmenët kanë pasur takime me kreun e qeverisë dhe më pas Rama ka reaguar i çakorduar duke quajtur lajme të neveritshme që cënojnë një familje të ndershme biznesmene. Ai ka pranuar se i ka takuar në.zyrë, për ti sqaruar për një procedurë pune. Si gjithnjë qëndrime për të shpëtuar fundshpinën. Nuk mbaron me kaq. Për të bindur në ndershmërinë e tij punët katranosen më keq pa pak kohe.
Një dokument i datës 11/9/2023 i firmosur nga ish-sekretari i përgjithshëm Engjëll Agaçi, konfirmon se gjenerali shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm, i kryeministrit Edi Rama. Coldea është akuzuar për lidhje me trafikun e narkotikëve për lidhje me kartelin meksikan Sinaloa shpallur organizatë terroriste. Po dosja e ndërtimeve të Ndrangheta për kullat në Tiranë të cilat nuk lartësohen pa firmën e Ramës?! Për tre godina ku mafia kishte gati 180 milionë euro?! Dhe Besniku njeriu bizneseve në energji, ndërtime, e kudo, njëherësh mik me KM dhe kryebashkiakun sipas përgjimeve të.dosjes? Person tani i dënuar nga antimafia italiane me 7 vite burg në formë të prerë!! Po investimet strategjike ku lejet i kanë marrë trafikantët e kokainës shumë prej tyre në kërkim dhe në burg?! Ndoshta inventarin e ka koordinatori. Pa harruar CharlesMcGonigal me afera korruptive ndaj FBI, e shërbime të tjera përfitimesh. Nuk mbarohen. DEA hapi zyrë në Tiranë kur të dhënat u shtuan për prani të Sinaloa e Ndranghetta në Shqipëri..thasët r sky-enchro janë me qindra mijë mesazhe nga Kolumbia, Dubai, Venezuela, Aruba, Belgjika, Holanda, Franca, Gjermania, e Tirana. As Soros nuk i ka këllqet e administratës së shkuar. Ndaj KM Rama, bën mirë të mos rrijë shumë në diell, se ka edhe Kodin e ri nëpër duar..













