• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI, VIDEO

Një raport i publikuar nga shoqata “Together for Life” tregon se korrupsioni është i gjithëpërhapur në sistemin shëndetësor. Sipas ekspertëve, korrupsioni në shëndetësi është një nga format më shqetësuese për qytetarët, që e kthyer në praktikë të zakonshme cenon qasjen në kujdes shëndetësor.

“Kur kisha nënën tek Trauma, veç lekë kërkonin dhe të drejtonin: shko merr këtë aty. I linin njerëzit derisa na drejtonin për të blerë protezë dhe të gjitha gjërat e nevojshme për ndërhyrjen. Nuk ia mban kujt të ankohet, sepse nuk të kapin me dorë”. Kjo është vetëm një nga dëshmitë e familjarëve për përvojën e tyre me korrupsionin në spitalet shqiptare, e publikuar në raportin “Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë” nga shoqata “Together for Life”.

Raporti i publikuar në maj 2025 bazohet në anketimin e 1 mijë qytetarëve dhe njerr në pah një fenomen mjaft shqetësues në sektorin e shëndetësisë. Të dhënat tregojnë se 8 në 10 persona shprehin bindjen se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i korruptuar.

“83% e të anketuarve e konsiderojnë sistemin shëndetësor si të korruptuar,” thekson raporti.

Alma Lahe, një prej eksperteve të këtij raporti, argumenton se ajo që i prek pacientët dhe për të cilën ata tregojnë ndjeshmëri më të madhe është korrupsioni i vogël, që e ndjejnë drejtpërdrejt në xhepin e tyre.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

“Nga raporti i publikuar nga TFL rezulton se korrupsioni është një fenomen mjaft i përhapur në këtë sektor dhe ai është i përhapur në të gjitha nivelet, duke filluar nga korrupsioni i ‘vogël’ nëpërmjet mirëmbajtjes së ofruesve të shërbimit që kërkojnë, apo pranojnë pagesë jo formale nga pacientët për shërbime që duhet të ofrohen falas dhe deri te korrupsioni i ‘madh’ që përfshin institucionet e larta dhe që ka të bëjë me procedurat tenderuese në infrastrukturë, pajisje apo shërbime,” tha Lahe për BIRN.

Raporti i Shoqatës “Together for Life” tregon se korrupsioni ka prekur të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. Spitalet universitare perceptohen si më të korruptuarat nga 8 në 10 të anketuar (81%); spitalet rajonale perceptohen si shumë të korruptuara nga 76% e të anketuarve, ndërsa spitalet bashkiake perceptohen si shumë të korruptuara nga 60% e burrave dhe 55% e grave.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve, Dritan Trepça është i vetëdijshëm se korrupsioni në sistemin shëndetësor perceptohet si një ndër format më shqetësuese të korrupsionit publik për qytetarët.

“Një nga burimet më të zakonshme të perceptimit për korrupsion në shëndetësi është praktika e ryshfetit apo ‘bakshishit’ për mjekët, infermierët, apo personelin tjetër për të marrë kujdes të favorshëm, më të shpejtë, apo më të kujdesshëm. Këto praktika, ndonëse shpesh justifikohen si ‘traditë’ apo ‘falënderim’, në realitet ushqejnë një sistem informal pagesash që cenon barazinë në qasje,” tha Trepça.

Shkaqet e korrupsionit

Gjetjet e raportit të shoqatës “Together for Life” tregojnë se 70% e pacientëve kanë paguar ryshfet për shërbimin e kërkuar, sepse u është lënë të kuptohet se ndryshe nuk do ta merrnin atë shërbim. Ndërkohë, 53% e të anketuarve thonë se kanë paguar për të marrë shërbim më të mirë, 42% për të përshpejtuar marrjen e shërbimit dhe 22% të pacientëvë u është kërkuar pagesë drejtpërdrejt nga stafi.

“Tre në katër pjesëmarrës (75%) raportojnë se kanë dhënë ryshfet për kryerjen e operacioneve dhe trajtimeve. Kjo sugjeron një presion të madh mbi pacientët për të siguruar trajtim adekuat në raste urgjente ose jetike,” thekson raporti.

“Vizitat në spitalet publike (56%) dhe lindjet e kujdesi obstetrik-gjinekologjik (52%) janë ndër shërbimet për të cilat pjesëmarrësit në anketë pranojnë se kanë dhënë ryshfet”, nënvizohet në raportin “Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë”.

Rreth 2 në 3 të intervistuar (63%) mendojnë se shkaku kryesor i përhapjes së korrupsionit në sistemin shëndetësor është kultura e pranuar e ryshfetit në shoqërinë shqiptare. Sipas raportit, mungesa e kontrollit dhe e ndëshkimeve nga autoritetet është faktori kryesor që nxit korrupsionin në shëndetësi. Po ashtu, qytetarët përmendin keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës, mungesën e vetëdijes dhe guximit për të raportuar korrupsionin, pagat e ulëta të personelit shëndetësor si dhe nënfinancimin e sistemit nga shteti si shkaqe kryesore.

Doktor Trepçka nga Urdhri i Mjekëve thotë se perceptimi për korrupsionin në sektorin e shëndetësisë është një ndër pengesat për ndërtimin e një sistemi të drejtë, efikas dhe të besueshëm.

“Korrupsioni i perceptuar, edhe kur nuk është i faktuar, në çdo rast krijon një klimë mosbesimi që dëmton si qytetarin, ashtu edhe vetë profesionistin. Zgjidhja kërkon një qasje të gjithanshme: transparencë, drejtësi, ndërgjegjësim dhe forcim të institucioneve,” thekson ai.

Lahe nga shoqata “Together for Life” thekson se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në monitorimin e institucioneve, me qëllim që të kërkojë transparencë.

“Është roli dhe misioni i shoqërisë civile të jenë aktivë në monitorim dhe në të kërkuarit nga institucionet të jenë më transparente, të përgjegjshme dhe llogaridhënëse”, thotë ekspertja Alma Lahe.

Ekspertët e raportit rekomandojnë ndër të tjera se: “Për të rikthyer besimin e publikut, është thelbësore që rastet e korrupsionit të ndiqen dhe ndëshkohen në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në kohë nga autoritetet përkatëse. Kjo përfshin zbatimin konsekuent të ligjit dhe shmangien e çdo tolerance ndaj praktikave korruptive në sektorin shëndetësor”./ BIRN

Etiketa: korruptuarraportishendetesishqiptaretsistemi shendetesortogether for life

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025
Para

Boçi/ Celibashi është në krye të manipulimit të zgjedhjeve

TË GJITHA

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com