• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

12:20 : 04/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për shqyrtimin e vendimit të Ramës për mbylljen e TikTok, por ka rrëzuar pezullimin e menjëhershëm të tij.

Kërkesat për shpalljen si antikushtetues dhe pezullimin e këtij vendimi ishin bërë nga Asociacioni për Gazetarët Shqiptarë, Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri dhe Qendra për Fuqizim Ligjor.

Çështja do të kalojë në seancë publike dhe të ftuara si palë të interesuara janë Autoriteti për Sigurinë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Kushtetuesja kërkon gjithashtu që të dorëzojnë parashtrime me shkrim nëse kanë argumente shtesë për çështjen.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues, po në datën 02.05.2025, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, (ligji nr.8577/2000) ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike të kërkesës së kërkuesve shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë”, qendea” Rrjeti Ballkanik për gazetarinë Investigative, Shqipëri, si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gjithashtu, po me vendimin e datës 02.05.2025, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën për pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “TikTok”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 47, datë 07.03.2025, vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullim.“, thuhet në vendim.

Lexo edhe:

Nuk fshihet më! Hati shfaqet pranë partnerit të ri dhe ndez rrjetin

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për emrat e rrugëve, Osmani: Ditë e zezë për shqiptarët

Për vendimin reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve, të cilët në një deklaratë, thonë se mirëpresin vendimin për të kaluar për shqyrtim publik këtë çështje. Sipas Asociacionit, ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit të lirë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) mirëpret vendimin e mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të kaluar në shqyrtim në seancë plenare publike kërkesën tonë të përbashkët me organizatat partnere për shpalljen si antikushtetues të vendimit nr. 151 të datës 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave, që ndalon përdorimin e platformës “TikTok” në Shqipëri.

Ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne jemi të bindur se ndalimi i një platforme të komunikimit publik, pa transparencë dhe pa vlerësim proporcional të ndikimit të saj, përbën një precedent të rrezikshëm për liritë themelore në vend.

Megjithëse Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën për pezullimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë, shqyrtimi në themel i çështjes në seancë publike është tregues i seriozitetit dhe rëndësisë që kjo çështje përfaqëson për rendin kushtetues dhe të drejtat e qytetarëve.

Liria e shprehjes është themel i demokracisë, ajo nuk mbrohet duke mbyllur gojën e qytetarëve, por duke hapur më shumë dritare për informacion dhe debat AGSH mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e hapësirës mediatike të lirë dhe të pavarur në Shqipëri.“, thuhet në reagim.

 

Etiketa: Gjykata KushtetuesembylljaTikTokvendim

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk fshihet më! Hati shfaqet pranë partnerit të ri dhe ndez rrjetin

18:23 : 17/06/2026
Lajmet e Dites

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për emrat e rrugëve, Osmani: Ditë e zezë për shqiptarët

18:18 : 17/06/2026
AKTUALITET

5 anëtarë votuan kundër, zbardhet vendimin i Gjykatës Kushtetuese që la Metën në burg

18:52 : 11/06/2026
AKTUALITET

“Rama po na bllokon videot”/ Influenceri: Pamjet e protestës po censurohen

18:52 : 10/06/2026
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

17:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

10:40 : 30/05/2026
Para

Arbër Hoxha: Ndeshja me Serbinë, vendimtare për Botërorin

TË GJITHA

Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri

08:46 : 28/06/2026

Shqipëria turistike “ngec” në trafik

08:32 : 28/06/2026

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Sot protesta e 29-të në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

08:12 : 28/06/2026

E diela me temperatura deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

08:04 : 28/06/2026

Horoskopi ditor, e Diel 28 Qershor 2026

22:59 : 27/06/2026

Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)

22:42 : 27/06/2026

“Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, thirrje për dorëheqjen e Ramës

22:09 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet