Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është me origjinë greke. Këtë e ka zbuluar homologu i tij grek Jorgo Gjerapetriti gjatë takimit të mbajtur ditën e sotme në Athinë.
Ky fakt ishte thuajse i panjohur për shqiptarët, teksa nuk dihet nëse ministri Hasani ka origjinë greke nga një apo të dy prindërit. Po ashtu, u tha se ai e flet rrjedhshëm edhe gjuhën greke për shkak të origjinës së tij.
Një fakt thuajse i panjohur ky për shqiptarët, ndërsa nuk dihet nëse ministri Hasani ka origjinë greke nga një apo të dy prindërit, teksa e flet rrjedhshëm edhe gjuhën greke.
“Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ministri grek Gjerapetriti.
Kujtojmë se edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu me origjinë nga Dropulli, është raportuar se është me origjinë greke dhe se Greqia e ka thirrur për të kryer ushtrinë.
Po ashtu, edjhe kryenegociatorja për procesin e integrimit me BE-në, Majlinda Dhuka ka deklaruar publikisht se “është vajza e një babai minoritar grek nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas.
Shqipëria miratoi pak kohë më parë, pas presionit të madh grek, një ligj që i lejon kujtdo të deklarohet lirshëm si pjesë e çdo minoriteti që ai e ndjen veten. Athina zyrtare thotë se minoriteti grek në Shqipëri do jetë vendimtar në pranimin e Shqipërisë në BE, shpesh duke kërcënuar edhe me bllokim të anëtarësim të vendit tonë. Nga ana tjetër, Greqia nuk njeh asnjë minoritet dhe aq më pak të garantojë të drejta për ta.