• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kam familje e reputacion!”/ Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

21:15 : 03/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një qytetare është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” pasi është përballur me një situatë të tmerrshme. Ajo tregon se ka bashkëjetuar 5 vjet me një burrë e më në fund, me dëshirën e të dyve mundi të ngelte shtatzënë. Sipas qytetares, kur ish-gruaja e bashkëjetuesit të saj e merr vesh, e kërcënon dhe partneri e dhunon denoncuesen deri në pikën që ajo humbi fëmijën.

Si të mos mjaftonte dhuna dhe humbja e fëmijës, zonja mëson nga një i afërm i saj se ish-bashkëjetuesi i kishte bërë kallëzim për përndjekje, duke pretenduar se ajo i shkruante gruas dhe fëmijëve të tij nga adresa false. Zonja thotë se nuk është njoftuar për këtë proces hetimor asnjëherë dhe madje nuk u thirr as për ballafaqim me justifikimin se nuk njihej si banore në lagjen ku ajo banon prej 20 vitesh.

Përballja:

OPGJ Arjan Koxha: Urdhëro!

Qytetarja: Alo! Arjan, të përshëndes!

Lexo edhe:

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

OPGJ Arjan Koxha: Përshëndetje! Si ia kalove?

Qytetarja: Fakti që më ka habitur Arjan është sesi ka mundësi që keni pasur adresën time të saktë dhe deklaron me shkrim që unë nuk jam banore e këssaj zone, ndërkohë që unë e kam edhe emrin te citofoni poshtë shtëpisë.

OPGJ Arjan Koxha: Po nuk të njoh, të lutem! Më kupto drejt!

Qytetarja: Nuk është puna për të më njohur, por pse s’ke ardhur një herë Arjan? Ne jemi të dy në të njëjtën lagje, unë të shikoj përditë kur kalon dhe ti më shikon përditë, si ka mundësi?

OPGJ Arjan Koxha: Nuk të njoh! Kërkova shkresat tek kompjuteri, që mbase mos gjeja ndonjë të dhënë dhe realisht nuk kam gjetur asnjë të dhënë. Ne, gjënë e parë që bëjmë, është që e verifikojmë tek njësia administrative.

Qytetarja: Po, por ju këtë gjë nuk e keni bërë.

OPGJ Arjan Koxha: Po të lutem, ku e di ti? Tani, unë po ta shpjegoj si motër ose si qytetare. Ku të kam kërkuar? Në gjendjen civile dhe në lagje me administrator pallati se në vend tjetër nuk të kam kërkuar.

Qytetarja: Po pra, por edhe administratori më njeh se kam 20 vjet në të njëjtin pallat.

OPGJ Arjan Koxha: Duke mos të të gjetur, unë kam çuar një informacion që unë nuk e njoh dhe nuk e kam gjetur.

Qytetarja: Ju keni dërguar një informacion që zonja nuk njihet si banore në këtë lagje, ndërkohë që në njësinë administrative bashkiake, unë jam.

OPGJ Arjan Koxha: Unë, nuk të njoh…

“Stop” takon ish-partnerin e denoncueses, i cili i mëshon versionit se nuk ka pasur dhunë, por ka qenë zonja ajo që e ka përndjekur. Madje ai mohon që zonja të ketë qenë shtatzënë, edhe pse për këtë ekzistojnë dokumente e raporte.

Gazetarja: Sa ka qenë lidhja? Keni thënë se keni patur një lidhje disa mujore.

Ish-bashkëjetuesi: Të lutem! Të lutem!

Gazetarja: Keni thënë se keni patur një lidhje disamujore?

Ish-bashkëjetuesi: Të lutem, se kjo çështje është në gjykatë. Unë kam një familje. Ti, në qoftë se e nxjerr këtë…Kam një familje.

Gazetarja: Çfarë, në qoftë se e nxjerr?

Ish-bashkëjetuesi: Kam një reputacion.

Gazetarja: E keni dhunuar zonjën?

Ish-bashkëjetuesi: Unë? Asnjëherë! S’e kam prekur me dorë asnjëherë. Unë jam dhunuar nga ajo.

Gazetarja: E dyta, ti ke pasur dijeni që ajo ka qenë shtatzënë.

Ish-bashkëjetuesi: Ça shtatzënë? Të të tregoj dhe ato false që ka nxjerrë ajo nga klinika dhe hajde shkojmë tani te klinika?

Avokati: Nëse do ta vazhdosh këtë, atëherë unë duhet të kërkoj në gjykatë masë sigurie për emisionin.

Gazetarja: Sa të duash mund të kërkosh, jo masë sigurie, por çfarë të duash ti!

Avokati: Nuk ke punë fare t’i japësh llogari sepse është çështja jote personale.

Gazetarja: Atëherë, mos më jep llogari, por ama në momentin që unë transmetoj disa pretendime, mos thuaj që nuk erdha të marr versionin tënd!/ Tv Klan

Etiketa: bashkejetuesfamiljeshuneTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

11:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025
Para

Okulistja: Ekranet po dëmtojnë shikimin e fëmijëve

TË GJITHA

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com