• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Tragjedi në brigjet e Adriatikut, 19-vjeçarja serbe humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

20:15 : 02/06/2025
në RAJONI

Një vajzë 19-vjeçare nga Serbia ka humbur jetën tragjikisht, teksa ka qenë duke fluturuar me parashutë. Aksidenti ka ndodhur kur e reja është shkëputur nga kablloja e sigurisë dhe ka rënë nga një lartësi prej 50 metrash në brigjet e Adriatikut, në Budva të Malit të Zi.

Viktima, Tijana Radonjiç nga Novi Sadi, ishte me pushime kur ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa po xhirohej një video promovuese për një agjenci turistike lokale.

Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë Daily Mail, vajza, e cila ndodhej në ajër me parashutë, ka filluar të tërheqë në mënyrë të pakontrolluar litarët, para se të shkëpuste rripin e sigurisë dhe të binte.

Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në plazh, ajo bërtiste me panik: “Ulmëni! Ulmëni!” dhe “Ndihmë!”, vetëm pak çaste para rënies fatale.

Ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes, ndërsa po shqyrtohen edhe pamjet e një videoje publicitare në të cilën ajo shfaqej me bikini duke fluturuar mbi rivierën e Budvas, e buzëqeshur dhe e qetë.

Lexo edhe:

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

“Isha në panik e ankth”/ I iku policisë dhe përplasi disa makina, Gjykata e Tiranës lë në burg Imer Krrashin

Dëshmitarë lokalë thanë për mediat se para ngritjes në ajër, Tijana Radonjiç nuk shfaqi asnjë shenjë frike dhe ishte në humor të mirë, përshëndeti miqtë në plazh dhe u përgatit për fluturimin.

Megjithatë, sipas të përditshmes Republika, vajza mund të ketë pësuar një krizë paniku gjatë fluturimit, që ndoshta çoi në një reagim të pavetëdijshëm e fatal.

Pronarja e agjencisë turistike që organizoi aktivitetin u shpreh: “Dukej e lumtur dhe në humor të mirë. Asgjë nuk tregonte se kishte frikë nga lartësitë. Nuk e dimë pse hoqi rripin e sigurisë. Ndoshta nuk ishte një vendim i vetëdijshëm, por një akt i frikës ekstreme.”

Prindërit e vajzës, Branka dhe Goran, kanë shpërndarë një mesazh prekës lamtumire para varrimit të saj: “Kurrë nuk do ta pranojmë që je larguar. Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona. Të duam pafundësisht, bija jonë e guximshme, do të na mungosh gjithmonë. Prehu në paqe dhe u bëfsh një me engjëjt, tani je një prej tyre.”

Policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Etiketa: AksidentBudvamali i ziparashuteserbeTijana Radonjiç

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Isha në panik e ankth”/ I iku policisë dhe përplasi disa makina, Gjykata e Tiranës lë në burg Imer Krrashin

12:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në autostradën Lezhë–Tiranë, humb jetën një këmbësor

20:44 : 06/10/2025
RAJONI

“Liri, shpresë apo zhgënjim”: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

14:43 : 06/10/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic, 3 të plagosur

14:09 : 06/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Lezhë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit

09:46 : 06/10/2025
Para

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

TË GJITHA

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com