• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën

Harta e re gjyqësore nuk i zgjidhi problemet e sigurisë në Gjykatën e Kukësit, ku mungesa e hapësirave cënon sipas zyrtarëve të drejtën për një proces dinjitoz.

13:41 : 02/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës

Zhvillimi i një gjyqi në gjykatën e Kukësit është kthyer në sfidë për stafin që menaxhon procesin administrativ. Gjykata nuk ka hyrje të veçanta për palët dhe ka vetëm një sallë formale, të pajisur me kafaz sigurie, ku mund të zhvillohen gjykime penale.

“Zhvillohen 40-60 seanca gjyqësore në ditë, ku janë vetëm tre salla gjykimi, ku vetëm njëra është penale me kafaz për të pandehurin, ndërsa dy të tjerat janë në përmasat e një zyre të përshtatura si salla,” thotë Shkëlzen Mulosmani, kancelar në gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Gjykata dhe Prokuroria e Kukësit u vendosën në ndërtesën e ish-Komitetit të Partisë së Punës pas viteve ’90, duke u adaptuar në njëfarë mënyre, por pa mundur të kryejnë funksionin e vet si institucione bashkëkohore. Përgjatë tre dekadave, godina nuk ka pasur asnjë investim serioz.

Mulosmani thotë se problemet janë të njohura dhe janë përmendur edhe në raportin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore të vendit, por përtej konstatimit, planet për përmirësimin e kushteve kanë ngecur.

Lexo edhe:

RTSH, koha për cilësi

Përkeqësohet cilësia e ujit në plazhe, pikat me ndotjen më të lartë nga Jugu në Veri

“Gjykata e ndan hapësirën e saj me prokurorinë e rrethit, arkivin qendror, përmbarimin dhe bashkinë. Aktualisht, ndërtesa e gjykatës nuk i përmbush standardet e projektimit që lidhen me sigurinë dhe/ose shmangien e komunikimit ex-parte (pra, hyrje dhe dalje të dedikuara për personelin e gjykatës, palët dhe/ose të paraburgosurit)”, thuhet në raportin e KLGJ-së në vitin 2022.

Faza e dytë e hartës së re gjyqësore, që shkriu gjykatën e Tropojës me Kukësin, u implementua më 1 maj të vitit 2023, por dy vjet më vonë problemet e infrastrukturës nuk duket se janë zgjidhur.

Përkundrazi, zbatimi i hartës së re gjyqësore ka shtuar telashet për funksionimin e Gjykatës së Kukësit e cila përballet me mungesë të hapësirave, infrastrukturë të papërshtatshme dhe kapacitete të pamjaftueshme për numrin në rritje të çështjeve dhe stafit pas bashkimit me Gjykatën e Tropojës.

“Situata është shumë e rëndë, nuk ka si shkon më keq,” tha për BIRN avokati Ilir Nerguti, duke theksuar se nuk ka kushte sigurie për viktimat.

“Në shumicën e rasteve qëndrojnë ngjitur i pandehuri me viktimën,” shtoi ai.

Sipas Nergutit, autoritetet përgjegjëse justifikohen me tranzicionin në drejtësi. “Reforma në drejtësi është në një situatë tranzitore është justifikimi I autoriteteve përgjegjëse . Është premtuar se do ketë zgjerim të ambjenteve, po ky muhabet është që prej 15 vitesh”, shtoi Nerguti.

Zyrtarët e gjykatës së Kukësit thonë se i kanë kërkuar KLGJ-së që ish-ndërtesa e maternitetit të vjetër të Kukësit të adaptohet për ambiente të Gjykatës dhe Prokurorisë së Kukësit, kjo sipas tyre do mund të zgjidhte problemet për mjedise.

“I kemi propozuar KLGJ-së që ish-ndërtesa e maternitetit të vjetër të Kukësit të adaptohet për ambiente të Gjykatës dhe Prokurorisë. Kemi informacione se KLGJ-ja dhe Ministria e Shëndetësisë janë në negociata për këtë qëllim, megjithatë për të kryer këtë adaptim kërkohen shumë investime,” thotë Mulosmani.

Problemet sipas Mulosmanit shkojnë përtej dëshirave, pasi institucionet e reja të drejtësisë, në rastin konkret edhe KLGJ-ja, pavarësisht se janë ngritur prej një dekade nuk kanë mjaftueshëm autonomi në përmirësimin e infrastrukturës. Mulosmani thotë se ky institucion nuk i ka në pronësi godinat e gjykatave në të gjithë vendin.

“Pengesë tjetër në hartën e re gjyqësore janë pronësitë e gjykatave, ku ato ende janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa KLGJ-ja veçse i ka në administrim. Për të kryer një investim sado të vogël në këto ambiente duhet një mori procedurash burokratike,”shtoi ai.

Pavarësisht reformave institucionale të ndërmarra prej më shumë se një dekade, mungesa e burimeve financiare dhe standardet e sigurisë dhe shërbimit vijojnë të pengojnë ofrimin e drejtësisë në kushte dinjitoze për qytetarët dhe palët në proces.

“Ka më shumë se dy vjet që në ndërtesën ekzistuese të gjykatës së Kukësit është bashkuar edhe gjykata e Tropojës, por megjithëse gati është dyfishuar numri i zyrtarëve, ambientet janë të njëjta. Jemi në procedurë me KLGJ-në për rregullimin e ambienteve, por ato gjithsesi janë të pamjaftueshme dhe kjo nuk është një zgjidhje”, thotë për “BIRN” kancelari i kësaj gjykate Shkëlzen Mulosmani.

Sipas Mulosmanit, ambientet e kësaj gjykate nuk i plotësojnë kushtet që kërkon harta e re gjyqësore. “Përmes një dere hyjnë prokurorët, gjyqtarët, avokatët, të pandehurit dhe familjarët e tyre. Me këtë rast shkelen edhe të drejtat e të pandehurit përsa i përket prezumimit të pafajësisë, ku mund të fotografohet apo filmohet edhe kur paraqitet për masë sigurie, që nuk lejohet me ligj, ku nuk ka hyrje të veçantë për të pandehurit,” thotë Mulosmani.

Një problem tjetër është edhe siguria e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe vetë të pandehurve, pasi mungojnë sallat penale në raport me numrin e seancave ditore që zhvillohen në gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës.

Avokati Nerguti thotë se për shkak të mungesës së mjediseve dhe hapësirës ka patur raste ku janë kërcënuar apo sharë avokatët, prokurorët apo edhe gjyqtarët si nga familjarë të të akuzuarve, por edhe nga vetë të akuzuarit.

“ Na shajnë vazhdimisht, pasi jemi shumë afër njeri- tjetrit. Jemi detyruar të rrimë urtë se nuk kemi se çfarë bëjmë,” tha Nerguti.

Harta e re gjyqësore reduktoi në 13 numrin e gjykatave të shkallës së parë dhe në këtë kuadër, dosjet e Tropojës u transferuan në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjës në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Probleme me infrastrukturën nuk ka vetëm në gjykatën e Kukësit. Apeli i Përgjithshëm i vendosur në kryeqytet, po ashtu vuan nga mungesa e hapësirave dhe trupës së gjyqtarëve./ BIRN

Etiketa: cilesigjykata e Kukesitharta e re gjyqesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

RTSH, koha për cilësi

15:36 : 10/04/2025
AKTUALITET

Përkeqësohet cilësia e ujit në plazhe, pikat me ndotjen më të lartë nga Jugu në Veri

08:11 : 03/09/2024
AKTUALITET

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

21:05 : 16/06/2024
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi hartën e re gjyqësore

16:20 : 27/12/2023
AKTUALITET

Si shkurtimi i institucioneve në rrethe po zbraz qytetet

08:26 : 09/12/2023
AKTUALITET

Harta e re gjyqësore, Meta: ‘Rama-forma’ po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi

14:16 : 01/05/2023
Para

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com