• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

RTSH, koha për cilësi

15:36 : 10/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

RTSH është si një pasuri e madhe kombëtare që sot është strukur. Ka më shumë punonjës se çdo televizion tjetër privat në Shqipëri, por ka më pak audiencë se një live në TikTok.

Ideja e shpallur për ta mbyllur, sado e diskutueshme apo e papranueshme, nuk ka dalë nga hiçi. Dinozauret nuk u zhduken nga ndryshimi i klimës, por sepse nuk u përshtaten me kohën.

Në vend që të udhëheqë, RTSH ndjek dhe kopjon të tjerët. Në vend që të krijojë, i drejtohet arkivës dhe imitimit. Ndërkohë që teknologjia ecën përpara me ritëm të çmendur, Transmetuesi Publik shpesh duket sikur funksionon me valë të mesme dhe mentalitet analog.
Problemi fillon te koka.

E gjithë kjo histori ka një nyje të madhe: drejtuesin e institucionit. Se cili është roli, pesha dhe rëndësia e drejtuesit u provua me rastin e Thoma Gëllçit. Ishte koha kur ai shtroi dhe inauguroi shinat e digjitalizimit dhe dha shenjat e kthimit të RTSH-së te publiku. (Për gjithçka bëri, “sistemi” e çoi në burg, ndërkohë që Strasburgu e quajti skandaloze masën ndaj tij).

Lexo edhe:

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Kapitullimi i uniformave: kur shteti ulet në gjunjë para “gangove”

Bota e informacionit sot është dinamike, e ndërlidhur, vizuale, sociale dhe mobile. RTSH ka një rrjet të ri digjital që i ka kushtuar miliona euro, (dhe për të cilën paguan çdo vit 7 milionë euro kredi dhe shërbim mirëmbajtje) por nuk ka ende një sistem modern të informacionit, një redaksi të integruar apo një qasje të re ndaj lajmeve dhe çështjeve që i interesojnë publikut. Në vend që fokusi të jetë te liderët dhe institucionet, duhet të drejtohet te njerëzit dhe problemet. Në vend të raportimeve e reportazheve nga terreni, ka më shumë deklarata nga zyra dhe dalje live nëpër inspektime. Në vend të gazetarisë, ka protokoll.

Tre herë ‘C’: Cilësi, Cilësi, Cilësi

RTSH nuk ka pse t’ia nisë nga e para, nga ABC-ja, por duhet ndalet te gërma C.
Nuk ka nevojë për më shumë programe, por për programe më të mira. Njerëzit nuk shohin televizionin, por programin. Cilësia, është oksigjeni që mungon.
Biseda bëjnë të gjithë, emisione politike bëjnë të gjithë, gjasme show bëjnë të gjithë, gallatë bëjnë të gjithë, ajo që RTSH mund të bëjë është një gjë që edhe nëse e bëjnë të tjerët, duhet ta bëjë më mirë se të tjerët.

Pyetja që nuk merr përgjigje të lehtë është: më thuaj çfarë programi të shoh?
RTSH është e “dënuar” të bëjë emisione me përmbajtje edukative, dokumentarë cilësorë, reportazhe që prekin realitetin dhe argëtim që nuk fyen inteligjencën. Këto nuk kanë pse të kushtojnë miliona e miliona, thjesht kërkojnë ide të mira dhe njerëz të përkushtuar.

Audienca?

Me audiencë të vogël, RTSH nuk ka më luksin të jetojë me lavdinë e djeshme dhe iluzionet e sotme. Nuk ka më as “publik të sigurt”, as “fonde 100% të garantuara”. Ose ofron vlerë të shtuar në treg, ose mbetesh një muze televiziv.

RTSH ka gjithçka për t’u ringritur: ka histori, ka transmetues të fuqishëm, ka staf të madh,(që kur ka dashur e ka treguar veten) ka arkiv, ka orkestër, ka radio Tiranën, ka detyrime ligjore që i japin ekskluzivitete që nuk i ka askush tjetër. Por mesa duket mungon motivimi, cilësia po e po dhe bashkë me to edhe vizioni.

Padyshim, po të kishte vullnet politik, sot do të ishte situatë tjetër.

Të bësh programe të mira kërkon kohë, fonde dhe njerëz, por ndryshimi dhe sinjalet se punohet për publikun mund të jepen më shpejt.
Nuk duhet as shkencë as kohë, as fonde për të bërë lajme të mira.

RTSH mund të jetë streha e lajmit të balancuar dhe të verifikuar, jo altoparlanti i qeverive, institucioneve dhe partive. Në vend të fjalëve boshe, mund të jetë zë i pavarur. Është koha që lajmi të ketë ritëm, imazh, thellësi dhe integritet profesional. Pa propagandë, pa servilizën, me vend për kritika, por edhe për zgjidhje. Pse jo dhe gazetari hulumtuese?

Është koha kur bëhet fact check live. Është koha që një brez i tërë e merr informacionin nga WhatsApp e Instagram.
Sfidat e epokës digjitale nuk përballohen me mendësi analoge.

RTSH mund të ringrihet. Por vetëm nëse zgjedh me kurajo drejtuesit e duhur, përqafon epokën digjitale, investohet në përmbajtje me vlerë dhe qytetari-konsumator vendoset në qendër të ekranit.

Nëse jep shenja ndryshimi ideja për ta mbyllur/kufizuar do të mbetet një lajm fushate. Në të kundërt, zërat që do e mbështesin ideatorin do të shtohen.

Etiketa: cilesikohalutfi dervishirtshtelevizion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kapitullimi i uniformave: kur shteti ulet në gjunjë para “gangove”

19:23 : 02/06/2026
AKTUALITET

Akuza e anëtarit të KVO: Korrupsion në tenderin 9.5 mln € të RTSH-së, vlera u dyfishua

21:25 : 08/05/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen penale ndaj Thoma Gëllçit

17:07 : 23/04/2026
AKTUALITET

Dervishi: Po të ngrihen shqiptarët nga kafenetë, nuk ka qeveri që i ndalon

22:41 : 16/04/2026
AKTUALITET

Atë që s’e hanë europianët, e hamë ne!

13:03 : 07/04/2026
Para

Kampion Europe me Shqipërinë, presidenti i Federatës Ruse e quan Valiev-in tradhtar

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom